web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjykata e Krimeve të Rënda merr vendimin/ Dënohet banda e vrasësve me pagesë kryesuar nga Tafilaj

18 Shtator 2017, 15:51, Aktualitet CNA

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka marrë vendim për bandën e vrasësve me pagesë të udhëhequr nga Admir Tafilaj.

Këto janë vendimet përkatësisht për 7 të akuzuarit:

 

Admir Tafilaj, burg të përjetshëm

Kristi Pine, 10 vjet burg( përfitoi si i penduar)

Elson Merdani, 35 vjet burg

Dritan Peksani, 25 vjet burg

Alfred Qefalia, 27 vjet burg

Fatos Koka, 5 vjet burg

Klajdi Sherrmadhi ,20 vjet burg

 

 

Kujtojmë që Prokuroria për krime të rënda kishte kërkuar 131 vjet burg për 10 të akuzuarit të cilët u gjykuan si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, i cili kryente vrasje me pagesë.

Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se ky grup udhëhiqej nga Admir Tafilaj, i cili drejtonte anëtarët e tjerë nga burgu, ku po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për krime të tjera.

2.         Kristi Pine, akuzuar për:
– ?Vrasje me paramendim?
– ?Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë?;
– ?Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje?;
– ?Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje?;
– ?Prodhimi dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit?;
– ?Krijimi të Grupit të strukturuar kriminal?; dhe
– ?Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal?.
Të dënohet me burgim të përjetshëm (për shkak të bashkëpunimit, në përfundim të dënohet me 10 vjet burgim)

3.         Elson Merdani, akuzuar për:
– ?Vrasje me paramendim?;
– ?Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje?, dy herë;
– ?Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit?;
– ?Krijimit të Grupit të strukturuar kriminal?; dhe
– ?Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal?.
Të dënohet me 35 vjet burgim

4.         Dritan Peksani akuzuar për:
– ?Vrasje me paramendim?.
Të dënohet me 35 vjet burgim

5.         Alfred Qefalia, akuzuar për:
-?Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë?
– ?Prodhim dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit?.
Të dënohet me 27 vjet burgim

6.         Klajdi Shermadhi, akuzuar për
-?Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë?;
– ?Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit?.
Të dënohet me 21 vjet burgim

7.         Aleksandër Gora, akuzuar për:
– ?Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje?;
– ?Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit?.
Të dënohet me 5 vjet burgim

8.         Fatos Koka, akuzuar për:
– ?Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje?.
Të dënohet me 3 vjet burgim

9.         Albano Beqiraj, akuzuar për:
– ?Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje?.
Të dënohet me 3 vjet burgim

10.       Dhimitër Zito, akuzuar për :
– ?Moskallzimi i krimit?.
Të dënohet me 2 vjet burgim

Ndërkohë, për tre të pandehur të tjerë në këtë çështje, është veçuar gjykimi.

Hetimet: Banda drejtohej Admir Tafili

Pas disa muaj hetimesh Policia e Shtetit ka zbardhur veprimtarinë e plotë të grupit kriminal të vrasësve me pagesë që operonin në disa qytete të vendit.

Nga hetimet e kryera është bërë i mundur zbulimi i hierarkisë së funksionimit të grupit të vrasësve me pagesë, emrat e ekzekutorëve si dhe shumat që ata merrnin për vrasjet e kryera.

Sipas policisë, në krye të grupit ishte Admir Tafilaj, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe pas tij vinin ekzekutorët me pagesë si Kristi Pine, i arrestuar më 16 shkurt të këtij viti; Alfred Qefali, ekzekutor, i arrestuar më 11 shkurt po të këtij viti; Elson Merdani, anëtar i grupit dhe kunat me Admir Tafilajn, i arrestuar po në shkurt të këtij viti; Albano Uzuni, anëtar dhe porositës, i arrestuar në Torino për vepra penale në fushën e narkotikëve; Fatos Koka, anëtar i grupit, arrestuar katër ditë më parë; Dhimitër Zito, arrestuar më 18 mars të këtij viti dhe Dritan Peksani, i shpallur në kërkim.

Në një deklaratë për mediat, Policia e Tiranës deklaron se pas punës së bërë nga ana e strukturave të hetimit të krimeve, u dokumentua veprimtaria kriminale e 10 personave të implikuar, nga të cilët janë arrestuar 8 prej tyre, 2 janë shpallur në kërkim si dhe po vazhdon puna për dokumentimin e veprimtarisë për 3 persona të tjerë.

Nga hetimet e deritanishme, përmenden vrasje të kryera në shumat e 50 mijë eurove.

Hetimet e kryera ndaj grupit të vrasësve me pagesë sipas Policisë së Tiranës:

Sektori për Krimet e Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, pas një pune intensive hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, finalizoi operacionin e koduar ?EPILOG?.

Në kuadër të këtij procedimit penal, të vitit 2015, të Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe procedimit penal të vitit 2011 të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është bërë dokumentimi dhe goditja e veprimtarisë kriminale e grupit të strukturuar me 9 të arrestuar, 4 në kërkim:

Admir Bahri Tafilaj (drejtues i grupit) ? i dënuar me burgim të përjetshëm.Kristi Jovan Pine ?  (ekzekutor), arrestuar në datë 16.02.2015Alfred Shefqet Qefali (ekzekutor), i arrestuar në datë 11.02.2015Alksander Ridvan Goro (antar), i arrestuar në datë 16.02.2015.Elson Pal Merdani (anëtar i grupit), kunati i A.Tafilajt, i arrestuar në datë 14.02.2015Albano Beqiraj (anëtar i grupit), i arrestuar në datë 14.02.2015Adrian Emaz Uzuni (anëtar ? porositës), i arrestuar në Torino, Itali për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin italian.Fatos Mehmet Koka (anëtar i grupit), i arrestuar në datë 11.07.2015Dhimiter Bujar Zito (anëtar i grupit), arrestuar në datë 18.03.2015Dritan Myzafer Peksani, i shpallur në kërkim

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, më datë 11.02.2015 arrestoi shtetasin e shpallur në kërkim Alfred Qefalia dhe më datë 15.02.2015 është arrestuar shtetasi Kristi Pine, si të dyshuar për disa vepra penale të ndodhura në disa qytete të Shqipërisë.
Pas punës së bërë nga ana e strukturave të hetimit të krimeve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë u dokumentua veprimtaria kriminale e 10 personave të implikuar, nga të cilet janë arrestuar 8 prej tyre, shpallur në kërkim 2 si dhe vazhdon puna për dokumentimin e veprimtarisë për 3 persona të tjerë.

Vrasjet per te cilat akuzohen 

Në përfundim të hetimeve rezulton e provuar se me porosi të shtetasit Admir Tafilaj ndodhën këto ngjarje:
Më datë 25.06.2014 është kryer vrasja e shtetasit Brahim Mani në Shkodër nga shtetasi Kristi Pine.
Gjatë nëntorit të vitit 2014 shtetasi Kristi Pine ka marrë porosi nga shtetasi Admir Tafilaj për të vrarë shtetasin Leonard Murataj, kundrejt një shume prej 50.000 euro. Shtetasi Leonard Murataj është ekzekutuar më pas nga persona të tjerë në qytetin e Durrësit.
Më datë 04.09.2014 me porosi të shtetasit: Adrian (Isuf) Uzuni, shtetasit Kristi Pine dhe Alfred Qefalia kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Edmond Çakmashi.
Më datë 04.12.2014 nga shtetasi Fatos Koka i është dhënë porosi shtetasit Kristi Pine për të vrarë shtetasin M. L. për shkak të një konflikti pronësie të ndodhur në vitin 2010 në qytetin e Tiranës midis shtetasit M. L. dhe fisit Koka.

Te arrestuarit 

perjetshem. Aktualisht vuan dënimin në I.E.V.P. Bradashesh si i dyshuar për veprat penale të ?Vrasjes me paramendim?, të shtetasit Brahim Mani, kryer në bashkëpunim, ?Vrasjes me paramendim? të shtetasit Edmond Cakmashi e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ?Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje?të shtetasit Leonard Murataj, kryer në bashkëpunim , ?Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit?, ?Krijimit të grupit të strukturuar kriminal?, dhe ?Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal?të parashikuara nga nenet 78/2, 78/2 e 22, 80, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penale





Lajmet e fundit nga