web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministrja Qato kopjon Ramën/ Thirrje biznesit të denoncojnë korrupsionin

30 Shtator 2017, 08:27, Aktualitet CNA

E ftuar në emisionin ?Repolitix?  në Report Tv, ministrja  e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato është shprehur se emërimin e ka marrë vesh nga TV dhe se nuk ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me kryeministrin Rama deri ku u zyrtarizuan emrat e qeverisë ?Rama 2?.

Ministrja Qato tha se emërimin e shikon si një përgjegjësi të madhe, duke e kthyer atë në mesazh për punën e saj si ministre.

Gjithashtu Qato flet dhe për sfidat e kabinetit të saj ku padyshim, tha ajo, prioritet kyç mbetet përmirësimi i klimës së biznesit dhe thithja e investimeve të huaja.
?Ministria ka një mision të mirëpërcaktuar në këtë kabinet qeveritar por të bërë një lidhje të drejtpërdrejtë mes sipërmarrjes dhe të gjithë fushës politikëbërëse. Në këtë kuadër veprimtaria e zyrës që drejtoj do të ketë një veprimtari konkrete që do të bazohet në kontakt të drejtpërdrejtë me çdo sipërmarrës?-tha Qato.

Duke folur për takimin e zhvilluar nga kryeministri me sipërmarrësit në vend, ministrja Qato u shpreh se u arrit të identifikoheshin shumë problematika.
Qato tha se ?Vëmë re edhe një fluks ankesash nga sipërmarrës të ndryshme të cilët kanë raportuar raste konkret të zvarritje së procedurave në administratë, probleme që kanë ulur rendimentin e veprimtarisë së tyre. Rastet janë të ndryshme.?

Gjithashtu ministrja Qato deklaroi se çdo ankesë e ardhur nga sipërmarrësit do të jetë fushë e përgjegjësisë së ministrisë që ajo drejton.

?Tashmë ministria do të jetë një telefon për të gjithë sipërmarrësit që kanë vështirësi proceduriale?- tha Qato.

Ministrja Qato theksoi se kërkesa e kryeministrit Rama ishte se duhet bërë çmos që biznes të ndihet miqësor me administratën dhe duhet bërë cmos që qeveria të mbështesë biznesin që të kryejë i qetë veprimtarinë e tij./ CityNews





Lajmet e fundit nga