Monedhat e huaja në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 15 korrik 2026
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Kryeministri Edi Rama po përballet ditë pas dite me akuza të ashpra nga të gjitha kahet politike.
Një zë i fortë kundër Ramës është edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, aktualisht kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima.
Në reagimin më të fundit në rrjetet sociale, Kokëdhima ndalet tek integrimi i Shqipërisë në BE, duke thënë se Rama e ka minuar.
Sipas tij, Rama është kryeministri i propagandës boshe, ndaj dhe nuk mund të jetë edhe i integrimit.
Statusi i plotë:
Rama e ka minuar integrimin e Shqipërisë në BE
Kryeministri i propagandës boshe nuk mund të jetë edhe i integrimit. Dje shqiptarët morën një lajm të hidhur nga kryesuesja e delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, zonja Romana Vlahutin: Bashkimi Europian i ka shtuar Shqipërisë edhe një kusht të ri për hapjen e negociatave. Tonelatat e drogës që kapen çdo ditë në rrugë tokësore, ujore e ajrore, janë kthyer në kryeshqetësim për institucionet e Bashkimit Europian. Alarmi është ngritur nga disa shtete, që nuk kanë përjashtuar edhe mundësinë e rivendosjes së regjimit të vizave për shqiptarët. Droga u deklarua edhe zyrtarisht si një kusht i ri për ecurinë e Shqipërinë drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Qeveria nën drejtimin e Ramës perceptohet me të drejtë si pengesë për prosperitetin e shqiptarëve. Pasi e mohoi kanabizimin e Shqipërisë që u bë me vullnetin dhe urdhërat e tij për gati dy vjet, kryeministri ngriti task-forcën gjoja për të arrestuar, sekuestruar dhe luftuar trafikantët.
Askush nuk e beson më Ramën. Ai shan e sulmon në televizion të fortët e hashashit që bredhin me makina të shtrenjta dhe që kanë ndikim në jetën social-politike të komunitetit. Në opinionin publik kriminelët e drogës konsiderohen më të justifikuar se kryeministri dhe ish-ministri i brendshëm.
Kultivuesit ilegalë të kanabisit shkelën ligjet, rrezikuan penalisht e financiarisht, paguan shefat dhe drejtorët e policisë dhe u prenë në besë shumë herë prej tyre. Ata që dështuan humbën shtëpitë dhe borxhet që morën tek të afërmit, bankat dhe fajdexhinjtë. Po Rama, Tahiri, deputetët e Rilindjes dhe zyrtarët e policisë çfarë merite kishin që përfituan 20 deri në 30 për qind të drogës në natyrë dhe tarifa specifike deri në 100 euro në tokë dhe deri në 100 euro në det, për çdo kg kanabis që trafikohet?! Asnjë meritë!
Task-Forca mblidhet vetëm për shou dhe nuk ka lidhje me luftën kundër kanabisit në vend. Ajo është ngritur për të mashtruar qytetarët dhe partnerët e huaj, se gjoja, qeveria, që lejoi mbjelljen e kanabisit, tani do ta zhbëjë atë!
Rama dhe droga janë sinonime të njëra-tjetrës. Kur Europa vendos kushtin e ri për integrimin e Shqipërisë: nuk ndodh pa luftuar prodhimin dhe trafikun e drogës, bëhet e qartë për këdo se nuk do ketë integrim për sa kohë që këtë vend ta drejtojë Edi Rama!
ZGJIDHJA është e vetmja forcë politike në Shqipëri që ka një projekt të qartë, realist, efiçent dhe në përputhje me zhvillimet e kohës për të zhdukur plotësisht e përfundimisht ekonominë ilegale të drogës, për dekriminalizimin e përdorimit të saj dhe për legalizimin e kanabisit farmaceutik. Rama e luftoi këtë projekt që do t?i mundësonte Shqipërisë që të përfitonte nga ekonomia botërore e kanabisit, gjithnjë në rritje. Forcat e tjera politike shqiptare janë të çoroditura dhe pa asnjë strategji. Ato, direkt ose indirekt, e mbështetën Ramën që ta kthente Shqipërinë në parajsën e mafies së drogës dhe furnizuesen numër një të marijuanës për Europën. Kjo e bëri edhe më të largët integrimin europian të Shqipërisë!/CityNews
Dita e sotme do të shoqërohet nga një mot i kthjellët dhe me...
Lëvizja Socialiste për Integrim vijon sulmet e ashpra ndaj k...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një akuzë të fortë, në...
Një vajzë e re vetëm 18 vjeç ka nxjerrë në shitje virgjërinë...
Në kuadër të vizitës në Slloveni, Ministri Bushati mori pjes...
Nënë Tereza ndërroi jetë 20 vjet më parë në 5 shtator të vit...
Pikave të shitjes së karburantit u kërkohet të paguajnë një ...
Dy persona nga Pogradeci kanë rënë në kontakt me energjinë e...
Është për të ardhur keq që zgjedhjet u bënë farsë edhe në kr...
Ivanka Trump kishte arritur tashmë famë sociale, falë faktit...
Në nëntor të vitit të kaluar studentja Mirela Ruko, aktivist...
Vjeshta erdhi dhe ne duhet të zgjedhim se çfarë do të veshim...
Një gjimnaziste ka denoncuar problemin e hasur në qendrat e ...
Një tjetër aksident rrugor raportohet të ketë ndodhur në aks...
Ministrja e zgjedhur për mandatin e dytë në krye të Ministri...
Aktori i madh i skenës së teatrit dhe kinematografisë Kadri ...
Policia e Greqisë ka zbuluar gjatë ditës së sotme laboratori...
Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte sot i pranishëm dhe ...
Një nënë nga SHBA-ja ka zbuluar se vajza e saj vetëm 12 vje...
Nga Artan FugaLetër e dytë publike kryeministrit Edi Rama,——...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...