web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Artur AJAZI/ Kush shet moral politik sot në Shqipëri

22 Tetor 2017, 19:56, Aktualitet CNA

Në tregun e hapur të moralit  mbi gjithçka ndodh sot në Shqipëri, padyshim një pjesë e politikës  mbetet e para që shet një ?mall? të tillë, të mbushur me profka, gënjeshtra, mashtrime, programe dhe ide të ndotura. Mjafton ti hedhësh një sy portaleve, gazetave dhe televizioneve, dhe do të shikosh dhe dëgjosh tek shesin moral politik, emra dhe persona që ose kanë ardhur rastësisht në politikë, ose kanë ardhur të ftuar për të qenë lolo dhe zaret e dikujt tjetër. Ka gjasa që të ndodhin si e para ashtu edhe e dyta, por kurrë nuk ka ndodhur që ?bujtësi? në politikë të hyjë dhe të qëndrojë me dinjitet në atë valle.

Duke shfrytëzuar momentin, duke shfrytëzuar situatat  delikate, duke shfrytëzuar njohjet dhe lidhjet e tjera ?frytëdhënëse?, në skenën politike  shqiptare  erdhën dhe u bënë pjesë e saj, edhe emra të njohur të botës së nëndheshme të krizave dhe përplasjeve rajonale dhe etnike. Politika që të ekzistojë ka nevojë të hapet, ashtu si edhe të mbyllet, ka nevojë për pasion  ashtu siç ka nevojë edhe për paksa moral, dhe jo vetëm për politikanë që janë ?kodoshë? të pushtetit. Gjithmonë kur politika ka realizuar diçka, e ka bërë duke marrë  në konsideratë pushtetin, duke mos harruar dhe përdorur edhe moralin. Në ditët e fundit, politika duket se është trazuar më shumë nga ?shitja e moralit politik?  se sa nga zero faktet që organi Prokurorisë tentoi të servirte, pa kryer hetim paraprak,  për arrestimin  e një ish-ministri. Sot shoqëria shqiptare ka nevojë që bashkë me ekzistencën e politikës, të sigurojë të ketë edhe politikanë të moralshëm.

Por për fatin e keq, sot një pjesë e politikës, drejtohet nga ?politikanë? të rastësishëm, të dyshimtë dhe të pamoralshëm.  Politikanët e  opozitës nuk duhen kompleksuar moralisht  lidhur me të shkuarën e tyre në qeverisje, pasi  kodi moral dhe ai politik, janë gjëra të ndryshme. Sot shesin moral politik, ata që politikën e përdorin  në forma të shumta për intersa personale, duke mos ndarë  zyrtarin nga interesi opinionit publik. Gjykimi  i moralit politik, përdoret  edhe kur veprimet e politikanëve rrezikojnë kodin etik dhe profesional të tyre, duke keqpërdorur  nocionin e  ?lojës së ndershme?, duke shkelur  kriteret  ideologjike,  programet, idetë etj.

Duke qenë moralisht i papranueshëm fenomeni korrupsionit në politikë, është e natyrshme që moral politik nuk mund të shesin ata që janë akuzuar  për afera  korruptive, apo edhe vepra të ndryshme penale. Sot shesin moral politik ata që janë akuzuar dhe denoncuar për korrupsion, duke u  justifikuar dhe duke  bërë manovra politike të çfarëdoshme, duke thyer madje edhe rregullat e lojës. Edhe në rastin e ish-ministrit Tahiri, ata që po shesin më shumë moral politik,  po e trajtojnë atë më tepër mediatikisht, dhe jo duke u bazuar mbi prova dhe fakte zyrtare. E ardhmja politike, e atyre që sot çirren dhe shesin më shumë ?moral politik?  për gjoja ?fatet e popullit? duket plotësisht e pasigurt, pasi ata nuk janë shumica, janë pakica, ata nuk janë e vërteta janë mashtrimi, ata nuk janë e pastra janë e ndotura, ata nuk janë realiteti janë  imagjinata. Ata që sot shesin veç moral politik, janë politikanët e  bllokimit që nuk kanë  asnjë  alternativë tjetër që tu paraqesin  shqiptarëve, janë pakica dhe të tillë do të mbeten në rast mosndryshimi, derisa të  mbushin cektësinë e tyre  politike në sytë e shqiptarëve.





Lajmet e fundit nga