“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Nga Azem PARLLAKU
-Pas ngjarjeve të majit të 2015, Kumanova më shumë se e zymtë, me shtëpi të djegura, gëzhoja predhash, e xhama të thyer nëpër këmbë, mbeti po kaq dhe e mistershme. Në përleshjen me armë midis policisë maqedonase dhe grupit të shqiptarëve në Lagjen e Trimave, më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, u vranë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë nga grupi i shqiptarëve.
Teksa, Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar për veprën terrorizëm 37 personat e akuzuar, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm, dhe pjesën tjetër me me 746 vjet burg, Kumanova vihet sërish në rend të ditës.
Shumica e të dënuarve janë shtetas të Kosovës, të cilët cilësohen si organizatorë të asaj ngjarje. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar një hetim ndërkombëtar të rastit, kërkesë e cila është mbështetur edhe nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Të njejtën gjë ka kërkuar edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti. BDI ka qenë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë kur ka ndodhur përleshja e armatosur mes grupit të shqiptarëve dhe policisë maqedonase, ne Lagjen e Trimave në Kumanovë, dhe është pjesë e Qeverisë aktuale të Maqedonisë.
Procesi i gjykimit dhe dëshmitë e protagonistëve kanë nxjerrë në sipërfaqe dilemat rreth organizatorëve dhe motiveve të këtij rasti të rëndë, ku mendohet se janë përfshirë si të dyshuar edhe përfaqësues dhe zyrtarë të institucioneve më të larta të shtetit maqedonas.
Shqiptarët kanë nevojë ta kuptojnë të vërtetën e plotë, ndaj kryesisht politikanët e Tetovës, Prishtinës dhe të Tiranës, duhet të bashkëpunojë drejt zbardhjes të së vërtetës.
Është momenti që, gjithësesi të mbahet edhe një qëndrim në lidhje me djegjen e flamurit të Maqedonisë në Gjilan nga një grup i tifozëve të futbollit “Skifterat”, teksa dhe familjarë të anëtarëve të “Grupit të Kumanovës” bënë të njejtën gjë në Pejë.
Kur në Kumanovë u përplas policia maqedonase me shqiptarët, debatet u ndezën shumë, e në to u përfshinë: analistë të paguar, opinionistët e frustuar, komandantë të vetëdeklaruar por pa ushtarë në taborin e tyre, folkloristë e idealistë atdhedashës, konspiracionistë, misionarë të diplomacisë, politikanë tek-tuk, e qytetarë të thjeshtë. Sot kurrësesi nuk duhet të heshtim si shqiptarë.
Duhet të mos heshtin politikanët, kryesisht ata, që selitë e politikbërjes shqiptare në Maqedoni, i kanë kthyer në çajtore përballë ose ngjitur xhamive, që më së shumti tubohen të premteve. Politikanët kanë harruar shpejtë se, Kumanova ndikoi në situatën e largimit nga pushteti të VMRO-DPMNE dhe Maqedonia të futet në rrugën e trasformimit perëndimor.
Ata nuk kanë se si ta kuptojnë, sepse janë verbuar nga mizoria e bashkëpunimit, e servilizmit, e kapitullimit deri tek antikombëtarizmi i tyre, për të mbajtur në pushtet një rregjim ultranacionalist sllavomaqedon. Njerëzit sot me të drejtë janë skeptik. Ata nuk ka se si të besojnë që edhe pas largimit të Gruevskit, partia shqiptare e Ali Ahmetit, mban qeverisjen e radhës në pushtet, pa asnjë kusht.
Kurajua me frymë kombëtare e të akuzuarve para gjykatës, është aktkakuza më e rëndë që i bëhet pushtetit politik në Maqedoni dhe klasës politike të korruptuar shqiptare.
Njohësit e çështjeve juridike, duhet të argumentojnë se i gjithë procesi gjyqësor për këtë lëndë, ka krijuar shumë mosbesim në objektivitetin e vendimit gjyqësor, duke theksuar se vetëm ripërsëritja e tij, duke e përfshirë faktorin ndërkombëtar në hetime, mund të eliminojë të gjitha dyshimet e nxitura dhe nga pala mbrojtëse, se rasti është i motivuar politikisht.
Ekspertët ngrenë dyshimin se gjykata e mori vendimin duke u mbështetur në faktet e selektuara që ka dorëzuar pranë saj organi i akuzës dhe se prova të tjera që nuk janë paraqitur asnjëherë. Komandantët e vetëdeklaruar, të cilët kanë mbushur rrjetet sociale me bëmat e tyre pas betejës, komentojnë njëri-tjetrin, mbasi nuk kanë mundur dot të jenë as ushtarë në prapavijat e luftës.
Këta komandantë që vetdeklarohen dhe vriten, apo kapen rob, vlejnë kaq shumë për të dëshiruar, ndaj nuk u shkon të flasin. Ata luftëtarët e vërtetë duhet të mos tërhiqen përballë një proçesi juridik të montuar politikisht, pa asistencën ndërkombëtare, për një ngjarje kaq komplekse dhe me një fund tragjik.
S?do mend se edhe ky projekt si shumë të tjera kishte konceptin kriminal të këtij establishmenti që kurrë nuk ua bënë transparente çfarë realisht ndodhi dy vjet më parë në Kumanovë. Nëse do të besojmë analistët e paguar, e sigurtë është që ata qasjet e tyre, i servirin si t?ua dojë xhepi i honorareve. Kjo është trishtuese, kur e mendon misionin e analistit.
Opinionistët e frustuar vijnë nga kampe të ndryshme, e nuk mundin dot, të ngrenë aq fuqishëm zërin e tyre, mbasi janë venduar midis presionit të shefit dhe zjarrit të kampit kundërshtar. A na duhen opinionistë të tillë? Gjithsesi jo! Folkloristët dhe idealistët atdhedashës, janë më të sinqertët, por vetëm në betejat virtuale.
Arsyetoj me versionin se shqiptarët e Maqedonisë janë lodhur nga vendnumërimi, nga skamja, nga diskriminimi në shkolla, punë, në infrastrukturë, e në rrugë, ku jo rrallë rrihen si jetimë, e kështu u duhet të vendosin një strategji tjetër, për të sensibilizuar opinionin shqipfolës dhe atë gjetkë se, këtë situatë të mjerë nuk e duan.
Si në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë, ashtu dhe ndër vetë maqedonasit ka ekstremistë nacionalë (akademikë të rinj të zhgënjyer dhe intelektualë nga njëra anë, dhe aktorë lokalë në anën tjetër), të cilët nxitnin palët reciprokisht dhe përpiqen të kanalizojnë pakënaqësinë e popullsisë sipas interesit të tyre.
E nëse përgjigja do të vinte nga qytetaria e thjeshtë, me siguri që, ajo ndien keqardhje për njollën e gjakut në fasadën e Lagjes së Trimave në Kumanovë. Qytetarisë që duket se hesht, Kumanova i ngjet Bermundës. Një qytezë plot mistere, si shumatore e: interesit politik, pozitës gjeografike, kufijve administrativë, përbërjes etnike të komunitetit, besimit fetar, e së fundmi viktimë e radhës.
Ngaherë në prapaskenë zien një pyetje, shtjellimi i së cilës me kujdes është lënë anash. Kjo pyetje është shtruar në periudha të caktuara, dhe ka shkaktuar si debate kontroverse ashtu edhe konflikte të dhunshme. Tri modele argumentimi i bëjnë konkurrencë njëri-tjetrit: thirrja për shqiptarët në të drejtën historike, e drejta moderne e vetëvendosjes, dhe thirrja në të drejtën ndërkombëtare.
Sa i përket të drejtës ndërkombëtare duhet pritur, fillimisht e drejta historike dhe të drejta e vetëvendosjes, janë parësore, dhe në dorën tone.
Ndaj është koha për të mos heshtur dhe për të besuar se, forcat atdhetare tek shqiptarët në Maqedoni dhe me gjerë, do të gjejnë mundësi për të rrëzuar këtë vendim absurd politik dhe ultranacionalist, duke vënë në lëvizje të gjithë mekanizmat e duhura.
Nga Artur AJAZI– Mbyllja e hetimeve, mbyllja e dosjeve, (ap...
Serbia “dëshiron të ruajë veprimin e saj delikat” midis Perë...
Vrasja e një gazetareje investigative, besojnë gjithnjë e më...
Presidenti i SHBA-vë, Donald Trump gjatë turit të tij në Azi...
Një familje amerikane po luante jashtë në dëborë. Teksa njër...
Bëhuni gati të qani nga surpriza e një babai që nuk mundi të...
Mbretëresha e Anglisë na ka dhënë shijet më të mira për sa i...
Tema e debatuar për picën dhe madhësinë e pizzave në fjalë ë...
Sigurisht, një pamje është gjithmonë e bukur, por ato që jet...
Emri Charlotte mund të jetë i pranueshëm për një princeshë, ...
Tre shefat e kuzhinës me nismën “Shije Shqiptare” do të prez...
Kompanitë ajrore kanë tendencën për të ditur peshën perfekte...
Chrissy Teighen, modelja dhe prezantuesja e njohur amerikane...
Vera është përpara nesh dhe pritet nga të gjithë me pyetjen ...
Blerësit në shitësin e modës Zara në Stamboll kanë gjetur mo...
Ka një retorikë të rritur dhe një shfrenim të fantazisë për ...
Ambasadorja e Shqipërisë në OKB Gjenevë, familjarisht nuk ka...
Piktura hiper-reale e piktorit të njohur spanjoll Inaki Lazk...
Të paktën 27 njerëz kanë vdekur pasi një person me armë hapi...
Pasi më parë është zbuluar fakti se dorëheqja e Visho Ajazi ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...