Debati Nano-Berisha arriti kulmin/Jehonë në botën shqiptare dhe vendet fqinje!
Moderatori i njohur, Blendi Fevziu, ka zbuluar përjetime të ...
Presidenti Donald Trump dënoi Korenë e Veriut për provën më të madhe bërthamore që ka zhvilluar deri më sot, duke e cilësuar ?një vend të papërgjegjshëm, retorika dhe veprimet e të cilit vazhdojnë të jenë armiqësore dhe të rrezikshme për Shtetet e Bashkuara.?
Përmes komenteve të tij në Twitter Presidenti amerikan tha se Koreja e Veriut ?është bërë një kërcënim i madh për Kinën, që po përpiqet të ndihmojë për çështjen e krizës koreane, por pa patur suksesin e duhur?.
Presidenti kritikoi aleaten e SHBA-sç, Korenë e Jugut, duke thënë se “Seuli siç u kam thënë unë, po sheh se bisedimet për zbutjen e situatës me Korenë e Veriut nuk do të kenë sukses?.
Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti dhe ekipi i Sigurisë Kombëtare po takohen për të diskutuar për çështjen e Koresë së Veriut.
Sekretari i Thesarit Steve Mnuchin tha në një intervistë për televizionin ?FOX NEWS? se është duke u shqyrtuar një paketë e re sanskionesh ekononomike ndaj Koresë së Veriut.
Koreja e Veriut kreu të dielën provën e gjashtë bërthamore, duke thënë se ka shpërthyer me sukses bombën bërthamore me hidrogjen, që mund të vendoset në një raketë ndërkontinentale.
Në një njoftim të agjencisë shtetërore të lajmeve të Phenianit KCNA, thuhet se bomba me hidrogjen, e përgatitur për t’u përshtatur me një raketë ndërkontinentale (ICMB) është në përputhje me planin e Partisë së Punëtorëve për ngritjen e një force strategjike bërthamore”.
Televizioni shtetëror koreano-verior tha se prova e bombës ishte “sukses i përkryer”, ndërsa theksoi se nuk ka radioaktivitet në atmosferë pas provës, një gjë që avionët amerikanë dhe japonezë me pajisje të posaçme po provojnë ta vërtetojnë.
Tërmete pas shpërthimit
Sizmologët amerikanë dhe kinezë thanë se shpërthimi shkaktoi dy tërmete të cekëta në rajonin Punggye-ri, ku ndodhet objekti i provave bërthamore. Autoritetet në Japoni, Kore të Jugut dhe një numër ekspertësh joqeveritar në Shtetet e Bashkuara, konfirmuan se tërmetet ishin rrjedhojë e provës bërthamore.
Tërmeti i parë ishte prej 6.3 shkallësh, që është e barabartë me shpërthimin e një bombe hidrogjenike prej 1 megatoni. Sipas agjencive japoneze dhe koreano-jugore, shpërthimi ishte ta paktën 10 herë më i fuqishëm sesa prova e fundit bërthamore e kryer më 9 shtator të vitit 2016, që shkaktoi një tërmet prej 5.3 shkallësh.
Pesë minuta më pas, sizmologët regjistruan një tërmet prej 4.6 shkallësh, që mund të jetë rrjedhojë e rrëzimit të tunelit ku ishte e vendosur pajisja bërthamore.
? Nëse Koreja e Veriut ka kryer një provë bërthamore, kjo është absolutisht e papranueshme dhe ne do të duhet të protestojmë fuqishëm. Këshilli i Sigurisë Kombëtare tani do të takohet që mbledhë informacione dhe për të analizuar këtë”, tha kryeministri japonez Shinzo Abe.
Synimi afatgjatë i Koresë së Veriut
Jeffery Lewis, drejtor i programit për Azinë Lindore në Qendrën James Martin, tha se nuk është i befasuar që Koreja Veriore ka arritur mundësitë për të kryer një provë termobërthamore të plotë.
“U kam thënë njerëzve për vite të tëra se ky rrëfim do të përfundojë kështu”, i tha ai Zërit të Amerikës. ?Koreano veriorët kanë thënë se ky është synimi i tyre për një kohë të gjatë”.
Embargo e naftës
Sekretari i kabinetit japonez, u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të vendosin sanksione të mëtejshme ekonomike, përfshirë edhe kufizimin e importeve të naftës në Korenë e Veriut. Në korrik Këshilli i Sigurimit i OKB-së, njëzëri vendosi kufizime që përfshijnë ndalimin e eksporteve të peshkut, qymyrit dhe mineraleve tjera fitimprurëse që mund të privojnë Phenianin nga më shumë se 1 miliardë dollarë të ardhura.
Gazeta japoneze Shimbun, raportoi në edicionin e së shtunës se Koreja e Veriut ka vendosur të ruajë naftën dhe benzinën në pritje të një embargoje të naftës. Gazeta tha se autoritetet e Koresë së Veriut synon të ruajë rreth 1 milion ton rezerva të naftës.
Ministria e jashtme kineze lëshoi një deklaratë të dielën duke e dënuar provën bërthamore dhe i bëri thirrje Koresë së Veriut që t’u jap fund veprime “të gabuara” dhe të respektojë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Koreja e Jugut bëri thirrje për “përgjigjen më ashpër të mundshme”, përfshirë edhe sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do “izolonin plotësisht” Korenë Veriore. Chung Eui-yong, këshilltar i sigurisë kombëtare të Koresë së Jugut, tha se Seouli dhe Washingtoni kanë diskutuar po ashtu vendosjen e pajisjeve strategjike ushtarake amerikane në Gadishullin korean.
Udhëheqësi i Koresë së veriut, Kim Jong Un, i ka dhënë përparësi zhvillimit të raketave bërthamore ndërkontinentale që mund të godasin tokën amerikane. Prova e së dielës u parapri nga lëshimi i 21 raketave gjatë këtij viti, përfshirë edhe dy raketave balistike në muajin korrik.
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka përsëritur se zhvillimi i mundësive të Koresë së Veriut për të hedhur raketa bërthamore me rreze të gjatë veprimi, do të paraqes kërcënim të papranueshëm për sigurinë. Zyrtarët amerikanë kanë nënvizuar nevojën për të shtuar trysninë nëpërmjet sanksioneve mbi Phenianin që të ndryshojë sjelljen e tij, por kanë paralajmëruar po ashtu se po shqyrtohen të gjitha mundësitë, përfshirë edhe veprimet ushtarake.
Sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Trump dhe kryeministri japonez biseduan me telefon të shtunën para provës bërthamore dhe theksuan nevojën për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet të dyja vendeve dhe Koresë së Jugut përballë kërcënimeve bërthamore në rritje nga Koreja e Veriut. Të dy udhëheqësit janë pajtuar që duhet rritur trysninë mbi Korenë e Veriut, u tha gazetarëve kryeministri japonez.
Presidenti i Koresë së Jugut dhe kryeministri japonez, kanë caktuar mbledhjet e Këshillave të Sigurisë Kombëtare, pak pas provës së të dielës.
Koreja e Veriut kreu provën e parë bërthamore më 9 tetor të vitit 2006./VOA
Moderatori i njohur, Blendi Fevziu, ka zbuluar përjetime të ...
Një plagosje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Edmir Nilaj ësht...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar sërish...
Moderatori i njohur i emisionit “Opinion”, Bledi Fevziu, ka ...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike e përjashtuar nga Lulzim...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, ka paraqitur ...
Muaji shtator ka sjellë dhe rënie të temperaturave, shoëqrua...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për mbytjen e një t...
Vrasja e gjykatëses Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj Fadil ...
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka uruar djalin e depu...
Vjeshta erdhi dhe të gjithë sidomos femrat po mendojnë serio...
Dy nga punonjësit e Policisë së Shtetit kanë lidhur kurorë s...
Në shumë mënyra truri jonë mund të përjetojë emocione të ndr...
Djali i madh i deputetit të ndjerë të LSI-së, Gjovalin Kadel...
3 ditë pas vrasjes së gjykatëses Fildez Hafizi nga bashkësho...
Një ngjarje e rëndë tronditi Riminin dhe gjithë Italinë pak ...
Wi-Fi falas është i jashtëzakonshëm, nuk ka dyshime për këtë...
Makina e presidentit serb Aleksandar Vucic është përfshirë n...
Kim Jong Un vazhdon kursin e acarimit. Koreja e Veriut njoft...
Në Kanada, kreu i shtetit uron të gjithë muslimanët për fest...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...