web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vlorë/ Përfshihet nga flakët një automjet

9 Tetor 2017, 07:41, Aktualitet CNA

Një automjet tip ?Benz?, në pronësi të një punonjësi të policisë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.

Automjeti në pronësi të Dhimitraq Nuraj ishte i parkuar në momentin kur u përfshi nga flakët.

Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësja, grupi hetimor dhe policia dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ CityNews





Lajmet e fundit nga