Rama para samitit BE-Ballkani Perëndimor: Tri gjëra nuk parashikohen, Zoti, seksi dhe BE-ja
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi në prani të kryeministrit Z. Edi Rama ka prezantuar sot operacionin 6 mujor ?Të pastrojmë Shqipërinë që duam? .
Në prezantim ishin të pranishëm përfaqësues të kabitetit qeveritar, ambasadori amerikan në Tiranë, Z. Donald Lu, kreu i Delegacionit Europian , znj. Romana Vllahutin, përfaqësues të trupave diplomatike në vend, kryetarë të bashkive e përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal, përfaqësues të institucionet mjedisore në vend dhe të rinj vullnetarë.
Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve ministri Klosi ka theksuar se synimi i qeverisë është pastrimi në gjashtë muaj i 9100 pikave me mbetje.
Sikurse ka njoftuar dhe më parë guroret që operojnë në treg do të kalojnë në sitë dhe për ato gurore që abuzojnë dhe shkelin ligjet do të merren masa. Është bërë e ditur se janë plot 1000 gurore që do të kalojnë në sitë brenda datës 31 janar 2018.
Më tej Klosi ka thënë se do të bëhet reduktimi i importit dhe prodhimit të qeseve të pariciklueshme brenda datës 1 janar 2018 si dhe udhëzim për pikat e skrapit brenda kësaj date.
Fjala e plote e ministrit Klosi
Kur tre muaj më parë, kryeministri Edi Rama shpalli bashkimin e sektorit të turizmit me mjedisin, ishin jo të paktë ata që pyesnin: Kush është emëruesi i përbashkët i këtyre dy fushave? Jo aq për lidhjen organike ndërmjet tyre, sesa për mungesën e besimit se fytyra e mjedisit shqiptar mund dhe do të ndryshonte në shërbim të turizmit në vendin tonë.
Skeptikët, mosbesuesit e deri tek nihilistët e mundësive të përmirësimit të mjedisit janë të shumtë edhe sot, dhe i has kudo, i has në bisedat me miqtë,me kolegë, i has në bidesa me njerëzit e thjeshtë. Unë nuk dua të replikoj me asnjë, sepse i kuptoj dhe i mirëkuptoj të gjithë. Kanë boll arsye për të mos besuar se ndotja e trashëguar në vite mund të pastrohet, dhe më shumë sesa kaq, të ndryshojë mentaliteti i popullit tonë për të mbajtur një ambjent të pastër.
Pa u thelluar në problematikat e mjedisit, i jap kujdo të drejtë që mendon kështu. Por, nga marrja e detyrës, nga kuptimi i vërtetë i problematikës unë do të doja që nga sot ne të fillojmë një kuptim tjetër të gjithë kësaj historie 27- vjeçare. Ndotja në Shqipëri të nderuar miqtë e mi, nuk është pasojë e kulturës shqiptare, por është një vakuum i plotë masash, një vakuum i plotë legjislacioni, një vakuum i plotë botëkuptimi. Shqipëria është e pisët nga mungesa e vullnetit për të zbatuar ligjet e saj. Shqiptarët në shtëpitë e tyre janë që të gjithë të pastër! Ne do të donim që nëpërmjet këtij aksioni 6 mujor, të krijonim në mjedisin shqiptar atë pastërti që kemi në gjithësecili në shtëpinë tonë. Do të doja shumë që së bashku me ministrinë që unë drejtoj dhe strukturat e mbrojtjes së mjedisit të ishin kaq shumë vullnetarë sa janë sot, edhe më shumë se kaq, që në datën 24 nëntor ne të fillojmë një aksion i cili do të vazhdojë për 6 muaj, non stop, ditë për ditë, cep më cep të Shqipërisë, për të ndryshuar mentalitetin se Shqipëria nuk ka nevojë që të pastrohet një ditë, Shqipëria nuk ka nevojë që të pastrohet në një javë, as në një muaj, as në një vit. por ka dhe do të ketë mundësi që të pastrohet vetëm në një moment, në atë moment kur ne të kuptojmë se nuk janë njerëzit që e prishin, nuk janë njerëzit që e bëjnë pis, por është sistemi që ne duhet të hyjmë më në detaje për të kuptuar se si dhe pse duhet ta bëjmë këtë proces kaq të rëndësishëm për vendin tonë. E para dhe më kryesorja, ne do të ndërrojmë kryekëput konceptin tonë për pastrimin. Aksioni jonë nuk do të jetë një aksion që do të kërkojë vetëm pastrimin e një dite. Aksioni jonë do të jetë pastrimi i Mjedisit nga shkaqet që e krijojnë ndotjen, nga shkaqet shumëvjeçare që kanë krijuar boshllëqet ligjore si ato që do të tregoj me fakte dhe me foto nga jeta e përditshme që kanë krijuar nga këto problematika që ne kemi. E kemi trajtuar problemin nga pikëpamja krejtësisht inxhinierike për ta ndarë mjedisin në zona në zonat e mbrojtura, në zonat natyrore, në zonat urbane. Për ta parë zhvillimin e Mjedisit në tre dimensione, në tokë, në ujë dhe në ajër. Inxhinieria jonë është e ndërtuar qartazi edhe në bazë të skemës së re filozofike mbi të cilën është ndërtuar edhe administrata publike, mbi të cilën janë ndërtuar ministritë për të mos e parë pastrimin e mjedisit si një gjë që duhet të ndodhë vetvetiu dhe ne duhet të merremi me strategjitë tona shumëvjeçare, por me një gjë konkrete që duart tona të bëhen pis, që mendja jonë të jetë në veprim, që njerëzit të kontribuojnë kudo për të pasur një Shqipëri më të pastër. Ka disa fakte si kjo që shikoni në foto është kolektori i zonës më të investuar sot në Shqipëri, i Lungomares në Vlorë. Ma dha kryetari i bashkisë vetëm tre ditë më parë. Është plot e përplot me qese plastike të cilat janë kudo nëpër qarkun e Vlorës. 1700 spote të tilla ka Vlora ku këto qese plastike vijnë vetëm nga mozbatimi i një vendimi qeverie i cili është i vitit 2012. Vendim ndalon përdorimin dhe fabrikimin dhe importimin e qeseve nën 30 mikron. Një veprim ligjor që do të ndërmarrim në qeveri brenda datës 1 janar të vitit 2018 do të mundësojë reduktimin në maksimum të qeseve të pariciklueshme të cilat janë të përcaktuara qartë në legjislacionin shqiptar ekzistues. Një rast i dytë, rasti i pikave të grumbullimit të skrapeve, makinave në fund të jetës. Vetëm në Tiranë duke punuar së bashku me bashkinë e Tiranës kemi inspektuar 180 pika, që grumbullojnë papastëri në mënyrën sesi funksionojnë. A ka munguar strategjia? Nuk ka munguar. Ka një strategji e cila është miratuar që para pesë vjetësh se çfarë do të bëjmë me makinat në fund të jetës, ka po ashtu një ligj, ligji i vitit 2012 për menaxhimin e integruar të mbetjeve i cili ka një nen të tij që thotë qartazi sesi duhet vepruar me makinat në fund të jetës. Ka edhe një vendim qeverie. Vendim i vitit 2012 po ashtu i cili specifikon me detaje se çfarë duhet bërë. Po ky vendim ka një pikë të tij i cili thotë që ministri i Mjedisit duhet të nxjerrë një vendim i cili përcakton çfarë strukture duhet të kenë këto pikat e grumbullimit të skrapit. Kjo pikë nuk është zbatuar dhe i gjithë sistemi nuk funksionon vetëm nga një vidë e hequr në një vendim qeverie i cili strategjinë, ligjin vendimin e qeverisë dhe të gjithë këtë punë për të pastruar këto pika e ktheu në zero. Brenda 1 janarit Ministri i Mjedisit do të përcaktojë udhëzimin sesi duhet një pikë grumbulllimi skrapi në konsensus me gjithë kryetarët e bashkive për të vepruar konkretisht sesi duhet të luftojmë këtë fenomen. Pra të dashur miq nuk është një aksion i një dite, është një aksion i 6 muajve duke shkuar aty në pikën e nxehtë që është edhe në direktivat e Bashkimit Europian që thotë se makinat në shqipëri duhet dhe ne e kemi të miratuar tashmë në strategjinë tonë që 95 për qind e tyre duhet të riciklohen. Janë të gjitha mbetje, janë të gjithë ndotje, pjesët e makinave, vajrat të cilat janë kudo në ato qindra e mijëra pika kudo në Shqipëri. Pra një vidë e liruar nga një vendim qeverie e shkakton gjithë këtë katrahurë.
Shkojmë tek guroret, fenomeni i kudondodhur . 1000 liçensa për gurore a thua se ne prodhojmë gurë për të ndërtuar edhe njëherë Olimpin nga e para.Kudo në Shqipëri e njëjta situatë. A ka legjislacion? Por padyshim që ka. Vetëm në malin e Krujës janë dhënë 23 leje mjedisore për ndërtimin e guroreve. Të 23 kanë shkelje, një në dy po të hapësh dhe të lexosh lejet dhe të gjitha këto që ju shikoni me të kuqe janë problematika që kanë lidhje me guroret. Pra një ministër i përgjegjshëm apo institucion i përgjegjshëm do të duhej që të 23-at sot t?i mbyllte, por megjithatë ne e kuptojmë traditën 27 vjeçare, e kuptojmë botëkuptimin tonë se ?hë, se Shqipëri është..?dhe prandaj ne do të lëmë kohë deri më 31 janar për rishikimin e të gjitha lejeve mjedisore. Si rasti i malit të Tomorrit ku plot 12 gurore janë komplet jashtë lejes mjedisore dhe mali është shndërruar jo në një zonë pelegrinazhi por në një zonë ku kupton se çfarë ka ndodhur në 27 vjet dhe përse ka ndodhur kjo? Vetëm nga një vendim qeverie që do të duhet të përcaktojë standartet e një guroreje, mënyrën sesi monitorohet një gurore, lejen mjedisore dhe lejen e ndërtimit të një guroreje dhe për të gjitha këto ne do të punojmë që brenda 31 marsit të gjitha guroret e Shqipërisë të kalojnë në sitë dhe të mos kenë impakt në komunitet që nuk duhet të ketë cdonjëra nga guroret. Unë jam deputet i Urës Vajgurore, por është e pafalshme që të bësh fushatë në një qytet të mbuluar nga pluhuri i gurores, ndërkohë që gurorja ngjitur që është nën monitorimin e partnerëve tanë ndërkombëtar, konkretisht TAP-it është perfekt. Gurorja shqiptare është e pisët dhe e ka bërë Urën Vajgurore më të bardhë se vetë gurorja.
Shkojmë te mbetjet, gangrene e Shqipërisë. Po të shohim sot se çfarë Shqipëria zyrtarisht evidenton. Kemi 92 vende të grumbullimi të mbetjeve vetëm 3 prej tyre, vetëm tre prej tyre kanë vend depozitim në kushtet sanitare 35 bashki nuk kanë fare vend grumbullimi mbetjesh 15 prej tyre kanë një ndarje, e cila nuk është e plotë mes urbaneve dhe inerteve dhe 45 bashki nuk kanë asnjë pozicion të qartë se ku i grumbullojnë mbetjet. Pra, çfarë ka ndodhur: ka ndodhur dhe këtu po e njëjta histori, nuk është një histori e vështirë është historia shqiptare. Ka një ligj që përcakton se si duhet të jenë standardet e pikave të grumbullimit të mbetjeve ligj i cili ka menduar se Shqipëria do të anëtarësohej në Bashkimin Evropian 10 vjet më parë dhe ky ligj bënë që asnjë nga guroret që janë të mos plotësoj kushtet për të marrë lejet mjedisore. Së bashku me një grup shumë të mirë ekspertësh, të cilët janë ofruar vullnetarisht për ta dhënë këtë mbështetje ne do të përcaktojmë qartë standardet, do të përcaktojmë hartën nga poshtë lart, sepse gjithnjë është menduar nga lart poshtë Do fillojmë me bashkitë e vogla, ka disa kolegë këtu, kryetarë bashkie, që e ndjenë këtë problem, ma kanë ngritur këtë shqetësim se çfarë duhet të bëjmë që realisht ne të grupojmë dhe të kemi mundësi të fillojmë nga poshtë lart. Me vetëm 30 mijë euro të investuara nga Bashkia e Dibrës, që ne inspektuam dy javë më parë sitauata ka ndryshuar komplet në atë landfilld edhe pse jo në kushtet ideale, por ama në kushtet shqiptare, në qoftë se ne punojmë nga poshtë lart duke trajtuar bashkitë e vogla, për të shkuar në bashkitë më të mëdha në qendër e për të shkuar pastaj në 6-7 landfillde rajonale të menaxhuara, ne bëjmë një proces i cili ndihmon kryetarët e Bashkive por dhe një proces i cili realisht na vë në linj, në punë. Çfarë po ndodh tjetër? Ka më shumë se 4 vjet që shkon sa në një zyrë në një tjetër vendimi i cili përcakton mënyrën e kostimit të trajtimit të mbetjeve. Bashkia e Tiranës, bashkia më e madhe e vendit, është ndoshta më e pastra nuk diskutohet, por ama në tre sektorë të ndryshëm të saj ka tre tarifime për grumbullimin e e mbetjeve; ndryshe ka Tirana, ndryshe e ka Durrësi që e ka një ndërmarrje publike, ndryshe e ka Berati, ndryshe e ka Ura Vajgurore. Katër vjet shkon sa një zyrë në tjetrën dhe nuk ka një përcaktim të qartë të cilën ekspertët e kanë shumë të qartë si bëhet, se si përcaktohet kosto, si përcaktohen tarifat, si përcaktohet menaxhiumi në land filld dhe kjo çfarë bënë, kjo bënë që të harxhohen goxha para por para të cilat nuk kanë një system menaxhimi. Çfarë do të bëjmë: fare thjesht, ekspertët e kanë gati, mendojmë që me vullnetin e Kryeministrit brenda fundit të këtij viti ne do të përcaktojmë tarifikimin e këtij procesi për të menaxhuar më mirë fondet që kemi në dispozicion. Kemi goxha para. Në të njëjtën histori në të njëtin proces, në të njëjtin vullnet për t?i shkuar deri në fund. Do të ndjekim shumë problematika të tjera mjedisore që na krijojnë këtë situatë. Kështu do të bëjmë për zhurmat, të cilat janë një problem. Bashkitë kanë detyrimet, duhet të përcaktojnë zonat në të cilat do të lejohen zhurmat në publik. Ata e kanë këtë të drejtë. Ndërkohë që Ministria e Mjedisit më datën 1 qershor nuk do të japi leje mjedisore për aktivitete që nuk janë në planin e Bashkisë fare. Një ditë këtu Bashkisë i duhet të miratoj planet në bazë të të cilit do të miratohet zhurmat, Ministria jep ose nuk jep leje mjedisore. Kaq e thjeshtë është kjo histori. Po e njëjta gjë për plastikat, po e njëjta gjë për vajrat, po e njëjta gjë për skrapin, mbetjet spitalore, pastrimin e bregdteve, grykëderdhjen e lumenjve, që kemi raste konkrete se si gjërat zgjidhen me vullnet, por ama në rradhë të parë me seriozitet, në rradhë të dytë me kontrroll, dhe në rradhë të tretë me bashkëveprim. Kjo të nderuar miqtë e mi është panorama, të cilën ne synojmë të ndërtojmë një sistem i cili do të dojë 6 muaj, do të ketë në kryeplanin të tij, zbatimin e ligjit, forcimin e masave disiplinore, forcimin e masave penale , forcimin e masave për të bërë atë të famshmen leje mjedisore. Janë bërë me mijëra e mijëra që japin leje mjedisore në Shqipëri, ta bëjnë një proces fare i thjeshtë, në fund të fundit ky është një proces që e sjell situatën online, të zbatueshme lehtësisht nga çdo ekspert i fortë, me eksperiencë apo sidoqoftë, por ama me kritere të përcaktuara qartë. Që kur kryetari i bashkisë të japë leje për të shfrytëzuar një objekt ai do të ketë merak në rradhë të parë lejen mjdisore, online transparente dhe të mirë çekuar nga ekspertë. Pra, është shumë e thjeshtë ato guroret e Malit të Dajtit, apo guroret e Fushë-Krujës nëqoftëse leja mjedisore do të ishte një leje mjedisore me pika, online, e kontrollueshme. Nuk do të kishte nevojë që të jepen kaq shumë leje mjedisore që askush nuk i lexon dhe ku gjithësecili i pason nga nga një vend në tjetrën pa kuptuar se çfarë është leja mjedisore, çfarë ka brenda. Pra, të nderuar miq ky është sistemi që duam të ngrejmë ne, po natyrisht ky sistem ka nevojë për një bashkërendim, ky sistem ka nevojë për një kohezion, ky sistem ka nevojë për shumë e shumë njerëz, të cilët duhet t?i bashkohen platformës sonë për të bashkëqeverisur me njerëzit e thjeshtë. Të nderuar miq, kur i propozova Kryeministrit dhe e falenderoj realisht dhe publikisht. Këto nuk ishin zgjidhje që m;i dhanë pedagogët apo ekspertët, të cilët më kanë ndihmuar shumë, ishin zgjidhje që këta dy djem një miku im shumë i vjetër Eneidi i Ekovolis dhe Ervini i Green line-it të cilët më dhanë këtë mekanizëm që e kam unë në dorë, mekanizmi që ne tashmë e kemi në platformën e bashkëqeverisjes . Eshtë një mekanizëm fare i thjeshtë është një mekanizëm që vjen nga celulari i çdonjërit prej nesh. Çdonjëri nga ne mund të shkarkojë një aplikacion mbarë evropian nuk është shqiptar, është mbarë evropian. Jua them këtë sepse dua që ta keni mire në mend është një gjë që miratohet nga jashtë, është shumë transparent nuk mund ta ndryshoj ministria nuk mund ta ndryshoj Ervini që e menaxhon nuk mund ta ndryshoj askush nga ne. E ndryshon vetëm kontributi i gjithësecilit. Ajo që gjendet sot në Shqipëri është kjo pamje, që ju patë sot.
Në vetëm 10 ditë aktivistët e Green Line Albania së bashku me aktivistët e tjerë rinor, që unë dua t?i përshëndes të gjithë me rradhë, së bashku me Inspektorët e Mjedisit në 10 ditë, fotografuan në Shqipëri plot 9 100 spote, të cilat jo më shumë e jo më pak po janë vend grumbullimi mbetjesh, mbeturinash, inertesh, të çfarëdolloj mbetjesh. Çfarë do të bëjmë? Do të bëjmë një aksion të gjatë pune, që përveç atyre mekanizmave që unë përmenda nga pikëpamja ligjore, administrative, shtetëformues, do të jetë më shumë se kaq do të jetë një aksion i cili do t?i shkojë, çdo harte të Shqipërisë, do të jetë e ndarë në harta vendi, në çdo qark do të përpiqemi të fotografojmë problematika të çdo pike. Ato pikat e kuqe do t?i shkojmë nga mbrapa për ta bërë me domosdo jeshil prandaj duhen shumë e shumë njerëz, prandaj na duheni ju kryetarë bashkie, na duheni ju të nderuar prefektë, prandaj na duheni ju të gjithë, prandaj na duheni ju të nderuar ambasadorë, e gjithë të tjerët. Ta shkarkojmë në aparatin tonë celular atë aplikimin që ka Ervini, i cili fotografon në kohë reale dhe e çon në hartën e papastërtisë çdo problematikë që ne kemi.E fotografon dhe e evidenton. Por, ne në 6 muaj unë personalisht së bashku me aktivistët, me 150 mijë aktivistë në datën 24 të këtij muaji do të jenë në terren në të gjithë Shqipërinë duke u përpjekur të pastrojmë do t?i shkojmë nga mbrapa çdo pike nga ato të kuqe për ta bërë jeshile dhe kjo e dini ç?është kjo? Është foto e marrë sot nga kjo pikë ku duken mbetjet rreth e qark në zonë. Mundet këtu një biznesmen, mundet një kryetar bashkie të shkojë t?i pastroj ato dhe ta fotografojë atë dhe nga e kuqe ta bëjë jeshile dhe kështu harta e Shqipërisë mund të pastrohet dhe ky është mekanizmi. Është fare e thjeshtë; unë vetë këto 10 ditë kam fotografuar 3 pika të cilat do të përpiqem shumë t?i pastroj. Ishim në Dibër, zona më e populluar e Dibrës, e Peshkopisë është llixha. Aty shkojnë 20 mijë pacientë në vit, shkojnë në llixha, po të shikosh gjithë lumi përgjatë atij kompleksi është një landfill i hapur po pse të mos ta pastrojmë atë 1 ditë. Po të shkosh nga Fushë Kruja në Krujë pika më turistike e vendit është e ndotur. Kemi 100 vjetorin e Skënderbeut vitin tjetër. Aty do të mjaftonte një kontribut 1 ditor i Bashkisë së Tiranës, Bashkisë së Durësit, Bashkisë së Krujës, 1 ditë dhe mund të pastrohet aksi në mënyrë perfekte. Dhe unë kam bindjen se nuk janë njerëzit unë kam bindje që është sistemi që nuk e lejon që gjërat të pastrohen. Dhe kështu vazhdojmë me Beratin.Po pse ne nuk e pastrojmë dot lumin në 1 ditë? Së bashku me shoqatën e Raftin Albania ne do ta pastrojmë lumin në një ditë, por ama këtu duhet të jetë një sistem i cili do të kërkojë 6 muaj, do të kërkojë kontributin e gjithë secilit nga ne. Eshtë ai sistem i cili, të nderuar miqtë e mi, mund të na bëjë të vlerësojmë në qoftë se ne në një moment kuptojmë se Shqipëria duhet të pastrohet dhe do të pastrohet, ne do ta bëjmë. Prandaj shumë faleminderit çuna e goca që që do t?I jepni vrrull dhe energji këtij procesi. Shumë faleminderit Zoti Kryeministër, shumë faleminderit dhe bashkëpunëtorët e mi të shtrenjt kryetar bashkie, të cilët do të jenë në çdo moment në krye të detyrës për të bashkëpunuar me ne. /CityNews
Modelja e njohur Ashley Graham ka provuar tashmë që është nj...
Ish-zv/ministri i Financave, Florion Mima i ftuar në “360 Gr...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e mes...
Edhe ëngjëjt rrëzohen ndonjëherë. Gjatë shfaqjes së Victoria...
Ish-zv.ministri i Financave, Florion Mima, i ftuar në studio...
Ditën e sotme në prangat e policisë së Pukës ka rënë një i r...
I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24, analisti S...
Gazetari Ervis Iljazaj i ftuar në emisionin ‘Studio e hapur’...
Më në fund, pas më shumë se tre dekadave sundim Robert Mugab...
Karabinierët e Leces ndaluan në rrugë për kontroll fizik një...
Emisioni “STOP” në Tv Klan trajtoi rastin sesi në spitalin f...
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar ...
I ftuar në emisionin “Studio e hapur” në News24, gazetari Yl...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Laç, ku nj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas...
Presidenti i Republikës Ilir Meta, gjatë vizitës zyrtare në ...
Mosbesimi tek suksesi i reformës në drejtësi është sundues t...
Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve...
Adriatik Llalla është i pari në listë që i “dorëzohet Vettin...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-drejtore e COD në Krye...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...