Kthjellime dhe vranësira të pakta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar, e ish-deputetit socialist, Eduart Ndocaj, me anë të nënkryetarit të saj Alban Daci, i ka drejtuar një letër të hapur delegacionit të OSBE-së, në Shqipëri.
Në letrën në fjalë, Daci ka një sërë kërkesash në lidhje me Reformën Zgjedhore, proceset demokratike dhe gjithëpërfshirjen në këtë proces.
Më poshtë mund të gjeni letrën e plotë:
Letër e hapur për delegacionin e OSBE-së në Shqipëri
Reforma Zgjedhore, proceset demokratike dhe gjithëpërfshirja
Shqipëria ka kaluar në këto 27 vite tranzicion, periudha të rëndësishme në aspektin e demokratizimit të vendit, reformave institucionale dhe ka bërë hapa të rëndësishëm në procesin e integrimit euroatlantik.
Në këto 27 vite Shqipëria është karakterizuar nga një cikël me ulje e me ngritje, herë me progres e herë me regres dhe këtë e them në kuptimin e përgjithshëm të panoramës ekonomike, sociale, institucionale, politike dhe demokratike.
Shqipëria ka pasur sfida të rëndësishme që e vetme nuk do të t?i përmbushte me sukses dhe po ashtu nuk do të arrinte të bënte hapa të rëndësishëm. Një rol të rëndësishëm në proceset e demokratike, institucionale, politike dhe zgjedhore kanë luajtur autoritetet e huaja, ose entet partnere dhe këtu e kam edhe për rolin e rëndësishëm që ka luajtur OSBE.
Këtë letër të hapur drejtuar OSBE-së, po e shkruaj si n/Kryetar i Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar (PBDKSH) dhe po ashtu si intelektual i ri, i shkolluar jashtë, i angazhuar në jetën politike e sociale të vendit për të përkrahur e promovuar progresin e demokratizimit të vendit, pa të cilët nuk mund të ketë Shtet të së Drejtës, zhvillim, progres, stabilitet politik dhe integrim të plotë në BE dhe në forma të tjera të rëndësishme në nivel ndërkombëtar.
Së pari, OSBE duhet të ketë një rol parësor në gjithë procesin e reformës zgjedhore që do të nis së shpejti. OBSE duhet të jetë autoriteti garantues dhe monitorues për gjithë procesin e reformës zgjedhore.
Së dyti, OSBE, duhet të respektojë identitetin e saj për çfarë është krijuar dhe po ashtu, duhet të qëndrojë mbi palët, por bashkë me palët për të bërë një reformë të shëndoshë e mbi të gjitha origjinale që i përshtatet traditës sociale dhe institucionale të vendit tonë. Çdo reformë e bërë nuk duhet të jetë vetëm implementim apo kopjimi i një modeli ekzistues në një vend tjetër, por duhet të jetë na harmo me Kushtetutën e vendit, me frymën e Politikës Parlamentare dhe mbi të gjitha duhet të garantojë një përfaqësim dinjitoz dhe të gjerë të komuniteteve të ndryshme sociale që janë në vend e po ashtu edhe të respektojë përfaqësimin e gjithë territorit në mënyrë të barabartë dhe dinjitoz.
Së treti, OSBE-ja duhet të bëj takime e tryeza gjithëpërfshirëse, duke përfshirë të gjitha subjektet politike të ligjshme që janë aktive, shoqërinë civile dhe çdo faktorë tjetër të formës sociale që mund të japin eksperienca dhe kontribute të rëndësishme në drejtim të një reformë zgjedhore të shëndoshë.
Së katërti, OSBE-ja, duhet të veprojë si autoritet mbi palët, nuk duhet të bëhet palë me asnjë nga subjektet e mëdha politike, nuk duhet të privilegjojë askënd dhe duhet t?i trajtojë të gjithë si të barabartë ne formatin faktorizimit për të qenë të përfshirë në gjithë procesin e konsultimeve për arritjen e një reformë zgjedhor efikase, me përfaqësim të gjerë për të afruar një kod zgjedhor moderne që në themel ka demokracinë, ruajtjen e vullnetit të lirë të popullit dhe përfaqësim sa më të gjerë të gjithë faktorëve social në vend.
Së pesti, OSBE-ja, duhet të respektoj frymën për të cilën është themeluar BE-ja, ku në bazë të saj qëndron diversiteti si pasuri e madhe e po ashtu gjithëpërfshirja si një garanci për qëndrueshmëri e stabilitet. Nëse OSBE-ja mendon dhe kërkon të bëj tryeza vetëm me partitë kryesore në vend, kjo reformë nuk do të ketë sukses dhe do të ketë të njëjtat problematika që kanë pasur në këto vite të gjata tranzicioni.
Së gjashti, OSBE përmes përfaqësuesve të saj dhe përfaqësimit të saj, nuk duhet vetëm të hartoj e të publikojë një raport pas zgjedhor, por duhet të jetë e ashpër dhe tu kërkoj llogari institucioneve shqiptare, subjekteve politike që problematikat e hasura në raport, si blera e votës, presionet, përdorimi i institucioneve për qëllime elektoral, rastet e përfshirës së personave me precedent penale në proces zgjedhor duhet të marrin fund njëherë e mirë dhe këto problematika nuk duhet të jenë më të pranishme në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe më vonë edhe në ato Parlamentare.
Së shtati, OSBE nuk duhet të krijojë konsultime, tryeza e takime mbi bazën e gjykimeve apo paragjykimeve, duke vënë si kriter rezultatet zgjedhor dhe madhësinë e një subjekti. Të gjitha partitë politike që janë të ligjshme, që janë aktive janë të barabarta dhe historia e zgjedhjeve botërore ka treguar, se një parti e madhe mund të bëhen e vogël pas një palë zgjedhjesh dhe një e vogël i ka të gjitha mundësi të bëhet e madhe dhe të qeveris vendin. Rast për tu marrë në konsideratë janë zgjedhjet aktuale në Austri, ku një djalë i ri, mori një parti të vjetër e thuajse të harruar dhe brenda pak kohësh arrit të fitonte zgjedhjet dhe të merrte të drejtën legjitime për të qeverisur vendin. Nuk është roli i OSBE-së për të vendosur seleksionime dhe përzgjedhje mes subjekteve politike në vend, roli historik i OSBE-së është gjithëpërfshirja dhe krijimi i mundësive të barabarta dhe demokratike për çdo subjekt politik legjitim dhe aktiv në Shqipëri.
Ne, që përfaqësojmë subjektet politike në vend, duke pasur parasysh se përfaqësojnë dhe sovranitetin tonë, kemi të drejtën legjitime të bëjmë kritika ndaj OSBE-së apo ndaj çdo autoriteti ndërkombëtar që asiston në Shqipëri, ashtu siç edhe duhet t?i falënderojmë e tu jemi mirënjohës, kur puna e tyre/angazhimi i tyre sjellë progres në të mirën e vendit dhe të qytetarëve.
Alban Daci
PBDKSH
N/Kryetar
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin “360grade”, të ...
Ish-shefi i Antidrogës së Fierit, Dritan Zagani, në një lidh...
Në vijim të diskutimit për temën e prostitucionit në Shqipër...
Në vijim të diskutimit të temës “Prostitucioni, cilat zgjedh...
Avokati i njohur Genc Gjokutaj, i ftuar në studion e emision...
E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24, Dalina Fic...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Manhatan t...
Avokati i Moisi Habilajt në një prononcim për emisionin “Top...
I ftuar në “Forumet UET”, një bisedë me studentë dhe pedagog...
Kreu i shteti Ilir Meta, ka dhënë mbrëmjen e sotme një inter...
Ilir Meta i ftuar në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka,...
Në një intervistë për Syri.net, Presidenti i Republikës Ilir...
Djali i Ministrit të Brendshëm në detyrë është arrestuar sot...
Emisioni investigativ “BOOM” udhëtoi mbrëmjen e sotme drejt ...
Presidenti Ilir Meta, ka komentuar emërimin e Helidon Bendos...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Pogradec, ...
Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ftuar në studion e emis...
Opozita shqiptare në Maqedoni po bëhet gati për protesta të ...
Ditën e sotme një 57-vjeçar është gjetur i vdekur në lumin O...
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi priti në një takim Kreun e ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...