Mbi 800 vatra aktive zjarri në Kanada/ Tymi arrin në SHBA, shkakton alarm për cilësinë e ajrit
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
· Unë nuk i ndaj njerëzit në demokratë dhe socialistë. Unë i ndaj njerëzit në të lidhur me krimin dhe të ndershëm, në para të pistë të drogës dhe para të ndershme, të djersës së ballit, të konkurrencës së ndershme, ata që kanë ndërtuar këtë vend.
· Katër vite kryeministër ti që nuk e pe drogën asnjë ditë. Katër vite me radhë nuk shikoje as drogë, as avionët që binin, as radarët që fikeshin, as policët që ngarkonin thasët, as gomonet që iknin, as ministri që merrte miliona, as milionat që t?i sillte për zgjedhjet. Katër vite u bëre gazi i botës: Ku ka drogë? Nuk ka drogë. Qeshni me drogën. Derisa një mëngjes u çove dhe na the e mposhtëm drogën. Por çfarë droge mposhte ti kur nuk kishte pasur drogë. Paniku të bën qesharak.
· Nuk ka investitorë europianë që do të vijë të ndërtojë hotele me 5 yje në Shqipëri.
Është flota e trafikantëve të drogës, me ndonjë pensionist zviceran apo italian që do të ndërtojë një skemë që është diskredituar.
· Ta ndalim këtë buxhet, të shkëpusim lidhjet e krimit me politikë, të bëjmë reformën zgjedhore, ti kthejmë legjitimitetin kësaj salle dhe përmes legjitimitetit të ndihmojmë shqiptarët e ndershëm, punën e ndershme, paratë e ndershme.
REPLIKA E PARË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE NË PARLAMENT, LULZIM BASHA
Nuk e them kot që ke marrë fund politikisht, por ke marrë fund edhe nga pikëpamja e logjikës, edhe nga pikëpamja e fjalëve.
Ky në vetvete nuk do të ishte lajm i keq për Shqipërinë, përveçse faktit që ulesh akoma në këtë karrige.
Vjen këtu e dërdëllit me batuta dhe me diversione për njerëz që ti vetë i etiketon si votues, si financues të kësaj partie apo të asaj partie.
Unë nuk i ndaj njerëzit në demokratë dhe socialistë. Unë i ndaj njerëzit në të lidhur me krimin dhe të ndershëm, në para të pistë të drogës dhe para të ndershme, të djersës së ballit, të konkurrencës së ndershme, ata që kanë ndërtuar këtë vend. I ndaj ne demokratë dhe socialistë të ndershëm që e duan një vend ku të sigurojnë të nesërmen të tyre, të fëmijëve të tyre me punë të ndershme dhe një grusht horrash kryesisht në partinë, edhe pse dikush mund të ketë qenë përpara në oborrin e partisë time që i ke mbledhur ti për pushtetin tënd dhe për pasurinë tënd. Dhe shndërrimin e këtij vendi, këtij shteti, të këtyre institucioneve në strehë dhe lavatriçe për aktivitetin kriminal.
Nuk i do fjalët e mia?
Merr fjalët e Departamentit të Shtetit, vend kryesor për pastrimin e parave të drogës. Merr indeksin e Bazelit.
Si ndodhi kjo?
Katër vite kryeministër ti që nuk e pe drogën asnjë ditë. Katër vite me radhë nuk shikoje as drogë, as avionët që binin, as radarët që fikeshin, as policët që ngarkonin thasët, as gomonet që iknin, as ministri që merrte miliona, as milionat që t?i sillte për zgjedhjet.
Katër vite u bëre gazi i botës: Ku ka drogë? Nuk ka drogë. Qeshni me drogën. Derisa një mëngjes u çove dhe na the e mposhtëm drogën.
Por çfarë droge mposhte ti kur nuk kishte pasur drogë.
Paniku të bën qesharak.
Por gabohesh nëse mendon se unë jam këtu për tu marrë me ty.
Nuk më intereson dhe nuk do të më interesojë kurrë personi yt, më intereson vendi dhe për shkak të vendit dhe përgjegjësisë që kam karshi vendit dhe shqiptarëve të djathtë e të majtë është detyra ime të paralajmëroj ndonjë njeri që ka mbetur me ndërgjegje në këtë krah të sallës, që nuk të ndjek ty si zoombi në greminën ku po e çon vendin, të mos e ngrejë kartonin për këtë buxhet të pastrimit të parave, të mos e ngrejë kartonin për këtë buxhet të varfërimit të shqiptarëve.
Ka hotele me 5 yje në Shqipëri, ti dhe ministrat e tu i njihni shumë mirë, edhe pronarët e atyre hoteleve i njihni shumë mirë. E di ti e dinë ata, e dimë ne, e dinë gjithë Shqipëria si janë ndërtuar dhe si do ndërtohen.
Nuk ka investitorë europianë që do të vijë të ndërtojë hotele me 5 yje në Shqipëri.
Është flota e trafikantëve të drogës, me ndonjë pensionist zviceran apo italian që do të ndërtojë një skemë që është diskredituar. Janë përpjekur të tjerë para teje ta ndërtojnë kanë dështuar.
Disa kanë përfunduar në Tunizi e Algjeri në ditët e tyre të fundit.
Thirri mendjes edhe për veten tënde!
Por siç thashë nuk më intereson aspak ti. Nuk është shqetësimi im ti as qeveria jote, nuk kanë qenë as në ditë të tjera e jo më tani që keni marrë fund politikisht para syve të çdo shqiptari, edhe të atyre që ju votuan pa u paguar e pa u kërcënuar me 25 qershor.
Ta ndalim këtë buxhet, të shkëpusim lidhjet e krimit me politikë, të bëjmë reformën zgjedhore, ti kthejmë legjitimitetin kësaj salle dhe përmes legjitimitetit të ndihmojmë shqiptarët e ndershëm, punën e ndershme, paratë e ndershme.
T?i vëmë kufirin tek thana krimit dhe kriminelëve! Kjo fillon duke i vënë kufirin tek thana këtij projekti kriminal dhe propozuesit të tij sot!
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë fjalës së ...
ZGJIDHJA e cilësoi projektbuxhetin që po diskutohet sot në p...
E gjithë Italia ishte e zhgënjyer dhe e pikëlluar nga disfat...
Debatet e ashpra midis kryeministrit Rama dhe kreut të PD në...
Në vijim të akuzave ndaj qeverisë, kryetari i Partisë Demokr...
Kryeministri, Edi Rama reagoi pas deklaratës së kreut te opo...
Nga foltorja e parlamentit, Lulzim Basha deklaroi se buxheti...
Kreu i opozitës ndër të tjera tha sot në seancën e Kuvendit ...
Menjëherë pas fjalës së kryeministrit i cili bëri prezantimi...
Në vijim të diskutimit në senacën plenare, kryemnistri Rama ...
Në fjalën e marrë në seancën e sotme plenare e cila spo ka n...
Në fjalën e tij para Kuvendit, kryeministri Rama theksoi se ...
Në nisje të seancës së sotme plenare në Kuvendin e Shqipëris...
Policia e Vlorës arrestoi në flagrancë dy shtetas që qarkull...
Policia e Dibrës ka finalizuar me sukses operacionin antidro...
Policia ka bërë të mundur arrestimin e dy abonentëve që vidh...
Seanca gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda në ngarkim t...
Policia e Shkodrës bën të ditur se në kuadër të punës për ka...
Presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol ...
Është mbyllur mbrëmja e madhe e çmimeve Kult 2017, në Tiranë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...