Demiraj: Drejtorët e policisë në qarqe kanë qenë menaxherët e kanabisit
Në një intervistë të dhënë për televizionin e diasporës “ACT...
Nga Gjergj THANASI
Jo pak diplomatë-ambasadorë të Rilindjes janë shquar për gafa, budallallëqe e palacollëqe publike. Geisha amabsadore në Holandë la nam duke mashtruar për problemin e madh të azilkërkuesve, emigrantëve klandestinë dhe kriminelëve shqiptarë në Holandë, që sipas AIVD-së holandeze kanë kontakte pune me politikën shqiptare në nivel deputeti, ministri dhe nëpunësish të kryeministrisë shqiptare. Geisha amabsadoreshë në Romë nuk bëri as më të voglin reagim, kur të zgjedhur lokalë italianë bën thirrje për të hapur sezonin e gjuetisë kundra të huajve madje edhe për të vrarë ndër të tjera shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës. Samuraj ambasadori ynë në Egjipt nga Kajroja brockulliste se po bënte namin për t?i mbrojtur e ndihmuar marinarët e një anijeje shqiptare të mbajtur peng nga milicitë libiane!
Krahas këtyre shembujve të turpshëm kemi lavi Zotit edhe përjashtime. Adrian Haskaj konsulli ynë i përgjithshëm në Bari të Italisë po bën përpjekje të vazhdueshe për të zbatuar të ashtuquajturën diplomaci ekonomike. Porti i Barit gjatë sezonit të lartë është shndërruar në ferr për pasagjerët por edhe për automjetet, që nga Italia vinë në Durrës me tragete. Në kokrrën e vapës së gushtit (2017) qindra pasagjerë shqiptarë prisnin
pa pasur as edhe një copë hije mbi kokë edhe për katër orë për t?u imbarkuar në tragete. Fajtore ishte infraktura miserabël e Portit të Barit përsa i përket vend bregëzimit të trageteve për Durrës, ndryshe nga vend bregëzimit i trageteve për Patras dhe Igumenicë të Greqisë! Ka vetëm dy kabina kontrolli pasaportash (dy korsi automjetesh) për qindra e me raste mijëra pasagjerë e me raste qindra automjete! Njerëzit rrinë jashtë me orë të tëra në këmbë në pikë të djellit në verë e në shi e në erë në dhjetor. Porti i Durrësit pavarësisht nga vjedhjet me anë të koncesioneve është ku e ku më lart Portit të Barit përsa i përket infrastrukturës si në Terminalin e pasagjerëve edhe në atë të kontejnerëve.
Konsulli Haskaj pasi e ka ngritur këtë problem me të gjitha autoritet italiane nga prefekti te kryetari i juntës rajonale, nga kreu i Autoritetit Portual Bari te shefi i Kapitenerisë së Portit të Barit dhe ka ndeshur në një burokraci tipike italiane i është drejtuar mediave këtej dhe andej Adriatikut. Stuhia mediatike e ngritur nga diplomati shqiptar ka zgjuar nga gjumi burokracinë italiane. Me masat, që po merren Porti i Barit pritet së shpejti ta humbasë titullin e turpshëm ?Porti Kërmill?! Konsulli Haskaj përvec se ka organizuar një mbledhje të gjerë me agjensitë detare dhe armatorët e trageteve, që mbulojnë Linjën Durrës-Bari, arriti nëpërmjet presionit mediatik dhe atij diplomatik, ta detyrojë Ugo Patroni Griffi-n, kreun e Autoritetit Portual Bari, që të hiqte dorë nga përrallat e pamundësisë së përmirësimit të punës në port për shkak të domosdoshmërisë së kontrolleve të forta për pasagjerët e mjetet e ardhura nga një vend jashtë Zonës Shengen, apo për pamjaftueshmërinë e kalatave në Portin e Barit për të përballuar trafikun e shtuar të trageteve dhe të anijeve tip Ro-Ro. Shifrat flasin vetë. Nëse në prill pati 400 shqiptarë të kthyer mbrapsht nga policia italiane, se nuk plotësonin kushtet për të hyrë në Itali, në gusht pas presioneve të ministrit francez të punëve të brendshme Collomb, për shkak të kontrolleve më cilësore të policisë kufitare në Durrës, vetëm 88 shqiptarë u kthyen mbrapsht nga policia në Bari!
Në përfundim autoritetet italiane pranuan kërkesën e konsullit shqiptar për të filluar veprimtarinë e Portit të Barit një orë më herët se orari aktual (ora 7 jo më 8 e mëngjesit). Po ashtu me fondet e vetë Autoritetit Portual Bari, rreth 1 milion e 250 mijë euro para verës 2017 do të jenë ndërtuar korsitë dhe kabinat e reja të kontrollit. Në Rrugkalimin Nr 1 do të jenë ndërtuar 5 korsi (4+1 korsi për urgjencat) bashkë me kabinat e kontrollit të modeluara sipas atyre të autostradës dhe në rrugëkalimin Nr. 2 do ndërtohen 3 korsi (2+1 për emergjencat). Deri në fund të vitit 2018 në Kalatën San Vito do modernizohet stacioni detar (Stazione maritimo) duke ndërtuar një holl të ri multifunksional, të mbyllur dhe me ajër të kondicionuar me sipërfaqe 700 metra, gjithsesi ende inferior krahasuar me Terminalin e pasagjerëve në Portin e Durrësit.
Si përfundim mund të themi se një diplomat ?agresiv? shqiptar e detyroi buroktracinë portuale italiane të zgjohet nga gjumi dhe t?i trajtojë pasagjerët dhe automjetet shqiptare sipas standardit europiaan. Fundi i fundit, që në kohën e Embargos kundra Jugosllavisë së mbetur, ishte trafiku me tragete me Durrësin, që e mbajti gjallë Portin e Barit, madje i ofroi mundësinë për të pasur fitime të jashtëzakonshme. Ka ardhur koha, që shqiptarët njëlloj si ?pula?, që bën vezë të arta, të trajtohen me rrespekt, kortezi e bonsens nga fqinjët tanë italianë!/ CityNews
Në një intervistë të dhënë për televizionin e diasporës “ACT...
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë në Vlorë, minist...
Kryeministri Rama u shpreh sot se progresi në arsim është i ...
Një person është arrestuar në flagrancë nga policia e Tropoj...
Policia ka bërë të mundur zbardhjen e vjedhjes së ndodhur në...
Mes të tjerash, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, kryemi...
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama ka mbledhur sërish kabi...
Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmi ...
Policia Kufitare godet një tjetër rast të tentativës për “Tr...
Ndërkohë që tri vite kanë kaluar nga vrasja e një 45-vjeçari...
Në muajin janar Bullgaria merr për herë të parë presidencën...
Vetëm pak ditë nga zgjedhjet lokale në Kosovë, dhe mediat ra...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar, ...
DASHI21. mars – 20. prill Falë mbështetjes që do iu japë Ur...
Përgjigjia e shkurtër është, “Më shumë se sa mendoni.” Përgj...
Gjuha është një krijim i mrekullueshëm, vazhdimisht në ndrys...
Ka raste nga e gjithë bota që lojtarët që luajnë shumë lojër...
Ne, si njerëz, jemi me fat. Kemi një planet të mrekullueshëm...
Në filmin ‘Lost in Translation’, Bill Murray luan një yll fi...
Është e lehtë të supozohet se të gjitha banesat janë të njëj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...