web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Italianët kapin 3 kuintalë kokainë të pastër/ Kishte destinacion Durrësin

5 Tetor 2017, 15:37, Aktualitet CNA

Kapen në Itali 3 kuintalë kokainë  e pastër në kontenierin që mbërrinte në Durrës. Kanë qënë efektivët e Guardia Di Finanza që ka bërë të mundur zbulimin e sasisë së drogës që ishte futur brenda në kontenier.

Burimet mediatike italiane bëjnë me dije se kontenieri ishte pjesë e kompanisë së transportit ?Capital Intermodal Limited?.

Sasia e kokainës ishte e future në 8 çanta kamuflazhi ushtarak dhe përbëhej nga 271 pako.

Nëse do të dilte në tregun e pakicës, kokaina do të kapte reth 60 milionë euro./CityNews





Lajmet e fundit nga