“Rama trajton turizmin si real estate”/ Këlliçi: Po u fal tokat e fermerëve biznesit të 5D
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Nga ROBERT RRASA
E ndërsa mediat, politikanët, deputetët, dhe gjithkush flet sot për ?korrupsion? duke shigjetuar kryesisht njerëzit me pushtet apo segmente të tjera brënda llojit, duket se një tjetër sektor që shpesh mbetet në hije dhe që e ka trashur shumë ?zullumin? është ai i arsimit, dhe veçanarisht ai i arsimit të lartë, janë universitetet. Janë një armatë e madhe të korruptuarish që zënë fill nga sekserët, rojet e fakulteteve, asistentët e pedagogëve, pedagogët, rrethi tyre farefisnor, Dekanët etj. Një rreth kaq i madh njerëzish që klasifikohen si ?shtresa e shkolluar e shoqërisë?, nga e cila duhet të marrin veç dijeve dhe formimit profesional, shembullin e mirë brezat që shkollohen. Kudo biseda mbi paranë, mbi aferat e korrupsionit, mbi mundësinë e nxjerrjes së parave duke shfrytëzuar postin e pedagogut, dekanit, shefit të departamentit apo dhe më lart. Kudo biseda mbi favore dhe oferta të ndyra, mbi emërime dhe kalime të vitit akademik për një notë 5, dhe në fund edhe për një dipllomë, për të konkurruar nesër edhe për drejtor.
Pavarsisht arrestimeve dhe diskreditimeve nga mediat, duket se ?klasa? e të korruptuarve në universitetet tona nuk ndalet. Ata bashkëpunojnë me cilindo duke i rekrutuar si sekserët e tyre përgjatë vitit shkollor. Tek bisedon me studentë, me sekserë dhe tek-tuk edhe me ndonjë pedagog pijetar, meson se ?vlera e një provimi varet nga lënda, paraqitja fizike e studentit e cila tregon pasurinë e tij, pasi mund të ketë benz apo land ?rover, dhe pse jo edhe gatishmëria për të mbledhur i pari lekët e pista ditët e provimit?. Porthuajse shumica e pedagogëve në universitetet tona publike kanë sekserët e tyre, format dhe mënyrat e veta të mbushjesh së xhepave. Diploma ose më saktë, provimi diplomës, ka vajtur 1200 deri 1500 euro, dhe kjo nuk varet nga aftësia e studentit si e ka përvetësuar lëndën ose leksionin e kopjuar në faqet e internetit, por nga tekat dhe përkëdhelitë e pedagogut. Madje ky i fundit ka arritur deri atje sa të mos pyesë fare as për dekanin dhe as për frikën e Rektorit dhe ligjit.
Llumi i korrupsionit që ka përfshirë segmente të stafeve në universitetet tona publike, mbetet problemi kronik që Ministria e Arsimit duhet ta marrë në konsideratë seriozisht. Kjo pasi ka zyrtarë të Ministrisë Arsimit, që kanë lidhje dhe interesa me Rektorët e universiteteve tona publike, japin dhe marrin prej tyre . Kjo marrdhënie, nis nga ndërhyrjet e emërimeve, dhe mbyllet e skandaleve financiare dhe shkeljet ligjore, duke nisur nga emërimet e papritura të miqve dhe ndonjë militanti që ka patur vite që kërkonte me ngulm të ishte pjesë e stafit akademik. Aferat e pista në universitete shpesh e kalojnë limitin e duhur logjik, duke i ngjarë në formë dhe përmbajtje aferave banale dhe vulgare të shtresave të paarsimuara të shoqërisë. Gjithçka duket se u është lënë në dorë sekserëve, një staf akademik i mbajtur dhe pasuruar me para nga sekserët. Natyrshëm lind pyetja e çdo studenti dhe qytetari, pse nuk ndëshkohet korrupsioni në universitetet tona publike ? Përgjigja vjen po kaq natyrshëm, ai mbrohet nga segmente të stafi, duke nisur nga përgjegjësit e departamenteve, dhe deri rektorët.
Një miku im pedagog në një nga universitetet tona publike më tha se ?vetëm në 2 vitet e fundit kemi patur trefishin e kolegëve të mi të hetuar dhe përgjuar nga organet kompetente, 6 arrestime dhe 4 të ndaluar, të cilët jo vetëm nuk janë ndëshkuar dhe kanë dale pas 72 orësh, por ende vazhdojnë të zhvatin para kur dhe ku të munden dhe nuk i hyn gjembi në këmbë, pra gjithçka ka marrë fund?. Si ka mundësi të përhapet kaq shumë epidemia e korrupsionit në universitetet tona duke mos patur kurrë asnjë të ndëshkuar, kurrë asnjë i dënuar, kurrë asnjë i diskredituar publikisht nga dekanatet dhe rektoratet, por gjithmonë janë marrë në mbrojtje.
Rastet ekstreme të padëgjuara të korrupsionit
Përgjatë gjithë ekzistencës së tyre, universitetet tona publike, nuk kanë përjetuar kurrë një përhapje kaq të madhe të korrupsionit, kaq sa kanë sot. Kurrë universitetet tona publike nuk kanë qenë sa janë sot, të akuzuara, të denoncuara, të diskredituara, të shigjetuara nga mediat, dhe opinioni publik. Varësia nga korrupsioni i ka kthyer edhe ata që prej vitesh mbajnë (shpesh edhe të pamerituara) grada shkencore dhe poste në universitetet tona publike në ?ushtarë? të bindur të sekserëve tek mbushin me para xhepat dhe çantat e tyre në ditët e provimeve. Vlera e parave të pista (sepse të tilla janë) ndryshon nga njëri universitet publik tek tjetri, dhe pastaj nga njëra lëndë tek tjetra. Mjafton të përmendim faktin se vlera e një provimi në Tiranë shkon edhe 400 euro, kurse në Shkodër, Vlorë, Korçë dhe Elbasan ajo varion nga 150 deri 200 euro.
Vlera e një provimi diplome në Tiranë shkon nga 1500 deri 2000 euro, kurse në rrethe shkon nga 600-800 deri 1500 euro. Ndërkohë ja vlen të përmend edhe një fakt sa të turpshëm aq edhe dhimbshëm të ndodhur në një nga universitetet tona publike, që lidhet me pazarin e një provimi diplome të një studenti nga Prrenjasi. Sekseri kishte kohë që priste përgjigjen nga studenti, që edhe rrobat e trupit i blinte tek gabi ose ja falnin pasi ishte fukara nga familja. Me një baba të gjymtuar, nënë të sëmurë dhe 2 motra në shtëpi të papuna, studenti bënte përpjekje të kota tek studionte dhe mësonte për provimin e diplomës, pasi diçka tjetër i ishte rezervuar atij nga sekseri, që në 4 vitet e shkollës i kishte marrë e pakta rreth 1.5 milion lekë për disa provime.
Por me provimin e diplomës sekseri kishte rezervuar një ofertë të re kur studenti i kishte kërkuar notën 8, pavarsisht se kishte mësuar. Në takimin e fundit sekseri i kërkoi diçka të paimagjinueshme ?shko shit 2 lopët dhe e ke të marrë provimin dhe notën që kërkon?. Kjo natyrisht ishte e papritur për studentin nga Prrenjasi, i cili ishte ndër më të mirët e kursit të tij, duke u futur në siklet, por që për hir të notës e cila i vlente për Masterin dhe të ardhmes së tij ai e kishte vendosur t?ja thoshte prindërve të vërtetën e hidhur. Shkurt, lopët u shitën, provimi doli me ?sukses? duke i vënë notën 8. Paratë u dhanë një pasdite përpara ditës së provimit të diplomës, në një nga lokalet e preferuara të sekserit. Një turp, një fyerje e madhe për cilindo pedagog që punon me punën e ndershme, dhe që kolegë të tillë i kanë vënë njollën e zezë stafit akademik dhe universitetit ku ata japin mësim. Nga këtu duhej të kishte nisur reforma në arsimin e lartë, nga këtu duhej të kishte nisur hartimi i ligjit mbi arsimin e lartë, për ti ndalur dorën seksero-pedagogëve, që çdo ditë e më shumë po ngjajnë me rrugaçët apo xhepistat e autobuzave dhe trenave se me njerëzit e shkolluar që shkollojnë djemtë dhe vajzat tona në auditoret e universiteteve./Citynews
Nga Gjergj THANASIJo pak diplomatë-ambasadorë të Rilindjes j...
Në një intervistë të dhënë për televizionin e diasporës “ACT...
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë në Vlorë, minist...
Kryeministri Rama u shpreh sot se progresi në arsim është i ...
Një person është arrestuar në flagrancë nga policia e Tropoj...
Policia ka bërë të mundur zbardhjen e vjedhjes së ndodhur në...
Mes të tjerash, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, kryemi...
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama ka mbledhur sërish kabi...
Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmi ...
Policia Kufitare godet një tjetër rast të tentativës për “Tr...
Ndërkohë që tri vite kanë kaluar nga vrasja e një 45-vjeçari...
Në muajin janar Bullgaria merr për herë të parë presidencën...
Vetëm pak ditë nga zgjedhjet lokale në Kosovë, dhe mediat ra...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar, ...
DASHI21. mars – 20. prill Falë mbështetjes që do iu japë Ur...
Përgjigjia e shkurtër është, “Më shumë se sa mendoni.” Përgj...
Gjuha është një krijim i mrekullueshëm, vazhdimisht në ndrys...
Ka raste nga e gjithë bota që lojtarët që luajnë shumë lojër...
Ne, si njerëz, jemi me fat. Kemi një planet të mrekullueshëm...
Në filmin ‘Lost in Translation’, Bill Murray luan një yll fi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...