web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gratë marrin guximin t’i denoncojnë/ Arrestohen 3 burra që rrihnin bashkëshortet e tyre (Emrat)

2 Shtator 2017, 07:37, Aktualitet CNA

Pas ngjarjes që tronditi kryeqytetin, ku burri vrau ish- bashkëshorten e tij gjyqtare në mes të ditës, Policia ka intesifikuar punën për arrestimin e burrave që ushtrojnë dhunë fizike në familje.

Mëngjesin e sotëm, Policia njofton se janë arrestuar tre persona të cilët akuzohen për dhunë fizike dhe psikologjike tek familjarët e tyre.

Konkretisht në pranga ka rënë Selman Murati, ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, Serjan Gojani dhunonte kunatën e motrës së tij dhe Albert Ismaili pasi ka kanosur me jetë bashkëshorten e tij.

Pas rastit Fildes Hafizi, gratë kanë marrë guximin për të denoncuar në Polici bashkëshortët e tyre, për të shmangur një fund të hidhur si gjyqtarja./CityNews





Lajmet e fundit nga