Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
6 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, më 19 qershor 2017, ora 19,15, avokati Mirjan Kapo thotë se është kërcënuar me vdekje nga një person me telefon. Ky fakt bëhet i ditur në një letër dërguar, më 20 qershor 2017 Ambasadorit të Konfederatës Zvicerane dhe duke vënë në dijeni Ambasadorin amerikan dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, nga përfaqëuesi me prokurë i firmës zvicerane të ndërtimit B-Baumanagement Group GmbH avokat Mirjan Kapo.
Kapo thotë se “nga provat e grumbulluara bëhet fjalë për krim të organizuar ndërkombëtar dhe mashtrime bankar”.
Kjo ka qenë arsyeja, thotë Kapo që “më datë 19.06.2017, ora 19,15, jam kërcënuar me vdekje nga një person që foli nëpërmjet telefonit me numër 0041 76 29 25 386”. I ka kërkuar ambasadorit zviceran që të merren në mbrojtje e bija dhe ish-bashkëshortja.
Kapo shkruan se para Prokurorit të Përgjithshëm zviceran ka bërë kallëzim penal kundër Presidentit të Shqipërisë z. Ilir Meta etj.
Kapo tha se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako dërgoi tek ai dy oficerë policie, të cilët morën shënim dhe deklarimet e të kërcënuarit, dujke i garantuar se askush nuk do të prekë atë dhe familjen në Zvicër.
Ja teksti i dokumentit:
“Durrës, më 20.06.2017
Ambasadorit të Konfederatës Zvicerane z. Christoph Graf
1) Ambasadorit të SHBA Tiranë z. Donald Lu
2) Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit z. Haki Çako Tiranë
I nderuar z. Ambasador!
Siç do të konstatoni nga prokura që po ju bashkëngjis, jam përfaqësues i firmës zvicerane B-Baumanagement Group GmbH.
Kam të drejtë të mbroj interesat e kësaj firmë, përfaqësuar nga z. Giovanni Boemi, përpara autoriteteve ligjzbatuese të shtetit shqiptar.
Nga provat e grumbulluara bëhet fjalë për krim të organizuar ndërkombëtar dhe mashtrime bankare.
Jam i detyruar t’ju vë në dijeni se më datë 19.06.2017, ora 19,15, jam kërcënuar me vdekje nga një person që foli nëpërmjet telefonit me numër 0041 76 29 25 386.
Njoftova për këtë këcënim autorizuesin tim z. Boemi duke i kërkuar të bënte kallëzim në polici derisa të shkoja unë.
Sqaroj se para Prokurorit të Përgjithshëm zviceran unë kam bërë kallëzim penal kundër Presidentit të Shqipërisë z. Ilir Meta etj.
Kërkoj nga ana juaj të njoftoni autoritetet e vendit tuaj pasi rrezikohet jeta e vajzës sime Ani Kapo dhe ish-bashkëshortes Liri Lushi Kapo që banojnë në Wintertur.
Me respekt
Av. Mirjan Kapo
Cel: 068 22 47 364
“
Ja si u mashtrua zvicerani me garanci false të Bankës Kombëtare të Austrisë
Mashtrimi që iu bë kompanisë zvicerane së ndërtimit B-Baumanagement Group GmbH për projektin Hotel Vlora ka lënë gjurmë në Austri, pasi shqiptarët i kanë paraqitur garanci bankare false të lëshuar gjoja nga një bankë me reputacion në Austri.
Në një njoftim për shtyp të 15 janarit 2013, OeNB (Oesterreichische Nationalbank – Banka Kombëtare e Austrisë), fakt që tërhoqi vëmendjen e medieve të Vjenës, mes të tjerave, thuhet:
“Në një rast tjetër mashtrimi, javën e kaluar [para 15 janarit 2013] një garanci e falsifikuar e OeNB-së për një kompani ndërtimi të referuar si “BOEMI Giovanni B-Baumanagement Group GmbH” tërhoqi vëmendjen e OeNB-së. Certifikata e garancisë dhe nënshkrimet në certifikatë janë falsifikime të trasha; një nga nënshkruesit e pretenduar nuk është as anëtar stafi në OeNB. OeNB-ja thekson në mënyrë eksplicite se nuk lëshon garanci për projektet e ndërtimit të çfarëdo lloji. OeNB-ja këshillon urgjentisht personat ose kompanitë që u ofrohen garanci të tilla të falsifikuara, të mos bëjnë pagesa në lidhje me ose si rezultat i kësaj garancie të falsifikuar dhe më mirë të kontaktojnë autoritetet e policisë.
Për më tepër, OeNB-ja tërheq vëmendjen për faktin se nuk është bankë tregtare”.
(Shih faksimilen, marrë nga: file:///C:/Users/N3T-ERA/Downloads/_20130115_en%20(1).pdf)
INFO / Ç’është OENB
OeNB (Oesterreichische Nationalbank – Banka Kombëtare e Austrisë) është banka qendrore e Austrisë dhe, si e tillë, është pjesë integrale e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore (SEBQ) dhe e Eurozonës. Në interesin publik, Oesterreichische Nationalbank kontribuon në vendimmarrjen e politikës monetare dhe ekonomike në Austri dhe në Eurozonë. Në përputhje me Ligjin Federal mbi Oesterreichische Nationalbank, OeNB është korporatë aksionesh. Duke pasur parasysh statusin e saj si bankë qendrore, ajo, megjithatë, administratohet nga një sërë dispozitash të veçanta, siç përcaktohet në Aktin e Bankës Kombëtare. Kapitali i OeNB mbahet nga një aksionar i vetëm, qeveria federale. Të drejtat e aksionarëve të qeverisë federale ushtrohen nga Ministri Federal i Financave. Që nga maji i vitit 2010 ky kapital tërësisht mbahen nga shteti austriak.
Foto fakt / Presidenti Nishani sajdis tre personat që mashtruan Boem-in për projektin “Hotel Vlora”
Teksa shtypi shqiptar u mbush me lajme mbi ndjekjen penale për mashtrime ndaj ish-deputetit të PD-së Arben Lika, ku i fundit dhe dy miqtë e tij Ilir Dizdari dhe Dr. Dashnor Shena, u sajdisën më 8 dhjetor 2015 nga Presidenti i Republikës në detyrë SHT Bujar Nishani. Me rastin e kremtimit të 25-vjetorit të shembjes së komunizmit në Shqipëri, Presidenti dha një pritje festive në Pallatin e Brigadave, e cila mbyll edhe agjendën e veprimtarive përkujtimore e festive që u mbajtën në Tiranë në datat 7-8 dhjetor në përkujtim të Ditës së Rinisë, nën kujdesin e Kreut të Shtetit.
Me këtë rast, Presidenti Nishani vlerësoi me ?Dekoratën e Flamurit Kombëtar? Lëvizjen Studentore Shqiptare 1990-91.
Kjo foto është botuar në sajtin e Presidencës (http://president.al/?p=30491) dhe ribotuar në mediat e Tiranës.
Në një e-mail të datës 23 prill 2017, drejtuar avokat Kapos, biznemeni zviceran Giovanni Boemi ka identifikuar Arben Likën. Po ashtu, sikurse shkruan z. Boemi ka identifikuar z. Donad / Dashnor Shena(j), me të cilin ishte takuar më parë në Zyrih dhe pastaj në Tiraën ku e ka shoqëruar për projektin Hotel Vlora dhe shqiptari nga Tetova e Maqedonisë Rami Idrizi si dhe Ilir Dizdari.
Avokat Kapo thotë se Donad / Dashnor Shena(j) dhe shqiptari nga Tetova e Maqedonisë Rami Idrizi që janë marrë me klinentin e tij Giovanni Boemi, kanë lënë gjurmë të dyshimta në American Global Capital Fund, i pari, si drejtor filaili në Frankfurt Ah Main, Gjermani dhe i dyti, Rami Idrizi, si drejtor filaili në Tiranë, ku do të blente 80 për qind të aksioneve në disa projekte dhe që kapnin vlerën e 650 milionë dollarëve!
Po ashtu, shqiptari nga Tetova e Maqedonisë Rami Idrizi, sipas dokumentit, kishte projekte për miniera ari në Altaj të Rusisë, duke bashkëpunuar manjatin Vladimir Zhukov.
Arben Lika, ish-deputet i PD-së dhe mik i Metës nuk ndodhet në Shqipëri. Dosja e tij mund të jetë zhdukur
Në janar 2016, ish-deputeti i Partisë Demokratike Arben Lika është vënë nën hetim nga njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës.
Fillimisht materiali është referuar nga Drejtoria e Pastrimit të Parave pranë Policisë së Shtetit për një transaksion 1.1 milion euro, që është bërë nga kompania e Arben Likës e quajtur ?Fond Menagment Of Austria-1?.
Sipas medieve të Tiranës, kjo kompani rezulton të kishte dy degë të saj në Shqipëri. Njëra u hap në tetor të 2012, ndërsa tjetra në 13 mars 2015. Të dyja kanë si pronar ish-deputetin e PD në Shkodër Ben Lika. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sqarime nga kjo kompani lidhur me transaksionet e dyshimta që ka pasur me disa biznesmenë Azerbaxhanas.
Dyshohet se Arben Lika ka përvetësuar nga llogaria e tij bankare një shumë prej 1.1 mln euro nga disa biznesmenë azerbajxhanas. Në llogari të kësaj kompanie brenda 6 muajve të vitit 2014 janë transferuar 1.1 mln euro. Shumë kjo që është tërhequr nga Arben Lika. Por, gjatë marrjes në pyetje ai ka pretenduar se ka firmosur tërheqjen e shumës, por parat janë marrë nga persona që nuk i njihte, duke dorëzuar një kontratë e cila dyshohet se është fiktive. Për këtë fakt, prokuroria dyshon se ish-deputeti Lika ka kryer veprën penale të ?mashtrimit?.
Por sipas avokatit Kapo, Arben Lika nuk ndodhet në Shqipëri dhe se dosja e tij mund të jetë zhdukur në Prokurori./CityNews
Disa detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 49-vjeçarit s...
Një ngjarje e rëndë tronditi sot qytetin e Shkodrës ku një p...
Java, që po mbaron ishte mjaft e frytshme për sa i përket lu...
Një aksident me pasojë jetën ka ndodhur në orët e para të di...
Disa banorë të fshatit Kashar, ku u gjet trupi i pajetë i bi...
Spcialistët e Seksionit të Krimeve kundër personit ne polici...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, bënë të mundur ka...
Policia e Vlorës ka identifikuar bariun, i cili u gjet i vra...
Një 45 vjeçar nga Cërriku përfundoi në burg, pasi ushtronte...
Arrestohet në Elbasan një 50 vjecar, pasi tentoi të grabisë...
Policia e Durrësit sekuestron në port rreth 600 gram lëndë n...
Ka përfunduar takimi i presidentit Bujar Nishani me konstitu...
Plagoset një e moshuar në Durrës, si pasojë e shërthimit të ...
Arrestohen dy vëllezër, pasi policia u sekuestroi një arsena...
Vijon aksioni antikanabis nga forcat e rendit. Në Tepelenë ...
Policia e Korcës arrestoi një 31 vjecar, I cili aksidentoi m...
Policia e Vlorës prangosi Ernest Zeqo, 30 vjeç pasi ushtroi...
Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e armëve, drogës dhe ...
Një histori që kalon përmasat e imagjinatës, ndërsa protagon...
Policia e Sarandës ka konstatuar rreth 12.9 kilogram lëndë p...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...