Qytetarët marrin "peng" Vangjel Dulen
Pas përplasjes që udhëhoqi në Himarë disa ditë më parë, kur ...
Dokumentet e siguruara nga Tpz.al, nxjerrin në pah shkeljet e Bashkisë së Tiranës, e cila nuk ka hapur garë për tenderin e pastrimit të pjesës perëndimore (330 milionë lekë) dhe ndërtimin e këmbëve të urës Menik (154 milionë lekë). Zyrtarët e bashkisë kanë negociuar direkt me firmën Fusha Sh.p.k, një kompani ?e preferuar? e Erion Veliajt.
Skandali thellohet edhe më tej, pasi as njoftimet e shpalljes së dy tenderave, nuk janë publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, një detyrim ligjor ky për të qënë transparentë për fondet publike. Kjo rrëzon përtokë edhe çmimin fals të fituar nga Bashkia e Tiranës, ku vlerësohej për transparencë ndaj publiku.
Për tu rikthyer tek problemi, Tpz.al investigoi disa procedura prokurimi, të zhvilluara nga Bashkia e Tiranës. Bëhet fjalë për dy tendera të lidhura si kontrata në muajin korrik të këtij viti, me negocim të drejtë për drejtë (pa garë) me kompaninë Fusha Sh.p.k.
Pastrimi i Tiranës
Pak javë më parë, në një nga buletinët e Agjencisë së Prokurimit Publik, u publikua edhe fituesi i tenderit për pastrimin e qytetit të Tiranës (një nga lotët). Sipas dokumentit të siguruar nga Tpz.al, Bashkia e Tiranës kishte realizuar procedurën e prokurimit ?Procedurë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës?. Objekti i prokurimit ishte pastrimi i pjesës perëndimore numër 2 të qytetit të Tiranës?, ku vlera totale e kontratës, duke përfshirë lotet opsionet dhe nenkontraktimin, shkonte në 33.026.076 lekë me TVSH.
Bashkia njoftonte se lidhi kontratë me firmën Fusha Sh.p.k, me adresë në Sauk, Tiranë. Në dokument thuhet se, në e rastin e përdorimit të procedurës së prokurimit ?negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontrates?, firma duhet të plotësojë edhe disa të dhëna. Megjithatë, kjo procedurë, pra negocim pa shpallje, sipas ligjit të prokurimit, bëhet në disa raste tepër të veçanta ose emergjente, kur ka zjarre apo tërmete. Fatmirësisht, në Tiranë, gjatë kësaj kohe nuk ka pasur as zjarre (në qendrat e banuara) apo edhe tërmete, për shpejtuar një tender të tillë.
Ura e Menikut
Tpz.al ka siguruar dokumentet e një tjetër tenderi, ku nuk është bërë garë, por i janë dhënë lekët ?kesh? firmës së preferuar të Bashkisë. Sipas të dhënave, në javët e fundit, Bashkia e Tiranës hapi sërish procedurën me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës për tenderin ?Ndërtimi i këmbëve të Urës Menik mbi lumin Erzen?. Vlera totale e përfundimit të kontratës është 15,405, 521 lekë me TVSH. Përfituesi është sërish firma Fusha Sh.p.k. Pra, edhe kësaj herë, nuk është bërë tender, por vetëm është negociuar çmimi!
?Klientët? e z.Veliaj
Fusha Sh.p.k, është kompani e vjetër në fushën e ndërtimit, megjithatë me fitoren e Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, ajo pësoi një rritje të ndjeshme ekonomike, falë tenderave publik. Të dhënat e siguruara nga Tpz.al, nga thesari i Shtetit, bëjnë me dije se Fusha Sh.p.k, ka 3 fishuar punën përgjatë viteve 2015-2017, në krahasim me vitet e 3 vitet shkuara.
Pagesat nga Thesari i Shtetit për Fusha Sh.p.k:
Viti 2012 ? 2013
1,268,240,289.00 lekë
Viti 2014
1,216,813,613.00 lekë
Viti 2015-2017
3,801,503,582.00 lekë
Përgjatë 2 viteve të fundit, Fusha Sh.p.k arriti të fitojë të 3 tenderat për ndërtimin e sheshit ?Skëndërbej?, me vlerë totale 12.6 milionë euro. Ndryshe nga tenderat e publikuar sot, për sheshin e kryeqytetit u zhvillua një garë, por ?mungonin? konkurrentët përballë Fusha Sh.p.k.
Fusha Sh.p.k rezulton fituese edhe një sërë tenderash nga qeveria qendrore, mes tyre edhe Rikonstruksionin e Ministrisë së Brendshme, dy tunele të mëdha nëntokësore në Durrës dhe kulmon me koncesionin super të majmë të fituar para pak ditësh, atë të hidrocentralit të Kalivaçit, me vlerë 125 milion euro. Kjo e fundit i 15 fishon të ardhurat nga punët publike, të Fusha Sh.p.k, në 3 vitet e fundit.
Fusha Sh.p.k është në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Fusha (në foton kryesore), i cili është edhe i afërm i kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha./TPZ.AL/E.H/
Pas përplasjes që udhëhoqi në Himarë disa ditë më parë, kur ...
Ka ndërruar jetë i plagosuri i atentatit të mbrëmshëm Hermes...
Sot mbushet plot një shekull nga dita kur Sigurimi i Ushtris...
Socialistët nuk kanë ndërmend ta lejojnë kryeprokurorin Adri...
Pak çaste më parë një ngjarje e rëndë është regjistruar në F...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi, nisë këtë të ...
Një mur i gjatë betoni pritet të rrethojë ish-bibliotekën e ...
Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Demokra...
Numërohen gjithsej gjashtë të afërmi, pjesë farefisnore e i...
Ja një lajm/njoftim i ndërtuar simbas qejfit, nga një gazeta...
Nga Kastriot DERVISHIMë 9.10.1980 kryesia e Këshillit të Min...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë në qytetin e Tiranës ...
“Ambasadorit Lu, për gjithçka bën në të mirë të vendit dhe p...
Pas daljes së kryeministrit Edi Rama në komunikimin e tij ja...
Kryeministri në Komunikimin e tij Javor ka theksuar se do të...
Komunikimin Javor kryeministri Rama këtë të dielë ka zgjedhu...
Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Z. Blendi Klosi inspekto...
Edi Rama është kryqëzuar nga opinioni i brendshëm, nga shtyp...
Një biznes fruta-perimesh në lagjen nr 4 ka në qytetin e Sar...
Skandalet e neveritshme që po i lënë vend njëra tjetrës i ka...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...