"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Jo të paktë kanë qenë ata njerëz që e kanë pritur me habi emrin e Senida Mesit të dielën, kur Edi Rama shpalli qeverinë. Askush nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë në qarqet e politikës së Tiranës. Ndonjë kronikë lokale e kishte përmendur mes emrave të listës për deputetë të Shkodrës. Qëmtuesit më të vëmendshëm, e kishin hasur emrin e saj në zgjedhjet lokale përkrah Keti Bazhdarit, në qytetin verior.
Por vetëm kaq.
Prandaj kur Rama shqiptoi togfjalëshin: Senida Mesi zv/kryeministre shumëkush ka ngritur pyetjen:
Po kjo nga mbiu?
Dhe prej kësaj pyetjeje që ka brenda shumë mungesë informacioni lindën edhe ?keqkuptimet e para?. Mediat qëmtuan menjëherë në Facebokun e saj për të nxjerrë akuzat që kishte shkruar kundër qeverisë. Ato nxorrën edhe një video nga fushata, kur kjo grua aspak politike përdorte terma racistë, për të përshkruar situatën. Dhe pas këtyre mini skandaleve që shoqërojnë gjithnjë hapat e parë të rishtarëve politikë, pyetja: “Po këtë nga e gjetën”? – u bë më e fortë.
Lapsi.al ka folur me njerëz që i njohin disi kulisat e formimit të kësaj qeverie. Ata pohojnë se çudia e emërimit të kësaj financiereje 40 vjeçare si numri i dy i kabinetit është përputhja e dy trajektoreve.
Nga njëra anë i dëshirës dëshpërimisht të papërmbajtshme të Ramës për të bërë ndonjë surprizë me emrat e kabinetit të ri. Dhe nga ana tjetër i ambicjes së pafre të kësaj banikereje me profesion, që gjatë gjithë jetës së saj nuk ka lënë gur pa lëvizur për të ecur përpara.
Ata që e njohin tregojnë një rast emblematik. Kur i?u dha mundësia të kishte një vend drejtues në dhënien e kredive pranë bankës Procredit në Tiranë, Senida tha menjëherë po. Pa u menduar. Dhe megjithëse ishtë nënë e një familjeje me 3 fëmijë që banonin në Shkodër, ajo merrte përditë rrugën me makinë vajtje – ardhje, për të mos u ndalur në karrierën e saj. Dhe këtë ?sakrificë? e bënte pasi i kishte ngjitur një nga një shkallët e hierarkisë në ProCredit, nga analiste kredie, në kordinatore, pastaj drejtore dege dhe më në fund drejtore rajonale për zonën e Shkodrës.
Pra shihet qartë se nëse ka një gjë që nuk i mungon, tashmë ish bankieres, ajo është ambicia për të bërë përpara me çdo çmim.
Ky ka qenë synimi i saj edhe kur iku nga banka që i kishte shërbyer si trampolinë për të bërë emër në mjedisin e saj. Megjithëse disa thonë se prej andej e larguan me ceremoni dhe disa të tjerë se mbylli derën me vullnet të plotë, për të hapur një fazë të re në trajektoren e vet, një gjë është e sigurtë: kjo grua në karierë nuk e lë fatin e vet në dorë të tjetërkujt. Ajo nisi një biznes privat konsulernce financiare këtë herë në qytetin e saj të lindjes dhe shfrytëzoi rastin e zgjedhjeve lokale të 2015, kur në PS e Shkodrës të çliruar nga zgjedha e Tom Doshit, fitoi krahu qytetar i Keti Bazhdarit, për tu ingranuar aty.
Megjithë humbjen e kandidates së preferuar përballë Voltana Ademit të PD-së, Senida Mesi, arriti të depërtojë në rrethin e tretë të politikës, atë lokal, duke u zgjedhur anëtare e këshillit bashkiak.
Këtu mendohet se e pikasi edhe Ditmir Bushati, njeriu që Senida falenderon sot për lançimin e karierës së saj politike.
Një grua si ajo, tekniciene, ambicioze dhe mbi të gjitha qytetare, i duhej PS së re lokale të dominuar gjatë nga të fortët e Tomës të zbritur nga malësia.
Dhe në Shkodër, në një qytet ku ende ruhet me fanatizëm diferenca mes familjeve qytetare dhe të ardhurve nga periferia, fakti se Senida kishte hyrë nuse dhe ishte bërë 3 herë nënë në një familje me emër, duke u martuar me mjekun Artan Mesi, ka luajtur jo pak rol në përzgjedhjen e saj si deputete e listës së këtij qyteti.
Një arsye e dytë mësohet të ketë qenë edhe vendimi i Ramës për të qëmtuar fytyra të pakonsumuara në politikë, pasi shpalli doktrinën e qeverisjes jo me aleatët e tepsisë, por me qytetarët. Megjithëse burime të pavërtetuara nga Lapsi.al pohojnë se ajo është katapultuar edhe falë njohjes me njerëz të fuqishëm që kontrollojnë fondet e rrjetit të OJQ-ve dhe që kanë lidhje direkte me familjen Rama, një gjë është e sigurtë: Senida ka ditur të bëjë përshtypje dhe të bjerë në sy.
Burime të tjera i thanë Lapsit se deri në veshët e kryeministrit kishte mbërritur edhe lajmi se një grua në karrierë nga Shkodra kishte rrefuzuar më parë postin e drejtores lokale të doganave të cilit ia kishin vënë syrin me dhjetra kandidatë.
A ka qenë dëshira e papërballueshme e Edi Ramës për të joshur ata që nuk e pranojnë ajo që ka luajtur rrol në ngritjen maramendëse të Senida Mesit? Kjo është vështirë të thuhet.
Por një gjë është e sigurtë. Kjo grua 40 vjeçare ndodhet aty ku është, në pritje të emërimit si numri dy i qeverisë së majtë, sa falë manisë së kryeministrit për të krijuar çudi me emra grash të panjohura, po aq edhe falë ambicies së saj që zor se njeh kufij.
E para, ashtu siç është provuar, do të shuhet sa hap e mbyll sytë.
Si zakonisht, Rama mërzitet më shpejt nga të gjithë prej zbulimeve që bën vetë.
Ndërsa e dyta mbetet një bast. Nëse Senida Mesi e quan këtë që ka arritur si destinacionin final të ambicjes së saj, ylli nuk do t’i ndriçojë për gjatë. Ajo do të bëhet një nga velinat e shumta të qeverisë, që qajnë ose qeshin kur këtë e bën shefi, dhe qëndrojnë në karrige vetëm prej admirimit që kanë karshi tij.
Por, nëse kjo grua shkodrane, që s?i ka ndalur akrobacitë për të bërë përpara, e konsideron pikën ku ka arritur vetëm si një etapë të planit të saj të karrierrës, për të mund të dëgjohet gjatë. Nëse ajo vazhdon të ecë me ritmin e deritanishëm, ajo mund të ketë nesër fatin e atyre që gjërat nuk ua kanë falur. (lapsi.al)
Një masiv i madh shkëmbor ka rënë nga lartësia e malit dhe k...
Uragani Harvey vijon të shkaktojë dëme të mëdha në Shtetet e...
48 orë pas krimit, që tronditi vendin ku burri vrau ish bash...
Pavarësisht se temperaturat kanë rënë, vatrat e zjarrit vijo...
Një karburant ka rënë pre e grabitësve në Vlorë.Nga informac...
Nga Mero Baze Vjet për Kurban Bajram pati një histeri qysh n...
Vrasja e gjykatëses Hafizi në mes të Tiranës si dhe alarmi i...
Moderatorja bukuroshe Luana Vjollca feston sot ditëlindjen.K...
Pas ngjarjes që tronditi kryeqytetin, ku burri vrau ish- bas...
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka në repertorin e saj disa kën...
Temperaturat e larta do të largohen për t’i lënë vendin shir...
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj i dhanë dje fund beqzrisë ...
Kryeministri Edi Rama sot ka “çuditur”me postimin e tij të m...
Lajme të mira për të gjithë ata që duan të blejnë shtëpi. In...
Dite shume e këndshme për t’u jetuar kjo e sotmja. Do ndihen...
Vizito Indonesinë dhe ke një shans për të parë lulen më të m...
Nuk është pyetje që veshja e përditshme është bërë më fashi...
Lidhja e meshkujve me makinat daton prej shekujsh. Njësoj si...
Shumicën e kohës mbështetemi në librat e historisë për të ku...
A e dini se njerëzit kanë eksploruar hapësirën e jashtme më ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...