Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pushtoi të enjten foltoren e parlamentit. Ai kushtëzoi dështimin e seancës së rradhës dhe nuk paralajmëroi asgjë të ndryshme në të enjtet në vijim, pavarësisht përjashtimit të tij. Domethënë, Inkurajimi, vijimi dhe përshkallëzimi i tensionit mes pozitës dhe opozitës. Në fakt kjo nuk është fare e vërtetë. Mesazhi i tij prej pushtuesi të fortë, është tërësisht i ndryshëm nga ai që kanë lexuar miqtë dhe kundërshtarët e tij. Ai është një mesazh që do të mund të zhgënjente edhe ata që e kanë marrë me të qeshur, edhe ata që janë shqetësuar nga jo sjellje prej Doktori.
Ishte vetëm një moment të enjten, në një nga ndërmprejet e shumta të seancës, kur Basha ju dorëzua kamerave dhe buzëqeshja e tij karakteristike i tradhëtoi mendimin e fshehtë. Fiks atë që ja duartrokiti gabimisht Albana Vokshi në sallë dhe që mërziti po gabimisht Edi Ramën. Basha të enjten kishte zgjedhur diçka; zgjodhi atë çka është e përbashkët mes midis Ilirit dhe Gramozit.
Lulzim Basha nuk ka asgjë me Edi Ramën. Marrëdhënia e tyre që u bë publike në mes të majit, kishte ndezur si një dashuri e ardhur mbas shumë shikimesh. Edhe pse e mohojnë të dy, mes tyre ka pasur disa stinë të fshehta komunikimi. Mëria e sotme e Bashës i ngjan trishtimit të bukur të vajzave që shohin se ëndrra e premtuar për bashkëjetesë prishet fare aksidentalisht. Dhe ato derdhin gjithë pezmin e tyre në WhatsApp me shoqet duke sharë atë që në fakt e duan ende. Dikur, shumë kohë përpara se të shpikej celulari, në epokën e teatrit real dhe jo parlamentar, me shqipërimin e Fan Nolit do të thuhej: ?Faqezi, më bëre be? pa më shtrirë se do më merrje grua?! Ik tutje, më ler, se ti s?ke turp, shkon e fle me mua?!
Basha nuk ka asgjë kundër Berishës. Marrëdhënia e tyre është e llojit babë e bir. Një baba i mërzitur me çfarë bën biri dhe një bir që e di se çfarë do lloj gjëje që të bëjë, babai nuk e mohon dot. Duke ju sulur foltores, si osmanët e djeshëm kalave, Basha e pushtoi atë, duke e ditur mirë se ai send druri, edhe po të ishte prej guri nuk i hynte në punë. Por Doktori u kënaq. Sepse Doktori është shkollë e vjetër. Nëse i duhet të kapërcejë një mur, ai nuk i vjen rrotull për të gjetur ndonjë derë apo të çarë nëpër të, por rreket të hapë shteg duke i rënë murit me kokë. O muri, o koka, këtë dilemë, Doktorit shpesh ja ka fituar koka. Pikërisht këtë gjë bëri të enjten edhe Basha në parlament. Ai është në të drejtën e tij legjitime të kërkojë që të emërtojë dhe ai një ditë të javës si dikur Doktori: të thuhet e enjtja e Lulit, për shembull.
Basha nuk ka asgjë as kundër Ilirit. Presidenti i Republikës është i munguari i madh i sallës të cilës ai vetë nuk i ka munguar që nga viti i largët 1992 dhe që kësaj here, i rri rrotull dhe anash nga zyra e tij në fund të Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Basha mund të ishte me të gjitha gjasat kryeministër në këtë legjislaturë nëse do të kishte ditur t?i rikthente dashurinë e vjetër Ilirit, pavarësisht se për katër vjet ai ishte në marrëdhënie interesi me Edi Ramën. Duhet ta kishte bërë një gjë të tillë shumë kohë më parë dhe jo nga janari i 2017-ës, kur u soll si shkrepse: në një vend u fërkua dhe në një tjetër u p?ërmallua.
Natyrisht Basha nuk ka asgjë as me Monikën. Problemi i tij i vetëm dhe i pakapërcyeshëm është se mes PD-së së tij dhe LSI-së së saj ai kërkon të vendosë një raport të bazuar në numër deputetësh. Pa dashur të besojë se karizma në politikë është një rrjedhë njerëzore që nuk matet me numra.
Në të vërtetë kryetari i PD-së ka një problem të madh me Gentën dhe asaj i dërgoi mesazhin e tij të fshehë të së enjtes. Genta ka qenë këshilltare e grupit parlamentar të PD-së prej më shumë se 20 vjetësh dhe është larguar fiks tani nga puna sepse ka bërë gabimin e pafalshëm që i kujton kryetarit të ri të shkuarën e vjetër. Për shkakun e saj gabon edhe Luli që beson se e shkuara duhet luftuar. Në fakt duhet të zgjedhë të bashkëjetojë me të. Duhet ta bëjë këtë gjë me Astritin, Ben Imamin dhe Jozefinën, me Majlindën dhe Besnikun, me Kasmin e RD-së dhe Fundon e CityNews-it, nëse do që të nisë një kapitull të ri. Në këtë dynja të komplikuar, përkëdhelja dhe buzëqeshja shpesh janë armë më të forta se dajaku i verbër i votës së shqiptarëve në qershor dhe serioziteti i egër i Gramozit në sallë.
Lulzim Basha ka një urgjencë politike tashmë. Ai duhet të kuptojë se midis dy socialistëve veteranë, midis Ilir Metës dhe Gramoz Ruçit, ka një gjë të përbashkët. Edhe atëherë kur Iliri i jepte fjalën pa fund Doktorit, edhe tani kur Gramozi e përjashton pasardhësin e Dooktorit nga seanca, ata gjykojnë njëlloj dhe e këshillojnë Bashën në të njëjtën mënyrë: Doktori është unik. Çdo kopje e tij, pavarësisht ngjyrave, mund të jetë gjithçka, por nuk mund të jetë epike. Eshtë diferenca mes luftës së vërtetë plot gjak e zjarr që bënin dikur osmanët, me patetizmin e sotëm plot lot e brengë të telenovelave turke. /javanews.al
Pierre Moscovici, komisioneri evropian i Çështjeve Ekonomike...
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka prezantuar para qytetarëv...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë duke shqyrtuar m...
Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike, ka hedhur dy h...
Katalonja do të presë një prej njohjeve të para nga Kosova p...
Ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskoviq, ka thënë se tër...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orhan, ka sulmuar Bashkimin...
Skena sa teatrale aq edhe groteske që Lulzim Basha prodhoi k...
Kryetari i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke cituar ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur për gazetaren Meri...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peqin, ku Mersin Lika, 63 ...
Qysh asaj nate të 18 majit kur Shqipërisë, e cila djersinte ...
Dalin disa nga emrat e zv.ministrave të rinj që do të prezan...
Një 29-vjeçare e ftuar në emisionin “Me zemër të hapur” në N...
Pasi u deklarua qartë që shumë institucione do shkrihen, bas...
Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen këtë vit ka rezultuar të je...
Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, në një postim në rr...
Pasi ka zhvilluar një takim me banorët e Himarës, ministri G...
Shtatë, shtetas holandezë, janë thirrur në Gjykatën e Krimev...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...