web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

 Fatmir Xhafaj tregon dokumentin strategjik me 10 prioritete/ Pse nuk e ka bërë publike

18 Shtator 2017, 19:27, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një intervistë ekskluzive për ?Tonight?, i ka deklaruar moderatores Ilva Tare se po harton një dokument strategjik me 10 prioritete kryesore.

Sipas tij, deri më tani ai ka preferuar të mos e bëjë publike këtë dokument, ndërsa thotë se ka zhvilluar takime me prokurorë të ndryshëm dhe punonjës policie të të gjitha shtresave.

?Nëse do ta përmblidhja në një fjali: zbatim i fortë i ligjit dhe shërbim ndaj qytetarit. Kam punuar gjatë gjithë kësaj kohe me bashkëpunëtorët e mi për përgatitjen e një dokumenti strategjik me 10 prioritete kyçe ku do të përqendrohen detyra ime. Një dokument politikash në lidhje me prioritetet, objektivat dhe politikat. Për të shkuar tek ky dokument, i cili mund të them se është një draft i konturuar mirë, por është ende në proces,  për t?u shoqëruar me një plan veprimi dhe masat konkrete, indikatorët, përgjegjësitë, afatet dhe pritshmëritë?, ka pohuar ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa. /CityNews





Lajmet e fundit nga