Dy pyetjet që trazuan Tahirin/ A ka në pronësi një skaf ish-ministri Tahiri dhe a është ndaluar nga policia italiane?
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka deklaruar sonte ...
Pas bashkimit të Frontit Opozitar për të rrëzuar qeverinë e cila është përfolur ditët e fundit si e përfshirë në çështjet e drogës dhe krimit, pjesë e bashkimit është gjendur dhe Arian Galdini.
?Edhe pse isha i paftuar, dje iu bashkova me vullnetin tim Frontit Opozitar. Dikush ma kishte hequr, fshire, ngatërruar apo harruar emrin, por kjo nuk më pengoi e as kompleksoi që të shkoja atje.
Shkova sepse kam qenë, jam e do të mbetem kundër marrëveshjes së 17 – 18 majit e kundër çdo ujdie e pakti me konsensus negativ të udhëheqësive politike shqiptare.
Si aktivist civil kam qenë ngahera nxitës, kërkues dhe inkurajues i çdo bashkëpunimi politik transparent, të hapur, publik, qëllim-mbarë që bëhet për të mirën e përbashkët dhe kombëtare.
E kurrë nuk kam pëlqyer e as mbështetur asnjë strategji dialogu a bashkërendimi mes 2 – 3 a më shumë politikanësh me dyer dhe qëllime të mbyllura për publikun.
Shqipëria është këtu ku është e kështu si është, pikërisht sepse Liderët tanë kanë shitur e shtirur si akte të medha paqebërjeje, ato që në të vërtetë kanë qenë as më shumë e as më pak veçse allishverishe interesash private e partiake mes tyre.
Prej kësaj, ne kemi rënë nga diktatura e krimit shtetëror (komuniste) tek diktatura e krimit me shtet..
Gjate komunizmit, Byroja Politike ishte vetë dhe e vetmja Familje Mafioze që e përdorte shtetin si armë të asgjësimit në masë ndaj shqiptarëve.
Sot, Udhëheqësitë Politike, nuk kanë më plenium, por kanë ujdi të herë pas herëshme me konsensus negativ, për ti dhënë krimit shtet.
Krimi me shtet, nuk ndëshkohet, nuk gjykohet, nuk fajësohet.
Andaj, të gjithë pashallarët tanë politikë të të gjitha partive, e duan shtetin për pushtet dhe pushtetin për ti dhënë fuqi krimit që nuk ndëshkohet.
Krimi qe nuk ndëshkohet të pasuron pa djersë, pa mund e duke bërë plaçkë e të liga mbi vendin tënd dhe mbi qytetarët e tu, pa i dhënë llogari askujt.
Konsensusi negativ ka qenë suksesi dhe pleniumi i Kryetarëve tanë të mëdhenj në këto 27 vite pluralizëm.
Kështu që unë shkova në Tryezën e Frontit Opozitar me këtë botëkuptim sa me sipër, si një njeri dhe aktivist qartësisht dhe vendosmërisht kundër konsensusit negativ të Kryetarëve të Partive.
E bëra të qartë këtë qëndrim edhe në fjalën time që mbajta në Tryezën e Frontit Opozitar.
E për ta bërë më të kthjellët gjithë sa kam shkruar më sipër, unë në Tryezën e Frontit Opozitar, kërkova që beteja jonë si Front të kishte vetëm një qëllimësi dhe objektiv, rrëzimin e Edi Ramës.
Një Opozitë reaktive, që reagon dhe kundër-reagon, vepron dhe kundërvepron sipas ngjarjeve që ndodhin në Qeverisje, është potencialisht viktimë e axhendës së Kryeministrit, ose më keq akoma, pjesë e vijimësisë së konsensusit negativ të ujdisur në 17 – 18 maj.
Rasti Tahiri është një momentum politik, por nuk mund të jetë vetë synimi dhe akti politik i Opozitës.
A duhet kthyer ky rast e momentum në një shkas aksioni madhor dhe fortgoditës prej Opozitës?
Padiskutim që po.
Edi Rama e bëri të gjithë fushatë e tij elektorale dhe paselektorale, si një betejë çlirimi prej tepsisë.
Nëse në 2013 fitoi me Fajin e ka Saliu, në 2017 fitoi me Fajin e ka tepsia.
Përderisa, atij sapo i ka rënë Saimir Tahiri, nuk i ka rënë thjesht dhe vetëm ish-ministri i shpallur prej Ramës si më i suksesshmi, as Kryetari i PS për Tiranën, as Kordinatori i bashkëqeverisjes me qytetarët, e as deputeti i kryeqytetit.
Edi Ramës sapo i ka rënë alibia e tepsisë.
Nuk ia paskan fajin as partitë shushunja që e rrjepin shtetin me drejtori.
Fajin e paska vetë Kryeministri që e bën Mafian dhe krimin me Ministri.
As që ka të bëjë fare me Frontin dhe firmëtarët e Frontit Opozitar, kjo punë.
Me Front apo pa Front, në këtë pikë ku u pikëvlua Dosja Tahiri, Saimiri është vetëm fjalëkalimi, sepse gjithçka të çon vetëm tek I pari dhe pengu i krimit dhe kanabismafias, tek Edi Rama.
Nuk mund të lejojmë që të qeverisemi edhe 4 vite të tjera nga Kryeministri dhe Qeveria e Mafias Estetike, vetëm e vetëm se Edi Rama di të mbajë fjalime të bukura. As pse vishet bukur, e as pse është cool.
Është koha për përgjegjësi dhe përgjegjshmëri.
Kush ka qejf fjalimet e Edi Ramës, le të ndjekë ERTV live nga Surreli apo nga burgu, por jo nga Kryeministria e Shqipërisë.
Koha që Edi Rama, të largohet nga Kryeministria?. /CityNews
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka deklaruar sonte ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në “360 Grad...
Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj tha në 360 gradë me...
Gjatë fjalës së tij në emisionin “Opinion” moderatori Blendi...
Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zgjedhur që këtë t...
Tematika e ditëve të sotme si në media ashtu edhe ndër qytet...
Tematika e ditëve të sotme si në media ashtu edhe ndër qytet...
Ish deputeti socialist, Koço Kokëdhima, nga emisioni “Të pae...
Prokurori që ka bërë të mundur firmosur kërkesën për heqjen ...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sonte ka deklaruar ...
Ish-ministri i Brendshëm, Simir Tahiri, i ftuar në studion e...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sonte në studion e ...
Prokuroria ka zbardhur akuzat e plota ndaj ish ministrit Sai...
Drejtuesi i emisionit “Ju flet Moska”, Kastriot Myftaraj i f...
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, është përballur mbrë...
Një prej personave të arrestuar nga drejtësia italiane si pj...
Ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, pak para fillimi...
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, është përballur mbrë...
Blendi Fevziu e ka hapur emisionin “Opinion” megjithse perso...
Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, ishte i ftuar në studion e...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...