Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Lajme të mira për të gjithë ata që duan të blejnë shtëpi. Interesat e huave për blerjen e pasurive të paluajtshme ranë përsëri gjatë muajit korrik, duke qenë një nxitës i rëndësishëm për investimin në prona. Sipas Bankës së Shqipërisë, për korrikun interesi mesatar i kredive të reja për blerje banesash në lekë ishte 3.9%, nga 4.2% që kishte qenë në qershor. Ndërkohë, në euro interesat janë edhe më të ulëta. Për korrikun ato zbritën më tej në 3.1%, nga 3.3% që kishin qenë për qershorin.
Ulja e interesave dhe lehtësimi i kredisë hipotekare nga bankat po bëhen një faktor përcaktues në gjallërimin e tregut të pasurive të paluajtshme në vend. Në gjashtë muajit e parë të vitit, kredia e re e dhënë nga bankat për blerje banesash arriti në 11.5 miliardë lekë, në rritje me 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shumë familje po shfrytëzojnë kreditimin me normë të ulëta për të blerë banesa. Kjo tendencë po favorizohet edhe rënia e çmimeve të pronave gjatë viteve të fundit. Sidomos në zonat periferike të kryeqytetit, çmimet e pronave ranë ndjeshëm, si pasojë e ofertës së lartë dhe rënies së fuqisë blerëse pas vitit 2009.
Çmimet
Kjo situatë ndodh në një kohë kur çmimet e banesave thelluan më tej rënien në tremujorin e dytë, sipas indeksit të Bankës së Shqipërisë. Rënia e çmimeve ishte 11% sipas matjeve të kryera në Tiranë. Në të kundërt, mësohet se indeksi i çmimeve të qirave ka shënuar rritje, të nisur që nga tremujori i tretë i vitit 2016.
Ekspertët e tregut pohojnë se çmimet e banesave po bien prej fluksit të lartë të objekteve të reja të banimit që po kryhen në Tiranë. Dhjetëra blloqe të mëdha banimi po ndërtohen në të gjithë Tiranën duke bërë që çmimi i banesave të vihet nën presion në disa zona.
Tregu
Sipas një analize të fundit të Bankës qendrore, tregu i banesave ka përjetuar ndryshime të qenësishme. Në mungesë të të dhënave për çmimet e banesave në nivel kombëtar, studimi i bankës bazohet në indeksin e çmimeve të banesave për Tiranën. Të dhënat tregojnë se çmimet e banesave kanë shfaqur rritje të ndjeshme gjatë periudhës 2000-2007. Gjatë kësaj periudhe, çmimet e banesave janë rritur mesatarisht me rreth 15% në vit.
Ndërkohë, zhvillimet gjatë periudhës 2008-2013 tregojnë për një ngërç në tregun e pasurive të paluajtshme, ku çmimet janë luhatur, duke shfaqur edhe tkurrje të herëpashershme mbas vitit 2009.
Ndër faktorët e parë që kanë sjellë rritje të kërkesës për ndërtime të reja, që prej fillimit të viteve ?90, kanë qenë: mungesa e hapësirave të mjaftueshme për strehim dhe cilësia e dobët e banesave ekzistuese, ndryshimi i sjelljes së individëve për të jetuar në familje të vogla, si dhe ndryshimi i hartës demografike e nxitur nga faktorë ekonomikë dhe socialë.
Krahas këtyre faktorëve, një burim tjetër i rëndësishëm i kërkesës për blerje banesash dhe për rritjen e çmimeve në këtë treg ishte edhe rritja e të ardhurave të disponueshme deri në fillim të vitit 2008 (kryesisht nga emigrimi). Më pas, me ngadalësimin e të ardhurave, vihet re një stepje e individëve, si për të blerë banesa, ashtu edhe për të kërkuar kredi. Këtij faktori i bashkëngjitet dhe pasiguria për të ardhurat në të ardhmen, ku rritja e papunësisë dhe në tërësi pasiguritë në tregun e punës, janë reflektuar në një tkurrje të kërkesës së individëve për banesa.
Një burim tjetër kryesor i kërkesës për blerje apartamentesh të reja gjatë periudhës së tranzicionit ishte edhe kërkesa nga emigrantët, e cila ka ardhur në rritje deri në fund të vitit 2007. Ndërkohë, me fillimin e krizës, kërkesa nga emigrantët ka pësuar rënie, në përgjigje të përkeqësimit të kushteve të tregut të punës në vendet ku jetojnë. Rënia e transaksioneve në tregun e banesave ka konfirmuar kërkesën e plogësht në përgjithësi për blerjen e banesave dhe veçanërisht rënien e kërkesës nga ky grup.
Konsolidimi dhe rritja e fleksibilitetit të sistemit bankar për të kredituar individët dhe firmat e ndërtimit që operojnë në treg, janë faktorë që kanë ndikuar, si në rritjen e kërkesës, ashtu edhe të ofertës në tregun e banesave. Financimi me kredi nga sektori bankar, gjatë periudhës 2002-2007 ka përbërë një burim të rëndësishëm financimi për individët.
Çmimet e larta të banesave bënin të mundur që ata të zotëronin kolateral të mjaftueshëm për të marrë kredi të re dhe për të zgjeruar kërkesën për banesa, përtej aftësive financiare të tyre. Por, pas vitit 2008, norma e rritjes së portofolit të kredisë për banesa është zvogëluar dukshëm, duke shënuar edhe vlera negative në periudhën 2012-2013./Shqiptarja.com
Dite shume e këndshme për t’u jetuar kjo e sotmja. Do ndihen...
Vizito Indonesinë dhe ke një shans për të parë lulen më të m...
Nuk është pyetje që veshja e përditshme është bërë më fashi...
Lidhja e meshkujve me makinat daton prej shekujsh. Njësoj si...
Shumicën e kohës mbështetemi në librat e historisë për të ku...
A e dini se njerëzit kanë eksploruar hapësirën e jashtme më ...
Njerëzit kanë ndarë fotot në internet të maceve të tyre masi...
Ka një dozinë të ushqimeve që janë aq të mira për ju sa jan...
Jemi mësuar që mjekrën t’ja shikojmë meshkujve. Por për një ...
Ne të gjithë i duam ëmbëlsirat e ëmbëla, por a do të blini p...
Të gjithë ëndërrojnë të martohen në kishë, buzë detit, apo n...
Është vrarë nga forcat e sigurisë në Bogota të Kolumbisë ai ...
Të gjithë i njohim atraksionet e famshme si Koloseu, Muri i ...
Kozeta Mamaqi, nëna e të ndjerit Sokol Olldashi, ka publikua...
Çdo fotografi e mbushur me krijimtari dallon nga miliona fot...
Ministri i Mbrojtjes së Pakistanit ka kaluar një moment tepë...
Të gjithë ne kemi disa zakone që mendojmë se janë të rëndësi...
I marrë peng prej protestuesve të revoltuar lushnjarë, të ci...
India…Për të huajt, është një vend i misterit, me një kultur...
Nga ARTUR AJAZIMegjithëse qytet me nivel jo të qëndrueshë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...