E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Pas mbështetjes së kryeministrit italian Gentiloni për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, në ndihmë të Shqipërisë kanë ardhur edhe komentet e ministrit të jashtëm polak.
?Procesi i integrimi europian nga vendet e Europës Juglindore ndihmon në forcimin e sigurisë dhe progresit në të gjithë kontinentin?, u shpreh Waszzczykowski gjatë një takimi me homologë dhe diplomatë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë mënyrë hapja e kapitujve të anëtarësimit është bërë temë e ditës në sferën politike europiane. Por negociatat për anëtarësim nuk mund të nisin pa rënë dakord të gjithë vendet e Bashkimit Europian, në formën e një vendimi unanim nga Këshilli i BE.
Kjo do të thotë se votimi kërkon të gjitha votat pro dhe se çdo shtet mund të vendosë veton për bllokimin e procesit. Në këtë këndvështrim, Shqipëria ka disa aleatë të fuqishëm në BE, por edhe disa vende që potencialisht mund të kundërshtojnë hedhjen e hapit të radhës.
Vendet potencialisht pro
Italia
Kryeministri Gentiloni u shpreh vetëm disa ditë më parë se ka ardhur koha për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Madje ai përcaktoi edhe një kohë të mundshme se kur mund të zhvillohet mbledhja vendimtare e Këshillit. Në mbledhjen e datës 19-20 Tetor, axhenda është tashmë e përcaktuar dhe një sugjerim mund të vijë vetëm në atë të datës 14-15 Dhjetor. Megjithatë në këtë datë Gentiloni tha se do të bëhet një diskutim i parë dhe me shumë gjasa votimi do të bëhet në fillim të 2018-ës.
Gjermania
Si kancelarja Merkel, nxitëse e procesit të Berlinit, ashtu edhe eurodeputetët gjermanë kanë shprehur herë pas here mbështetjen për Shqipërinë. Raportuesi në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein tha në fund të Shtatorit se nuk mund të ketë më kushte shtesë. ?Nëse do të vazhdojë implementimi i reformave, atëherë negociatat e anëtarësimit duhet të hapen në gjysmën e parë të 2018-s?, tha eurodeputeti gjerman.
Polonia
Vendi i Europës Lindore mbështet fuqimisht anëtarësimin në bllok të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Deklaratat e fundit përforcojnë këtë mendim.
Kroacia
Si shtet i rajonit, pritet që Kroacia të mbështesë në çdo rast integrimin europian të Shqipërisë. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira dhe Kroacia është një nga mbështetësit kryesorë të procesit të Berlinit.
Austria dhe Slovenia
Të dyja këto vende janë pjesëmarrëse në procesin e Berlinit dhe pritet të mbajnë një qëndrim pozitiv në mbledhjen e Këshillit Europian. Megjithëse rritja e euroskepticizmit në Austri e dobëson sigurinë për një votë pro nga ky vend.
Sllovakia dhe Hungaria
Eurodeputeti sllovak Eduard Kukan dhe ai hungarez Tamas Meszerics shërbejnë si raportues në hije të vendit tonë në Parlamentin Europian. Në raportet e herëpashershme, si sfida të mbetura për Shqipërinë paraqiten reformimi i gjyqësorit, proces që deri në fillim të vitit 2018 do të ketë arritur në një zhvillim të konsiderueshëm, dhe përshtatja e legjislacionit, proces i cili kryhet edhe gjatë kapitujve të anëtarësimit.
Vendet potencialisht kundër
Bullgaria
Çështja e njohjes së minoritetit bullgar ka qenë një debat i nxehur prej muajsh mes dy vendeve. Së bashku me Greqinë, këto dy vende kanë vendosur veton për hapjen e negociatave të Maqedonisë, e cila ka marrë statusin e kandidatit që në vitin 2005. Megjithatë vendosja e një vetoje ndaj Shqipërisë duket e vështirë, pasi do të binte në kundërshtim me deklaratat e herëpashershme në Parlamentin Europian, ku Bullgaria shprehej se do të mbështeste plotësisht anëtarësimin e vendit tonë.
Greqia
Ashtu si Bullgaria, Greqia ka disa kërkesa dhe mosmarrëveshje me Shqipërinë, sidomos për sa i përket çështjeve të minoritetit, toponimeve gjeografike, librave të historisë dhe marrëveshjes për detin. Megjithatë ministri i jashtëm Bushati është shprehur qartë se bllokimi i Shqipërisë dhe vendosja e kushteve për perspektivën europiane nuk është në interesin dhe qëllimet e Greqisë. Sipas tij çështja e detit është në tryezën e bisedimeve dhe do të organizohet një diskutim në nivel ekspertësh.
Holanda
Në vitin 2013, Holanda vendosi veton për marrjen e statusit kandidat. Ishin votat në parlamentin holandez të partisë së Kryeministrit Mark Rutte që kundërshtonin këtë status. Ndonëse kjo parti humbi 10 ndenjëse në zgjedhjet e kaluara, një bashkim votash me partinë populiste antieuropiane të Geert Wilders mund të sjellë përsëritjen e skenarit të para katër viteve.
Franca
Kreu i shtetit në Francë, Emmanuel Macron, mund të jetë një mbështetës i Europës së Bashkuar, por Franca po përballet me një dhimbje koke kur vjen puna tek emigracioni i paligjshëm. Vetëm në vitin 2016, mbi 5700 shqiptarë kërkuan azil në Francë dhe shifrat për këtë vit janë në rritje. Kështu që është e mundur që Franca të kërkojë një veto për të shtyrë bisedimet, derisa Shqipëria të ketë zgjidhur këtë problem.
Vendet neutrale
Belgjika, Qipro, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Irlanda, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Portugalia, Rumania, Spanja, Suedi dhe Mbretëria e Bashkuar pritet të gjitha të ndjekin qëndrimin e grupit në rast të një votimi në Këshill. Vota pritet të jetë pozitive, edhe nga Mbretëria e Bashkuar, e cila do të jetë anëtare me të drejtë të plotë vote deri në përfundim të procesit të daljes nga Unioni.
Në fazën e bisedimeve janë tashmë prej disa kohësh edhe Turqia, Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa së bashku me vendin tonë, në pritje është edhe Maqedonia. Edhe në rast të një vendimi pozitiv për hapjen e kapitujve, ky do të jetë një proces që kërkon kohë, pasi duhen adresuar të gjitha çështjet në detaje, duke nisur nga drejtësia e deri tek bujqësia e peshkimi.
Mali i Zi i hapi negociatat me BE në qershor të vitit 2012. Nisja e negociatave të anëtarësimit u miratua në qershor të vitit 2013, ndërsa Turqi është në këtë fazë prej 3 Tetorit të vitit 2005./Scan/
Është zbuluar edhe Sekretari i ri i Përgjithsëm i Kuvendit t...
Të ngujuar në sallën e seancave plenare, demokratët u inform...
Pas mbylljes së seancës parlamentare, kryetari i Partisë Dem...
Ish-deputeti socialist, tashmë kryetar i Partisë Bashkimi De...
Presidenti i Turqisë, Recep Taiyyip Erdoğan, në një fjalim t...
Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Presidenti i Republikë...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryetari i Lëvizjes So...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga Organizatë...
Kryeministri Edi Rama, në daljen e parë për gazetarët pas sh...
Përplasjet në Kuvend mes opozitës, kreut të Kuvendit dhe kry...
ZGJIDHJA u shpreh sot se mafia e kanabisit kontrollon gjithë...
Policia e Tepelenës ka bërë të mundur arrestimin në flagranc...
Fshati Kalei në zonat e thella të Mallakastrës është tashmë ...
Pas shtyrjes së seancës parlamentare, nga kryetari i Kuvendi...
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar pas mbylljes së s...
Gjatë vizitës së djeshme në Prishtinë, krahas të tjerave pr...
Ndërsa zhvillimet në seancën e sotme parlamentare shkuan në ...
Në foto është burri që u mbijetoi bresherive të kallashnikov...
Efektet e para të vettingut priten në fund të nëntorit. Edhe...
Dy qytetet më të preferuara të shqiptarëve për të lëvizur br...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...