Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Grupi Balfin, një grup mjaft inovator që ka sjellë në Shqipëri koncepte dhe ide të reja në shumë fusha të ekonomisë duke filluar me QTU-qendrën e parë tregtare në vend, Neptun-rrjeti i parë i organizuar i dyqaneve të pajisjeve elektronike dhe elektroshtëpiake, Mane TCI-kompania lider në ndërtimin e projekteve të mëdha, apartamenteve dhe zonave rezidenciale të veçanta, grupi që solli emrat e mëdhenj si JUMBO, SPAR, e shumë të tjera, është tashmë i investuar në zhvillimin e punonjësve. Edhe në këtë drejtim, ky grup me proceset dhe programet që ndërmerr tregon që është mjaft i avancuar në atë se çfarë po përpiqet t?ju ofrojë punonjësve – një mundësi unike për zhvillimin në karrierë. Një program i tillë është edhe Talent Pool, një program që përcakton gjeneratën e re të drejtuesve të Grupit.
Për tu njohur më shumë me këtë program intervistuam drejtuesen e Departamentit të Burimeve Njerëzore të Grupit Balfin, Znj. Anjeza Kelmendi.
Znj. Kelmendi prej disa kohësh Grupi Balfin ka filluar një program talentesh. Mund të na thoni si quhet ky program dhe ku konsiston ai?
Programi që ne kemi disa kohë që kemi aplikuar quhet ?Talent Pool?. Ky është një program që konsiston në identifikimin, trajnimin dhe zhvillimin profesional të talenteve dhe përgatitjen e tyre për marrjen përsipër të pozicioneve më të larta profesionale dhe drejtuese në nivel Grupi. Ky program identifikon hapat e zhvillimit të këtij grupi talentesh, i realizon ato dhe bën të mundur krijimin e një grupi të përgatitur punonjësish (të cilët punojnë në shoqëritë e ndryshme të Grupit) të cilëve u ofrohet mundësia të avancojnë në karrieren e tyre në pozicionet drejtuese dhe sfiduese që Grupi Balfin ofron.
Si lindi ideja për këtë program. Grupi Balfin ka vite që operon në treg, pse pikërisht tani u materializua ky proces dhe jo më përpara?
Idea lindi nga nevoja. Grupi Balfin është një korporatë e madhe, me një ecuri të madhe me dinamikë gjithmonë në zhvillim, me projekte të shumta për tu drejtuar. Dëshira për të zhvilluar punonjësit, dhe krijimi për ta i një kuadri karriere, si dhe mangësitë që paraqet tregu i punës në Shqipëri në nivelin menaxherial, janë të gjitha elementë që e sollën të domosdoshme ngritjen e këtij programi. Kështu, gjendur përballë sfidave që kërkon biznesi, e vetmja mënyrë për ti përballuar me sukses ato dhe për të patur arritje të objektivave afatshkurtra por më tepër ato afatgjata për një korporatë është të ketë një kapital njerëzor cilësor dhe të motivuar.
Si është zhvilluar procesi i përzgjedhjes së punonjësve që janë të përfshirë në Talent Pool?
Përzgjedhja është bërë sipas një procesi të mirëmenduar dhe i ndarë në disa hapa. Hapi i parë ka qenë njoftimi për çeljen e programit tek kompanitë e Grupit. Më pas nga secila kompani kanë ardhur propozimet për kandidatë të cilët duhet të plotësonin disa kritere dhe vlerësime në formate të përcaktuara dhe specifike për këtë qëllim. Pas selektimit në këtë fazë të gjithë kandidatët e selektuar kanë kaluar një numër të caktuar testesh me shkrim në fusha logjike apo fusha që kanë të bëjnë me aftësitë profesionale dhe menaxheriale. Pas mbarimit të fazës së testimit, një selektim i dytë u është bërë kandidatëve në bazë të rezultateve nga ky testim. Kandidatët që kaluan dhe fazën e testimit kaluan më pas në fazën e fundit, atë të intervistimit në zyrat qëndrore Balfin, dhe së fundmi kandidatët që kaluan me sukses dhe këtë fazë u bënë pjesë e grupit të parë të Talent Pool 2017. Pra një proces i rregullt që ndiqet nga kompanitë e mëdha dhe korporatat në botë.
?farë përmban program i zhvillimit të Talent Pool?
Programi i Talent Pool është ideuar të zhvillojë kandidatët pjesëmarrës në tre drejtime:
Të treja këto mënyra janë një kombinim që në gjuhën e zhvillimit të punonjësve quhen ?Blended Learning? dhe synimi është që ti jepet mundësia punonjësve të marrin njohuri, ti praktikojnë dhe ti avancojnë ato në punën e tyre. Kjo bën që vetë këta punonjës më pas bëhen të aftë jo vetëm për të menaxhuar përgjegjësitë që ata aktualisht kanë por dhe të marrin përsipër sfida të reja edhe më të mëdha dhe për më tepër të përballojnë me sukses këto sfida.
Cili ka qenë roli dhe përgjegjësia e Departamentit të Burimeve Njerëzore në këtë proces?
Departamenti i Burimeve Njerëzore në Balfin është dizenjuesi, implementuesi dhe monitoruesi i këtij procesi. Procesi, për vetë rëndësinë që ka për Grupin, kërkon një ndjekje rigoroze të programit dhe për më tepër studimin e vazhdueshëm të alternativave dhe mjeteve që mund të përdoren për pasurimin më tej të këtij programi. Departamenti i Burimeve Njerëzore është një department Zhvillimi në nivel Grupi dhe ka një rol parësor në të gjithë hallkat e programit.
Si po e shohin këtë proces personat që tashmë janë pjesë e Talent Pool?
Ndërkohë që Anjeza na u përgjigj: ?Më mirë se sa nga unë për këtë arsye mund të pyesni direkt disa nga punonjësit e talentuar që po marrin pjesë në program?- ne takuam disa prej tyre.
?Përftimi i njohurive të reja nga ekspertë ndërkombëtarë nëpërmjet metodikave jo tradicionale ka ndikuar dukshëm në mënyrën time të punuarit? – thotë Andon Qirushi, inxhinier pranë kompanisë Mane TCI.
Nderkohë Eva Devolli, drejtuesja e brandeve në kompaninë Fashion Group, një tjetër pjesëmarrëse, dëshiron që t?ja rekomandojë pjesëmarrjen në këtë projekt të gjithë kolegëve të etur për dije.
Ndërsa për Artur Prendin, menaxherin e kategorisë në Neptun, ky program është një kombinim interaktiv i materialeve teorike të vëna në praktikë për më tepër në dimension grupi. Idi Sulo, menaxher i zgjerimit dhe zhvillimit në SPAR shprehet që programi Talent Pool stimulon konkurencën pozitive dhe kërkesën për tu vetëpërmirësuar më tej.
Sigurisht që në këtë program ka shumë pjesëmarrës të tjerë, të cilët ashtu si dhe koleget e tyre marrin pjesë aktive dhe janë pjesë e këtij programi nga kompani të tjera të Grupit si Jumbo, Green Coast, Milsped Albania, ElektroServis, FoodWay, ACREM, apo AlbChrome ? të gjitha pjesë e Grupit Balfin, Grupit më të madh dhe innovator të investimeve në Shqipëri dhe ndër më të mëdhenjtë në rajon.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi priti në një takim Kreun e...
Ish-oficeri i antidrogës, Dritan Zagani në një postim në rrj...
I diplomuar në matematikë. Ka bërë dhjetra kurse e trajnime ...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimet në Komisariat...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një ta...
Një tjetër incident është shënuar pas përplasjes së banorëve...
Gazetari Elio Laze, ka zbuluar një skandal në Zyrën Qendrore...
Ditën e sotme janë sekuestruar pasuritë e Habilajve në Vlorë...
Shërbimet e Patrullës së Policisë Kufitare Kapshticë, bënë k...
Nga Gjergj THANASIMeqenëse kreu i SHISH është i diplomuar pë...
Petrit Vasili nga selia e LSI ka hedhur poshtë pretendimet d...
Disa muaj më parë ambasadori Lu paralajmëroi se Byroja dhe S...
Dje Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar të PD-së, ku...
Një person është gjetur i mbytur paraditen e sotme në Lumin ...
Në një dalje për mediat, kryetari i grupit parlamentar të LS...
Komisioni i verifikimit ka akses në të gjitha institucionet ...
Ditën e djeshme është hedhur hapi vendimtar për zbatimin e r...
Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e një 24-vje...
Ndërsa po diskutohej pr.buxheti për vitin 2018, anëtarët e o...
Disa ditë më parë erdhi tek Fiks Fare një qytetar. E kishte ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...