E pazakontë në Poliçan/ S’ka nxënës, mësuesit “mësojnë” njëri-tjetrin
Shkolla e Mesme Profesionale në Poliçan ende vazhdon të jetë...
Denoncimi i mbërritur në emisionin BOOM këtë herë sjellë shqetësimin e një qytetari, por që në fakt nuk është vetëm i tij, pasi raste të tilla ka pafund.
Njerëz që punojnë dhe që nuk paguhen çdo muaj. Ata nuk i marrin lekët muaj për muaj, por një herë në dy apo tre muaj.
Kjo skemë e ngritur nga disa punëdhënës, bën që shumë punonjës të vazhdojnë të punojnë me shpresën se do i marrin lekët një ditë, por jo rrallë herë ndodh që ato lekë të mos i marrin fare dhe në këto kushte të detyrohen të lënë dhe punën.
Personi që ka denoncuar në BOOM ka qenë roje në objektin e TEC-it në Kombinat dhe ka punuar për kompaninë Petrol Alba (shoqëri aksionere). Qytetari ka bërë një kërkesë të cilën e ka dorëzuar në ndërmarrje ku ka kërkuar shkëputjen nga puna, me arsyen se nuk është paguar 16 muaj.
Qytetari është i deklaruar në Tatime për gjithë periudhën në të cilën ka punuar, por në sigurime ka vetëm katër muaj kontribute të mbyllura nga kompania.
Borxhi që i ka kompania është 4 milionë lekë të vjetra paga + sigurimet shoqërore e shëndetësore të papaguara.
Për këtë ai i është drejtuar dhe gjykatës, por edhe pse vetë kompania i ka dhënë vërtetimin që borxhin ja njeh po s`ka pasur të ardhura që t`ja paguaj, gjykata ja ka rrëzuar kërkesë padinë, një vendim ky absurd, pasi vetë kompania ka kërkuar rrëzimin e pjesshëm të padisë.
Pas ndërmjetësimit të BOOM, denoncuesit i është dhënë një pjesë e pagës dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Ndërkohë nga ana e drejtorit u tha që me plotësimin e disa dokumentave të tjera, Luan Nurellari do të likujdohet.
Denoncimi në BOOM
Denoncuesi: Quhem Luan Nurellari. Kam punuar te kompania Petrol Alba në Kombinat TEC Tiranë. Jam paguar 2, 3 muaj. Kam filluar punë në 2014 dhe kam ikur nga puna në tetor 2015 . Këto rroga i merrnim me shkëputje. Dhe në përfundim 16 muaj nuk më paguan.U detyrova të iki. Bëra një kërkesë për mospagim page. Ju drejtova gjyqit. Gjykatës së shkallës së pare. Gjykata e rrëzoi gjyqin. Shteti e di, se jemi të deklaruar në Tatime. Kurse në sigurime nuk jemi deklaruar plotësisht, por vetëm tre- katër muaj. Edhe sigurimet shëndetësore në librezën e kontributeve na i ka vulosur shoqëria, por në sigurime nuk figurojnë. Kompania thotë ju a njoh këtë borxh, por nuk po japin lekët. Na duhen këto lekë, se do ushqejmë fëmijët. Unë kam marrë dhe kredi. Në arsyen e largimit nga puna deklarova se po largohem ngaqë nuk kam marrë pagën. Gjyqtari është marrë me pjesën që kam ikur unë nga puna apo më kanë hequr, jo me detyrimet apo pagat e pamarra që kam.
Gazetraja: Ka shpallur falimentin apo egziston kjo shoqëri?
Denoncuesi: Kam shkuar i kam kërkuar dhe më thanë kanë lëvizur nga ky vend. Tani nuk po i gjej dot.
Gazetarja:Sa lekë keni pa marrë?
Denoncuesi: Shuma e lëkëve që kam pa marrë është rreth 4 milion lekë të vjetra.
Kompania kërkon rrëzimin e pjesshëm të kërkesë padisë, Gjykata merr vendimin absurd
Në gjithë këtë histori absurdi më i madh qëndron në një vendim gjykate të shkallës së parë Tiranë, në të cilën ky zotëri është drejtuar për të kërkuar 16 pagat e papaguara nga kompania Petrol Alba sha. Ndërkohë që kjo kompani përmes një vërtetimi të lëshuar prej saj e ka pranuar këtë detyrim pagash të papaguara, borxhi është 3 milion e 460 mijë lekë të vjetra kurse sigurimet shoqërore 75 330. Përveç këtij vërtetimi, ne kemi dhe konkluzionet përfundimtare ku kompania Petrol Alba sha.shprehet:
?Kërkojmë nga gjykata që në përfundim të gjykimit të vendos rrëzimin e pjesshëm të kërkesë padisë, përsa i përket ndërprerjes së marrëdhënieve të punës në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar, pasi pretendimet e paditësit nuk qëndrojnë pasi ai është larguar nga puna me kërkesë dhe dëshirën e tij.Përsa i përket pagave të prapambetura, shoqëria Petrol Alba sha në likujdim njeh detyrimin që ka ndaj paditësit.?
Pra dhe vetë kompania i kërkon gjyqtarit që ndjek këtë çështje të rrëzojë pjesën e dëmit që kërkohet nga largimi nga puna dhe të lërë në fuqi vetëm detyrimin e pagesës së 16 pagave. Por gjyqtari Artan Lazaj, e ka rrëzuar komplet kërkesë padinë me të dyja pikat, duke mos dhënë as të drejtën e 16 pagave të për z.Nurellari, gjë që faktohet edhe nga deklarimi në tatime iu këtij punonjësi që për 16 muaj çdo ditë ai ka qenë në punë.
Pas ndërmjetësimit të BOOM, denoncuesit i është dhënë një pjesë e pagës dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
Gazetarja e BOOM bashkë me z.Luan Nurellari shkuan pranë kompanisë Petrol Alba sha në likujdim, pasi ajo është në likujdim që nga viti 2012. Drejtori Gentian Dalipaj tha se sigurimet shoqërore dhe shëndetësore janë paguar. Po ashtu është vënë në dispozicion dhe baza e dokumentacionit që e fakton këtë gjë. Drejtori i ka kërkuar z.Nurellari të paraqes disa dokumenta që të nesërmen, dhe shumë shpejt në numrin e llogarisë së tij do të kalojë një pjesë e pagesës dhe me shumë mundësi sipas drejtorit, deri në fund të vitit do të bëhet dhe pagesa e plotë.
Luan Nurellari: Ju faleminderit dhe për emisionin, ju jam mirënjohës juve. Shpresojmë të na i paguajë.
Gazetarja: Ju do merrni vetëm detyrimet për pagat se sigurimet shoqërore janë paguar tha drejtori.
Luan Nurellari: Ata e dinë. Unë të marrë 16 pagat, lekët e sigurimeve i ka vetë firma, i kanë tatimet.
Gazetarja: Drejtori tha se po të kishit ardhur pak më herët mund të ishit lekujduar. Pse s`keni ardhur më parë?
Luan Nurellari: Nuk kam ardhur se si dija zyrat, i kanë ndërruar zyrat,nuk i dija, si gjeja dot.
Brenda muajit dhe për këtë duhet falenderuar drejtori Petrol Alba, shoqërisë në likujdim, pasi u bë kalimi i pjesës së parë të pagesës për z.Nurellari. 700 mijë lekë, I mori zotëria, pra këstin e parë. Ja ndiqe.
Luan Nurellari: Pas takimit që bëmë me drejtorin e Petrol Albës më kërkuan disa dokumenta dhe unë i çova, për pagat që më kishin ngeluar pa paguar.Në numrin e llogarisë sime kishin hedhur 700 mijë lekë të vjetra. Falenderoi drejtorin Gentian Dalipaj dhe Ora News, ju faleminderit shumë për interesimin.
Gazetarja: Domethënë një pjesë e zgjidhjes është dhënë. Sigurimet shoqërore janë paguar dhe keni marrë një pjesë të shumës. Tani ju keni dhe një pjesë tjetër për të marrë.
Luan Nurellari: Shpresoj që deri nga fundi i vitit sipas fjalëve të drejtorit, ta marrë dhe pjesën tjetër. Ju faleminderit 100 herë për interesimin.
Gazetarja: Ishte djersa dhe mundi juaj, uroj ti gëzoni me familjen tuaj.
Luan Nurellari: Shumë faleminderit Ora News.
Shkolla e Mesme Profesionale në Poliçan ende vazhdon të jetë...
Banorët e pallatiti dhjetë katësh në zonën e Ujit të Ftohtë ...
(Skandal) Një pasuri e tërë po shitet me shpejtësi nga kompa...
Kryetari i partisë “Zgjidhja” në një postim në rrjetet socia...
Pas zyrtarizimit nga shteti gjerman të ligjit që detyron kom...
Një zjarr i madh ka rënë në garazhin e një pallati në katin ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është bërë pje...
Partia Demokratike më në fund ka zbuluar se kush janë depute...
Ditën e martë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i ka dërg...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas publikimit të ...
Partia Republikane ka krijuar grupin e saj parlamentar, meg...
Ish-ministri i Drejtësisë, gjatë qeverisjes PS-LSI, Nasip Na...
15 diplomatë kubanezë janë larguar ditën e sotme nga Shtete...
Dalin detaje të reja për ngjarjen e së shtunës, ku një shqip...
Referendumi i së dielës për pavarësinë e provincës spanjolle...
Deklaratat e ambasadorit Lu të bëra kohëve të fundit, të cil...
Ish-kreu i Shik-ut është larguar nga Shqipëria në drejtim të...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka k...
Një person është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Sipas mediave...
Janë arrestuar dy shtetas shqiptarë në Itali. Sipas mediave ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...