Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin/ Braho: Ka nevojë për rregullim ligjor procedural
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Në situatën kur megjithëse kanë kaluar më shumë se tre muaj nga humbja në zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare të 25 qershorit, PD e drejtuar nga Lulzim Basha po njeh veç humbje, ideja se largimi i tij mund ta shpëtojë degradimin e mëtejshëm të partisë konsiderohet si e vetmja alternativë shpëtimi.
E ka artikuluar idenë e largimit të Bashës, më së pari grupi për ringritjen e PD-së, pjesëtarët e të cilit, me të drejtë e anatemuan për rrugën aspak statutore të drejtimit të partisë, por falë manipulimit Basha ja doli të rizgjidhet.
Ka kaluar më shumë se një muaj nga ky akt dhe megjithë premtimet për një drejtim ndryshe, Lulzim Basha nuk ja ka dalë të sjellë ndonjë të re në mënyrën e funksionimit të partisë. Madje nuk ja ka dalë të ngjallë shpresë se do ta ngrejë PD-në më lart se niveli ku e la Sali Berisha, i cili pavarësisht lojës së kulisave dhe ulje-ngritjeve, kurrë nuk e rrëzoi PD-në në kufirin e humbjes elektorale me mbi 200 mijë vota më pak.
Faktin që PD, nën Bashën, ndodhet në minimumin e kredibiletit dhe e përçarë si kurrë më parë e konfirmojnë edhe analistë të pavarur, apo edhe pranë kësaj force politike.
Ngjitja në krye të drejtimit të PD-së e Lulzim Bashës nuk ka sjellë ndonjë alternativë demokratizimi të kësaj partie. Përkundrazi ajo ka vijuar të funksionojë duke ruajtur modelin e vjetër të drejtimit. Një arsye kjo që ka sjellë pështjellim, ndarje dhe rrezikon shpërbërjen e mëtejshme të partisë. Ka vlerësuar analisti, Arjan Vasjari, të mërkurën nga ekrani i emisionit ?Top Story? , ku debatohej rreth situatës dramatike brenda Partisë Demokratike dhe alternativat e shpëtimit të kësaj force politike.
Pasi e ka vlerësuar kritike gjendjen që e sundon partinë, Vasjari ka fajësuar Lulzim Bashën për këtë fat të mbrapshtë, ndërsa ka përmendur edhe alternativën e shpëtimit.
Duke e konsideruar të pamundur faktin që Basha të dorëhiqet, pas rizgjedhjes, Vasjari ka vlerësuar se fati i mëtejshëm i PD-së varet nga Lulzim Basha i cili ka vetëm një alternativë për ta ruajtur partinë nga shpërbërja dhe kjo është hapja e saj. Shëndoshja e rradhëve jo duke përjashtuar, por duke e ftuar anëtarësinë të bashkohet. Nëse PD-ja është në këtë gjëndje fajin për këtë e ka Lulzim Basha, i cili vijoi me politikën e krahinarizmit dhe të nepotizmit. Në vend të sillte metoda moderne, demokratizuese Basha zgjodhi të drejtojë me metodat e Berishës, ishte në thelb opinioni vlerësues i analistit Vasjari
Në akord me Vasjarin ka qenë edhe, profesori i gazetarisë,analisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në studion e të njejtit emision.
Gjekmarkaj e ka kritikuar ashpër kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që sipas tij: nuk ka asnjë bilanc pozitiv gjatë drejtimit të partisë, një arsye kjo që me Lulzim Bashën në krye,PD mund të dalë forcë e tretë.
Megjithse në vijim të analizës Gjekmarkaj tha se kriza brenda PD-së do e ndihmojë atë të ringrihet, shprehu skepticizëm në lidhje me suksesin e kryetarit Basha në këtë mandat të dytë të udhëheqjes së partisë më të madhe opozitare në vend.
?Cila është magjia që do përdorë Basha për të rikthyer 230 mijë demokratët e larguar, dhe ato 200 apo 300 mijë të tjerët që i duhen për të fituar??, tha Gjekmarkaj, që ndonëse nuk e përmendi hapur, la të nënkuptuar fare qartë se hapja e PD-së dhe politika e bashkimit të anëtarësisë është arma që Lulzim Basha mund ta përdorë për të risjellë unitetin e domosdoshëm, pa të cilin nuk do të ketë kurrë një parti solide. /CityNews
Nga Greqia, Bullgaria e Rumania e deri në Irlandë. Rastet e ...
Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të platformës së bas...
Njeri nga dy deputetët që ditë më parë u përfshinë në një “n...
Menjëherë pas prezantimit të platformës së re të bashkëqever...
Refugjatët shqiptarë janë kthyer në një problem për Francën,...
Deputetët e partive opozitare janë pro themelimit të një Ko...
Policia e Durrësit ka arritur të vërë në pranga një 23-vjeça...
Pas intervistës së thënë ga ish-kryeministri Sali Berisha, p...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pushtoi të enjte...
Pierre Moscovici, komisioneri evropian i Çështjeve Ekonomike...
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka prezantuar para qytetarëv...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë duke shqyrtuar m...
Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike, ka hedhur dy h...
Katalonja do të presë një prej njohjeve të para nga Kosova p...
Ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskoviq, ka thënë se tër...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orhan, ka sulmuar Bashkimin...
Skena sa teatrale aq edhe groteske që Lulzim Basha prodhoi k...
Kryetari i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke cituar ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur për gazetaren Meri...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...