Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Klasa e intelektualëve padyshim shihet si promotore e zhvillimit në çdo vend demokratik. Liria e shprehjes, (veçanarisht ajo shkencore) kuptohet si e drejta që ka intelektuali të shkruajë për ato gjëra që i ka studjuar dhe t?i paraqesë këto si të vërteta të pakundërshtueshme. Intelektuali në Shqipëri sot veçohet si një nga tipat më karakteristikë të kësaj pseudoshkence, e cila mundohet të dalë kudo në plan të parë duke mbytur çdo gjë me zhurmën e fjalëve të mëdha, ose duke u fshehur pas Liderit.
Fjalë të mëdha, por të zbrazëta në filozofi, në politikë, në ekonominë, në histori, fjalë të mëdha, nga podiume dhe tribunat, fjalë që pretendojnë të kenë epërsi dhe thellësi mendimi, ndryshe nga fjalët banale e vulgare. Për intelektualin ajo që vlen të mbahet parasysh është fakti që ?as historia e shkruar dhe as koshienca e një populli nuk përbëjnë detyrimisht një të vëretë?, por ajo lind si e vërtetë bashkë me zhvillimin e dukurive jetësore. Dihet se i vetmi faktor shoqëror që ka luajtur dhe luan rol në zhvillimin e një vendi është inteligjenca.
Roli i intelektualëve në shoqërinë shqiptare, veçanërisht deri para viteve 1990 është prekur fare pak dhe vetëm si çështje teorike, e shkëputur nga jeta, duke i kthyer (intelektualët) ata në fasadë. Vendi dhe roli i intelektualëve si dukuri reale, nuk është trajtuar asnjëherë, ndërkohë që nuk duhej të ishte kështu, sepse roli i kësaj shtrese (aspak e pavarur) mbetet gjithsesi i rëndësishëm për jetën e shoqërisë dhe forcimin e demokracisë edhe në Shqipëri. Trajtimi i rolit të intelektualëve në shoqëri është kusht për të shpjeguar zhvillimet e sotme dhe për të ndërmarrë hapat e nevojshëm historikë nga ku varen fatet e vendit dhe popullit.
Ajo që të bie në sy tek ky grupim shoqëror (intelektualët) është mungesa e ndjenjës së përgjegjësisë shoqërore, aq sa shpesh duket si një fenomen në kufijtë e paturpësisë. Mungesa e ndjenjës së përgjegjësisë tek intelektualët (kryesisht e atyre që i afrohen politikës) shoqërohet pashmangësisht me mungesën e plotë të logjikës së principeve, ndaj ata dalin kur kanë interesat e tyre, dhe tremben kur luhen fatet e vendit. Eshtë shumë e prekshme mungesa e logjikës në të kuptuarit e ngjarjeve dhe në të shprehurit e pikëpamjeve, aq sa përbën njërin nga shkaqet e thellë të mosbesimit dhe përçmimit të shqiptarëve kundrejt intelektualëve të jargavitur pas politikës.
Por tipari më i dobët i intelektualëve është mungesa e sistemit të parimeve, në të menduar dhe të vepruar. Personalisht kam bindjen se sjellja shoqërore e njerëzve të thjeshtë, është më parimore nga sjellja e së ashtuquajturës ?elitë intelektuale? e cila dallohet edhe për mungesën e forcës morale, aftësinë për t?u bashkuar, sa herë që shihet ndonjë perspektivë europiane e vendit. Intelektualët tanë kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin shembullin e mungesës së kurajos si për çështje kardinale, profesionale dhe veçanarisht për çështje politico-shoqërore.
Pse fshihen dhe vetëviktimozohen
Ka mbi çerek shekulli, që një pjesë e intelektualëve në të gjitha profilet dhe fushat, zvarriten paturpësisht në sy të shqiptarëve, duke u vetëviktimizuar ?si njerëzit e nëpërkëmbur, të shtypur e të përndjekur?. Ka mbi 27 vjet, që klasa e cila duhej të ishte më vitale, është veshur përpara shoqërisë me të gjitha veset, të cilat mundohen ti paraqesin si virtyte. Si mund ta kutptojmë sot pas 27 vitesh thirrjen e tyre ?për një Shqipëri Europiane, për një shoqëri të re dhe të zhvilluar ?, kur parimi i tyre kryesor mbetet ?fito dhe mos u ndje?.
Numri në rritje i qytetarëve, që nuk votojnë për askënd dhe që padrejtësisht cilësohen si ?elektorat i pavendos?, është pasojë e mungesës së rolit të intelektualëve sot në jetën shoqërore. Intelektuali ndryshon nga militanti partiak, dhe kjo për faktin se ai duhet të ketë gjithmonë qëndrimin kritik ndaj pushtetit, dhe jo të bëhet palë me të. Kur flitet për moralin dhe profesionalizmin, kuptojmë fakti se intelektualët mund të sjellin më shumë përgjegjshmëri sesa aventurierët. Problemi kryesor i intelektualëve tek ne është ai i mungesës së moralitetit më shumë se i mungesësë së profesionalitetit.
Edhe vetë thirrja e njerëzve të rinj nga politika (PD-ja dhe PS-ja) më shumë se çështje profesionalizmi, duket se është çështje e paraqitjes së figurave pa konsum moral. Personalisht mendoj se politikanët kurrë nuk i shohin intelektualët si elitë e përfaqësuar, dhe kjo duket te mosrespektimi i aktivitetit të tyre profesional. Ata i shohin intelektualët thjesht si militantë partie.
Afrimi i intelektualëve tek disa parti dhe politikanë, më tepër i ka kthyer ata në servilë të strukur dhe të trembur. Atyre u mungon kurajo qytetare, ata kurrë nuk e thonë mendimin e tyre, por thonë atë ç?ka mendon LIDERI, ata nuk kanë thjesht idetë e tyre, por kanë idetë e LIDERIT, edhe kur shikojnë se ?treni? i pushtetit ka dalë nga shinat dhe ecën kuturru. Politika nuk e shikon intelektualin si të barabartë, dhe bashkëpunimin me intelektualin e shikon si bindje të verbër ndaj ideve dhe fjalës së LIDERIT. Ndoshta është thjesht edhe problem emancipimi, që po shtrihet edhe tek mjaft të rinj që kanë mbaruar jashtë shtetit e punojnë në institucionet tona të pushtetit qendror apo lokal, por nuk kanë kurajon minimale për ti kundërvihen LIDERIT. Gjithçka duket sikur ecën mbi gjurmët e vjetra. Historia e marrëdhënieve të intelektualëve me pushtetin (politikën) ka qenë histori e kthimit të tyre në shërbëtorë të nënshtruar./CityNews
Rreth dy ditë më parë, policia malajzjane njoftoi se kishte ...
Janë të shumta mënyrat të cilat mund të përdorni për t’u hak...
Harvey Weinstein, producent fitues i çmimeve “Oscar” dhe një...
Policia Kufitare e Vlorës, Delta Forcë, Policia Kufitare e D...
Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të LSI, n...
Në një status në rrjetin social, ish kryeministri Sali Beris...
Në shkollën e Gjegjanit në Pukë është ndërprerë procesi mësi...
Tre të mitur dhe një 18-vjeçar, kanë rënë në prangat e polic...
Një 18 vjeçar ka gjetur vdekjen nga një mbidozë kokaine. Vik...
I ftuar në studion e Report Tv, ish-kreu i ShIK-ut, Fatos K...
Në 19 tetor ligjëvënësit italianë (senatorë dhe deputetë) do...
Politikat e Bankës Qendrore rrezikojnë të formojnë “flluska ...
Qeveria ka vendosur shumën shtesë me 50% të pagesës së anëta...
Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgje...
Gjatë prezantimit të drejtorit të ri të AKU, Kryeministri Ra...
Autoritetit Kombëtar i Ushqimit, institucioni që deri tani d...
Kryeministri i vendit Edi Rama ka prezantuar sot drejtorin e...
I prononcuar rreth deklaratës së ashpër të ambasadorit ameri...
Pas arrestimit për terrorizëm në Malajzi të shtetasit shqipt...
Një grup i strukturuar kriminal për kultivimin e kanabisit ë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...