web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PR krijon grupin e saj parlamentar me deputetë borxh

3 Tetor 2017, 17:20, Aktualitet CNA

Partia Republikane  ka krijuar grupin e saj parlamentar, megjithëse, referuar rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit nuk ja ka dalë të ketë numrin e duhur për ta krijuar këtë grup. Për të kompesuar këtë mungesë, Fatmir Mediu ka rënë dakord me Lulëzim Bashën që të huazojë ca deputetë nga kontigjenti i atyre që disponon Partia Demokratike.

Propozimi i Mediut është miratuar nga krijuesi i deputetëve të listës Basha dhe përfundimisht në vijimësi parlamenit shqiptar përveç grupeve të tjera do të ketë edhe atë të Partisë Republikane me deputetë borxh.

Pjesë e  këtij grupi janë: Kryetar Fatmir Mediu,  zëvendës-kryetare Lindita Metaliaj, dhe antarë Isuf Çelaj, Nadire Meçorapaj, Orjola Pampuri ,Fatbardha Kadia, Hekuran Hoxhalli.

Rregullorja në Parlament thotë që grupi parlamentar duhet të ketë të paktën 7 deputetë./CityNews





Lajmet e fundit nga