web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Droga në Vlorë/ Krimet e rënda vendosin masën e sigurisë për dy të arrëstuarit

21 Tetor 2017, 09:09, Kronika CNA

Gjykata për Krimet e Rënda nesër shqyrton masën e sigurisë kundër shtetasve Armand Koçerri dhe N. Seiti, të cilët u arrestuan në fshatin Babicë të Vlorës, gjatë operacionit ku u sekuestrua një sasi rekord droge prej 4.5 ton.

Kujtojmë këtu se lënda narkotike u sekuestrua para disa ditësh në banesën e Armand Koçerrit në Babicë të Vlorës.

Policia bëri të ditur se banesa e këtij të fundit ishte shndërruar në një magazinë për lëndën narkotike.

Këta dy shtetas akuzohen si bashkëpunëtorë të bandës së shumpërfolur të familjes Habilaj. /CityNews





Lajmet e fundit nga