Ndahet nga jeta ish-ministri dhe deputeti
Është ndarë nga jeta ish-ministri dhe ish deputeti Dritan Pr...
Katër antena në rrjetin e Deutsche Telekom demonstruan ditën e Enjte të ardhmen e komunikimit. Antenat e vendosura në Berlin janë të parat në Europë që realizuan lidhjen e drejtpërdrejtë 5G në një mjedis real. Me përdorimin e rrjetit 5G NR (elementi i komunikimeve celulare në të ardhmen i 5G-së) arrihet transmetimi i një sasie të dhënash prej më shumë se dy gigabit për sekondë, si edhe një kohë pritje prej vetëm tre milisekonda.
Transmetimi ekstremisht i shpejtë i të dhënave dhe reagimi i rrjetit në kohë shumë të shkurtër janë përparësitë kryesore të 5G-së, i cili është krijuar për të çuar përpara zhvillimin e aplikacioneve të reja.
?Po e demonstrojmë rrjetin 5G këtu, në qendër të Berlinit, dhe jo në një laborator. Ky është një hap shumë vendimtar në rrugën për përdorimin e teknologjisë 5G në mbarë botën, lëshimi i të cilit është planifikuar për vitin 2020,? u shpreh Claudia Nemat, Anëtare e Bordit Drejtues dhe përgjegjëse për Teknologjinë e Inovacionin në Deutsche Telekom.
?Nëse kërkojmë të jemi të lidhur në çdo kohë dhe me gjithçka, sigurisht që konsumatorët kanë nevojë për një rrjet me performancë të lartë, të sigurt dhe të besueshëm. Industria do të jetë ajo që do përfitojë më shumë nga 5G, si një mundësues i fuqishëm për një gamë të gjerë aplikacionesh. Ne jemi gati për 5G-në?, vazhdon më tej Znj. Nemat.
Standardi i ri i komunikimit
5G është më shumë sesa një standard i ri komunikimi; 5G është e ardhmja e standardit të telekomunikacionit, i cili do të bashkojë komunikimin e rrjetit fiks dhe atij të lëvizshëm. Një projektim dhe një arkitekturë e re rrjeti do të luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm. Rrjetet 5G do të kontrollohen nga programe të cilat do të jenë të programueshme dhe do të menaxhohen në të gjitha hallkat. Kjo krijon një platformë të gatshme për sigurimin e një numri të madh shërbimesh.
5G NR, ndërfaqja e re ajrore e 5G, do të punojë në kombinim me evolucionin e teknologjisë 4G/LTE, që do të thotë se edhe kjo e fundit do të luajë një rol vendimtar në komunikimet e së ardhmes.
Një nga teknologjitë kryesore në 5G NR, me qëllim rritjen e kapacitetit dhe shpejtësisë së të dhënave, është përdorimi i teknikave të avancuara në antena. I njohur si sistemi ?Massive MIMO? (input i shumëfishtë / output i shumëfishtë), kjo teknikë rrit numrin e elementëve të një antene të vendosur, si në stacion, ashtu edhe në pajisjen e abonentit, e cila mund të rrisë kapacitetin nëpërmjet një përdorimi edhe më efikas të spektrit të frekuencave.
Hapi i parë drejt rrjetit 5G për të gjithë
?5G NR në Berlin është hapi i parë i rëndësishëm drejt rrjetit 5G për të gjithë,? u shpreh Drejtori Teknik i Deutsche Telekom, Bruno Jacobfeuerborn. ?Sapo ky standard të përcaktohet dhe të jetë i disponueshëm, ne do të vijojmë në vitin 2018 me hedhjen e themeleve për ndërtimin e këtij rrjeti në shkallë të gjerë. Në këtë mënyrë, ne po nxisim zhvillimin teknologjik në Europë, por po demostrojmë edhe fuqinë tonë inovatore?, u shpreh Z. Jacobfeuerborn.
Deutsche Telekom po përdor spektrin e frekuencës në brezin 3.7 gigahertz me pajisje Huawei për implementimin e 5G në Berlin. Katër antena Huawei janë vendosur në tre vendndodhje të ndryshme të qytetit.
?5G po i afrohet momentit të daljes në treg. Transmetimi i suksesshëm live i 5G është një kontribut i rëndësishëm teknik që i bëhet komunitetit 5G për të dyja kompanitë. Huawei do të vazhdojë të investojë në fushën e Kërkimit & Zhvillimit dhe do të rrisë bashkëpunimin me partnerët e tij për të avancuar në teknologjinë 5G dhe zhvillimin e një ekosistemi në këtë industri?, u shpreh Deng Tai Hua, President i Linjës së Prodhimit për Rrjetin Wireless në kompaninë Huwaei.
5G live në Berlin
Deutsche Telekom demonstroi në Berlin se si shpejtësitë e të dhënave me shumë gigabit të rrjetit 5G dhe koha e ulët e pritjes gjatë transmetimit mund të pasurojnë, për shembull, një aplikacion të Realitetit të Tjetërsuar në një pistë garash për makina. Për këtë, rrjeti 5G dërgoi në kohë reale informacion shtesë të ruajtur në cloud duke përdorur syzet e Realitetit të Tjetërsuar. Ky shembull e bën të qartë se rrjeti 5G, ashtu siç mundësoi shkarkimin e informacioneve që kërkojnë shumë llogaritje dhe fuqi në cloud, ashtu do të mundësojë edhe përdorimin e syzeve AR me kohëzgjatje më të madhe baterie, dhe në të njëjtën kohë do të hapë një gamë të gjerë mundësish të reja.
Pilotimi i 5G
Për të përshpjetuar zhvillimin e aplikacioneve të reja për 5G, Deutsche Telekom ka realizuar kohët e fundit Programet Prototipe për Uljen e Kohës së Transmetimit në laboratorët e tij hub: raum në Berlin dhe Krakovë. Këto programe i dedikohen zhvilluesve të rinj të cilët duan të zhvillojnë produkte që mund të përfitojnë nga metoda e Edge Computing, si edhe performanca e rrjetit 5G.
Ndërkohë, Deutsche Telekom po piloton në Portin e Hamburgut përdorimin e rrjetit 5G për industritë. Qëllimi është që rrjeti 5G të personalizohet për të plotësuar kërkesat e ndryshme të këtij porti. Kontrolli i të dhënave të trafikut, drejtimi i besueshëm i semaforëve dhe monitorimi i mjedisit janë skenaret e parë për aplikimin e rrjetit 5G. Kjo gjë mundëson transformimin dixhital të portit për të mbështetur zhvillimin e tij në të ardhmen.
Është ndarë nga jeta ish-ministri dhe ish deputeti Dritan Pr...
Ndërkohë që ditën e sotme u mbajt një protestë nga bizneset ...
I ftuar në emisionin “45 minuta” të Report Tv, deputeti i Pa...
Anglezi Philip Queree ishte dërguar në gjykatë pasi që në më...
Pritet të zinte faqet e para të mediave rozë me fotot e saj ...
Përfundimisht zgjidhja natyrale për problemin e madh dhe të ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili u përjas...
Pas mbështetjes së kryeministrit italian Gentiloni për çelje...
Është zbuluar edhe Sekretari i ri i Përgjithsëm i Kuvendit t...
Të ngujuar në sallën e seancave plenare, demokratët u inform...
Pas mbylljes së seancës parlamentare, kryetari i Partisë Dem...
Ish-deputeti socialist, tashmë kryetar i Partisë Bashkimi De...
Presidenti i Turqisë, Recep Taiyyip Erdoğan, në një fjalim t...
Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Presidenti i Republikë...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryetari i Lëvizjes So...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga Organizatë...
Kryeministri Edi Rama, në daljen e parë për gazetarët pas sh...
Përplasjet në Kuvend mes opozitës, kreut të Kuvendit dhe kry...
ZGJIDHJA u shpreh sot se mafia e kanabisit kontrollon gjithë...
Policia e Tepelenës ka bërë të mundur arrestimin në flagranc...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...