web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Azgan HAKLAJ/ Edi Rama thërret nën armë kolonelët dhe gjeneralët e diktaturës për të mbrojtur narkoshtetin

5 Nëntor 2017, 15:44, Aktualitet CNA

Edi Rama është kryqëzuar nga opinioni i brendshëm, nga shtypi, nga partnerët ndërkombëtar dhe agjencitë e tyre të zbulimit e luftës ndaj trafiqeve e korrupsionit, si personi përgjegjës për shndërrimin e Shqipërisë në Kolumbi të Evropës, në një oaz të krimit të organizuar ku ligjin e mbajnë të fortët e baronët e lidhur me pushtetin.

Kryeministri ndërmori ditët e fundit një akt të dëshpëruar e të paprecedent. Me firmën e tij dhe vulën e ustallarëve të cilët e kanë kapur peng e vënë me shpatulla pas murit, Kryeministri i Republikës Parlamentare të Shqipërisë emëroi si të Plotfuqishëm të Ligjit, 12 ish-ushtarakë. Këta prefektë dronë të Ramës, përfaqësues të zellshëm e të bindur të krahut të armatosur të Rilindjes janë bërthama e farkut të ardhshëm, plani i kahershëm i Ramës për të importuar modelin kolumbian të kësaj organizate të majtë, kriminale e famëkeqe, e cila në katër dekada ka shkaktuar mijëra viktima në vendin e saj.

Prefektët ushtarakë e guvernatorë të këtij lloji kanë vendosur vetëm diktaturat e modelit t? Frankos, Pinoçetit, Metaksait dhe perandoritë koloniale në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.

Ramës i plasi në dorë bomba Tahiri dhe megaskandalet e Kodhelit, Beqjes, Nikollës, Ahmetajt.

I rezultoi se Tahiri është truri e tutori i bandës Habilaj.

E mori vesh se drejtuesit e policisë së shtetit janë filmuar nga zbulimet partnere duke ngarkuar thasët e drogës në skafet e trafikantëve.

U bind se i është çjerrë maska e logos së fushatës “Ne bëjmë shtet”.

Rama tani ka vendodur të zhveshë kostumet firmato Armani, Versace, e Piere Carde dhe të qeverisë në ditët e tij të fundit me uniform? ushtarake si timonier i madh, si Mao, Fidel Kastro, apo kolonel Gedafi.

Edi Rama u detyrua, e madje u urdhërua, të mos ia dorëzojë drejtësisë ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri, peshkaqenin e madh të narko-shtetit e arkitektin e krimit elektoral të blerjes s? votave dhe tjetërsimit të vullnetit politik të shqiptarëve.

Në vend te tij Rama bëri kurban zingjirin komandues t? policisë së shtetit dhe drejtuesit e burgjeve.

Filloi përndjekjen ndaj administratës qëndrore e asaj vendore me të nj?jten egërsi si dikur në Spanj?n mesjetare Ferdinandi dhe Izabela ndaj arabëve e çifutëve. Por nëse çifuti në Spanjën mbretërore mesjetare që nuk pranonte të konvertohej, të pagëzohej, ekzekutohej dhe u mbytën në det rreth një milionë të pabindur në atë kohë, Edi Rama nuk ka nevojë ta bajë një gjë të till?.

Studime dhe anketime të organizatave prestigjoze të huaja kanë nxjerrë në pah të vërtetën tronditëse të Rilindjes e të Qeverisë Rama:
57 për qind e nënshtetasve të Republikës ku ai sundon e nuk qeveris, jo vet?m nuk duan t?ja shohin fytyr?n, por janë të gatsh?m të largohen përtej detit, e madje përtej diellit, për faktin e tmerrsh?m se Republika jonë nuk është më shteti i qytetarëve t? saj.

Narko-shteti i Ramës ësht? kthyer në një oktapod gjigand, i cili gëlltit gjithçka me oreksin e tij të paprecedent: malet, fushat, bregdetin, minierat, hidrocentralet, kalatë e teatrot antike, zonat turistike dhe lumenjtë e kristaltë të Alpeve.

Modeli i Ramës e Rilindjes nuk është Shteti i Të Drejtës, sundimi i ligjit dhe demokracia parlamentare.

Ai ka vënë n? krye t? parlamentit ish ministrin e Brendshëm të diktaturës komuniste, në emër të etërve të tij shpirtërorë Hoxha-Alia, Gramoz Ruçin.

Mendja diabolike e tij krijoi ?Gardën ushtarake të prefekt?ve?.

Krahasoni Shqipërinë dhe Spanjën, Edi Padronin e klaneve kriminale dhe Kryeministrin Mariano Rajoy të Spanjës demokratike. Lideri i Spanjës përkundër rebelimit e seperatizmit Katalanas nuk iu drejtua ushtrisë, por futi në veprim gardën civile.

Rama nuk pranoi t?ia dorëzojë drejtësisë kumbarën e banditëve, Tahirin e skandaleve të njëpasnjëshme dhe thërret ushtarakët për të bërë ligjin.

Para një dekade disidenti i shquar antikomunist At Zef Pëllumbi pati profetizuar se Edi Rama do t? shkatërrojë Partinë Socialiste.

Kjo ndodhi vërtetë.

Ai e zëvendësoi PS-në, një aset të rëndësishëm kombëtar, me Rilindjen, përtej fasadës së të cilës fshihet pushteti i baronëve të drog?s dhe trafiqeve. Për këtë krim politik Rama ësht? përgjegjës para qindra-mijëra shqiptarëve, të cilët e kanë votuar PS-në dhe kanë besuar sinqerisht tek alternativa e saj.

Por ai ka 5 vjet që e ka kaluar vizën e kuqe dhe tashmë nuk është rrezik vet?m për t? majt?n e vërtetë. Jo. Ai tashmë është rreziku numër një (nr. 1) i demokracisë, i sigurisë kombëtare, i fjalës së lir?, i opozitës, i shoqëris? civile dhe i integrimit t? Shqiperis? në Bashkimin Evropian.

Nëse Serbia e Millosheviçit, e Mlladiçit e Sheshelit, makina ushtarake e të cilëve përgjaku Ballkanin dhe shkaktoi dhjetra mijëra viktima është sot para Shqiperis? në proçeset integruese evropiane, kjo ndodh për një fakt të qartë e kokëfortë: Rama dhe Qeveria e tij i kanë bllokuar për tre vjet negociatat për antarësimin e Shqipërisë në BE, kanë përzanë investitorët e huaj prej dy vitesh, sepse nuk e shohin më Evropën si nj? alternativë e qëllim të strategjisë së tyre politike.

Paratë e qarkulluara nga droga ne vitin 2015-2016 e kanë tejkaluar në mënyrë të frikshme buxhetin e Qeverisë Rama.

Dyert e BE dhe investimet e huaja janë të mbyllura për Shqipërinë për sa kohë që të qëndrojë në këmbë pushteti dhe Republika e Kanabisit.
Prandaj duhet me urgjencë një qeveri e re antimafia me konsensus të gjërë politik për të çuar përpara proçeset integruese të Shqipërisë.

Por Rama po ban të kundërten e konsensusit.

I ngazëllyer nga fitorja ndaj Xoxes s? tij – Kok?dhimës, triumfi ndaj Blushit e zërave refraktarë në PS, e ka trimëruar Narcistin dhe ka shpallur si platformë të tij politike luftën ndaj Opozitës, Mediave, Akademisë së Shkencave, Prokurorisë, Pushtetit Gjygjësor? dhe të gjithë segmenteve të shtetit të cilat po përpiqen të ruajnë pavarësinë e tyre kushtetuese.

I tmerruar nga fakti se Opozita ësht? bashkuar dhe denoncimet e saj për përfshirjen n? aferat e krimit t? qeveritarëve të lartë po vërtetohen dita-ditës, po kërkon me ngut aleatë për t? shpëtuar lëkurën.

Po ku t?i gjej? Rama aleatët?

Perëndimi e ka bojkotuar dhe etiketuar si kryeministrin e vendit më problematik të Evropës.

Tutorët e tij në Lindjen e Afërt dhe të Largët i kanë tërhequr veshin se me papërgjegjshmërinë e tij e ka dekonspiruar skenarin e tyre dhe po vë n? rrezik interesat e strategjinë e tyre për dominimin ideologjik, ekonomik e kulturor të Ballkanit.

Armët e timonierit Rama janë patentat e Sajmir Tahirit dhe dhuna e kartonave në parlament.

Kjo strategji mund të funksionoj? për pak koh? sa të hapet ?Kutia e Pandorës?. Dosja ÇEZ, dosja Kodheli, Beqja, Nikolla, Ahmetaj jan? bomba që ai nuk ësht? në gjendje t’i çaktivizojë. Shpërthimi i tyre do ta shembë ?Raishtagun Ramist? dhe do ta përmbyt? ?Titanikun e Rilindjes?. Patentat detare të Tahirit nuk e shpëtojnë dot. Opozita është e vendosur t?i shkoj? deri në fund betejës për të çmontuar shtetin e shndërruar në Keops të mafies dhe të krimit.

Përtej numrit t? mandateve opozita ka një ?as? n? dorë:
Kauzën e saj t? drejtë t? mbështetur nga qindra e mijëra shqiptarë.

Edi Rama, timonieri i Republikës së drogës e të krimit, kumbara dhe avokati i politikanëve e qeveritarëve të etiketuar si bashkëpunëtorë të ngushtë të Habilajve e sivëllezërve të tyre, ka shpallur me pompozitet ?Vitin e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut)?. Kot nuk thonë se patriotizmi është streha e fundit e horrave dhe banditëve.

Po çfarë e lidhë këtë Don Kishot të pushtetit me emrin e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti?!

Para qindra vitesh në vitet 1460 -1461 Gjergj Kastrioti mori pjesë në Luftrat Civile në mbështetje të Ferdinandit të Napolit. Së bashku me Venedikasit luftoi derisa vdiq në vitin 1468 në Luftën Osmano-Venedikase 1463-1479.

Nëse Kryetrimi Shqiptar Skënderbeu zbarkoi triumfalisht në Barleta në vitin 1465 me kalorësi e topa dhe vendoste fatin e Vatikanit e të Mbretërisë s? Aragonës, e të Mbretit Alfons, sot po zbarkojnë në Bari, Brindizi e Ankona jeniçerët e Ramës e të Tahirit me tonelata drogë.

Ky është Gjergji i Ri i Rilindjes, një rusofil e greqishtfolës që kërkon ta nderojë Moisiun tonë, Gjergjin e Madh.

E ndërsa prijësi i Rilindjes e shpalli vëlla Erdoganin e mik Vuçiçin, Gjergj Kastrioti ua ndali turrin Sulltan Muratit dhe Sulltan Mehmetit t? Turqisë, të Brankoviçit të Serbisë dhe e mbolli tokën e Arbërit me kufomat e barbarëve.

Sot pas pesë shekujsh, Edi Rama, miku i serbëve e i turqëve, timonieri i maxhorancës, e ka mbjellë me hashash dhe ua dërgon si trofe dhe emblemë të Republikës së tij Evropës në vitin 2018, në vitin e Skënderbeut.

Viti 2018 është viti i Gjergj Kastriotit, por kurrësesi Viti i Ramës dhe i bandës së tij në pushtet.

Sa herë që shqiptarët janë ndodhur në udhëkryqet e historisë dhe kan? luftuar për lirin? e tyre i jan? drejtuar ikon?s së tyre: Gjergj Kastriotit.
Shenjtori i lirisë nuk i ka braktisur kurrë, e në kët? vit të 550 vjetorit të tij nderimi më i madh që do t?i bajnë bashk?kombasit është si kurban peshqesh rrëzimin e Ramës e t? Qeveris? së tij.

Porosia e fundit e Heroit Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastriotit?Skënderbeut, ishte: Qëndroni të bashkuar, mbrojeni lirin? tuaj. Amanetin nuk e tret as dhéu.

Ansambli Opozitar sot ka për detyr? nj? mision të madh, përmbysjen e narko-shtetit dhe kthimin e Shtetit të së Drejtës. Rrëzimin e kësaj maxhorance me vota të blera dhe kthimin e institucioni të votës së lirë. Kthimin e pushtetit në shërbim t? qytetarit e jo të mafies. Këtë mund ta bëjë një Qeveri Konsensuale Antimafie.

 





Lajmet e fundit nga