web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Partitë Popullore braktisin Bashën/Komunikojnë me Berishën

19 Shtator 2017, 08:09, Aktualitet CNA

Lulzim Basha ka humbur çdo besim tek partitë simotra në europë.

Përtej braktisjes dhe bllokimit që kanë bërë prej disa mujsh, ata zyrtarisht kanë vendosur komunikimin vetëm me ish-liderin historik Sali Berisha.

Për të verifikuar këtë fakt Citynews.al ka kryer një vëzhgim të faqen zyrtare të EPP (Partitë Popullore Europiane).

Kur shkon tek partitë anëtare në Shqipëri del Partia Demokratike ku janë edhe të dhënat për komunikimet zyrtare.

Lulzim Basha ka emrin si kryetar, por më poshtë duhet qartë email i komunikimit është ai i Sali Berishës. Një detaj tjetër është edhe tek sekretari i përgjithshëm. Lulzim Basha e ka fshehur dhe nuk e ka deklaruar kurrë Arben Ristanin në komunikimin zyrtar sekretar i përgjithshëm për EPP ngelet ende Ridvan Bode./Citynews





Lajmet e fundit nga