Kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare/ Arrestohet nga policia
Një 24-vjeçar nga Elbasani është arrestaut nga policia pasi ...
Nga Agron Tufa
Vanushja ime e shtrenjtë,
Eshtë një orë e pazakontë për të shkruar dhe, akoma më e pazakontë, për të shkruar një letër për ty. Rëndom, me shtimin e fëmijëve dhe rritjen e tyre, vendin e dikurshëm të letrave tona e zunë mesazhet operative në celular ? lista monokolonë porosish për tranguj, domate, karota, bukë, ilaçe, pije e ushqime të tjera ? të vetmet ?pusulla dashurie?.
Ora po i afrohet katrës së mëngjesit. Bëra kontrollin e zakonshëm në dy dhomat ku flenë fëmijët tanë: si gjithmonë, jorgani ka shkarë ose e kanë hedhur mënjanë. Qesin shqelma përgjumësh ata? se s?bën? Tërë shtëpia jonë, me pikëzimet e buta shumëngjyrëshe të dritave zbukuruese të festave të fundvitit kundërmon gjumë të thellë dhe ëndrra.
Konturet e orendive, edhe ato të tulatura në përgjumje, ngjajnë si ndoca magë të përralltë. Është bash ora kur shfaqen ëndrrat ?profetike?. Temperatura ka zbritur në 12 gradë. Por, kam ndezur oxhakun tashmë. I pastruar nga hiri, brenda xhamit të oxhakut përpëliten e kacafyten gjela flakësh të vrullshme. Shpejt nxehtësia do të thithet nga dhomat ku flini ju, temperatura do të ngrihet, ndërsa unë do të ruaj zjarrin, ta mbaj gjallë, derisa fëmijët të ngrihen si të pirë nga gjumi, me sytë plot sklepa.
Tani që po të shkruaj, jashtë po bie sërish dëbora që pati nisur në mbrëmje. E vetmja, e rralla, dëbora e sivjetshme, qe si një shpërblim bujar për fëmijët, që na luteshin, na përgjëroheshin t?i çojmë në Dibër (sidomos Shendi) këto ditë të zgjatura e të detyruara pushimesh. Nesër i nxjerrim sërish ?të dehen? me bardhësinë e butë, përpara se ajo të shkrijë.
Vanushe e dashur,
Teksa vërtitem si një shaman mes ?perandorisë? sonë të vogël, të përpirë nga gjumi, ndiej se sa vështirë do ta kemi, sa gjatë, dhe sesa varet ajo prej nesh. E qetë dhe e shqetë, gazmore e problematike, çlodhëse e acaruese, shpërblyese e sizifiane, kjo ?perandoria? jonë e vogël na i përpin, në fakt, na i thith e i shteron energjitë tona çdo ditë, por ama, dashurisht, mallëngjyeshëm, ?me pambuk?.
Epo, me sa duket, zemër, kjo është Jeta, me gjasë, e zhveshur nga metafora e për të cilën, dëgjova mbrëmë nga një film të thuhet një frazë patetike e kuazifilozofike: ?Jeta është luftë dhe varet se cilin ke zgjedhur në krah për ta përballuar?. Me siguri, ti do të kishe prishur buzët me tallje, por unë po abstragoj nga forma për hir të thelbit të saj të vërtetë. Sa për meditim.
Të kujtohen kohët e para të lidhjes sonë? S?kishim asgjë, përpos vetes tonë. Nga tarraca e kafe-restorant ?Begeja? (ka qenë pranverë e vitit 2002), duke kundruar panoramën që hapej, me një pyll të lartë e të dendur pallatesh, të thashë:
? A s?të vjen çudi, Vanush, që nga këto mijëra e mijëra pallate, në asnjërin prej sosh nuk ka një apartament tonin?
Dhe përgjigjja jote:
? ?Po nga gjithë ky lumë i pandërprerë makinash, atje poshtë, s?të duket çudi, që asnjëra s?është e jona?
Tani i kemi të gjitha këto dhe kjo habi nuk është më aktuale. Tani, të zhytur kokë e këmbë në një realitet tjetër, merremi jo me artin e habisë, por të harmonizimit të situatave, artin e kontrollit të tyre, ruajtjen e ekuilibrit të njëri-tjetrit në rrethrrotullimin marramendës të ditëve të ngarkuara me kundërgoditje. ?Si atëherë kur ty të kosit lodhja e shembesh në divan. Si atëherë, kur të gjej pasmesnate në studio, me kokën e fjetur, rrëzuar mbi tastierë. Si atëherë, kur të gjej të dëshpëruar e të pafuqishme nga shkumëzimi i panënshtrueshëm i fëmijëve në orën e tyre të marrëzisë. Na duhet të përsosim një art, kryesisht fashitës, zbutës, shtensionues midis egove të brishta e lehtësisht të cenueshme të fëmijëve tanë.
Të vegjlit janë kokëngjeshur, të egër, bishëza të vogla, të dashura, acaruese, të dhembshura. Na duhet, veç të tjerash, të shpikim, të përftojmë përvjedhtazi edhe romantikën tonë. Le të vazhdojmë t?i dërgojmë njëri-tjetrit mesazhe të fshehta: ?Ke mundësi me u përvjedhë, pa rënë në sy, sa për një takim 10 minutësh në kafe, poshtë pallatit??. Dhe sigurisht, për 10 minuta, perandoria jonë e vogël nuk kanoset të shembet nga kryengritjet e rebelimet e brendshme. Atje, midis tyre, e dimë, nuk e sosim dot deri në fund asnjë fjali nga ndërhyrjet e shumta. E ke menduar? Kjo ka ndikuar, me sa duket, në stilistikën e komunikimit në shtëpinë tonë: e ke vënë re që te ne flitet me fjali të shkurtra, njërrokëshe, imperative? Na duhet të sajojmë truke të reja?
Habitem, Vanush, si fluturuan kështu 15 vite të jetës sonë familjare. Më duket si të ishte dje. Sikur ende nuk e kemin filluar atë më të madhen, kulmin, të qenët i ngopur me ty? dhe ti je po aq e mrekullueshme, po aq e freskët, po aq e bukur dhe shpirtërore, sa në njohjen tonë të parë, kur unë nuk ngopesha duke të parë, derisa thashë atë frazën profetike: ?Ti ke fytyrën e nuses sime të ardhshme?!?
Me ty ia vlen, Vanushe? me ty i dilet mbanë kudo dhe kurdo.
11 janar 2017
/votramagazine.com/
Një 24-vjeçar nga Elbasani është arrestaut nga policia pasi ...
Një natë më parë emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi ...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kolonjë, në zonën arke...
Kontrolli i Lartë i Shtetit konfirmon dështimin spektakolar ...
Që ishte një listë qesharake kandidatësh për deputetë, u duk...
Një parti e vlerave të mëdha historike që shkuli nga rrënjët...
Anëtari i degës së kryesisë së PD-së dhe anëtari i Këshillit...
Debati maratonë i diskutimit të programit të qeverisë shënoi...
Është betuar zyrtarisht qeveria Rama 2 në mjediset e Preside...
Një 23-vjeçar është qëlluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë nga...
Një vogëlushe vetëm 1 vjeçe raportohet të jetë në gjendje të...
Në Shqipëri është rritur numri i përdoruesve të drogës, ndër...
Gjithkush e imagjinon “herën e tyre të parë” si një moment m...
Dy persona, burrë e grua nga qyteti i Vlorës kanë përfunduar...
Një person ka humbur jetën pasi është përplasur nga treni i ...
Duket se kryetari i shoqatës së ish të përndjekurve politikë...
Një i ri rrihte sistematikisht dhe u merrte paratë e pension...
Komplikacioni i rrallë gjatë anestezisë, mund të kishte qenë...
Policia e Tiranës ka sekuestruar sot 3 mina të pajisura me t...
Instituti Europian Pashko, pjesë e Iniciativës Europiane për...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...