PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Nga ARTUR AJAZI
Megjithëse qytet me nivel jo të qëndrueshëm ekonomik, Elbasani njihet edhe si qyteti ku lojërat e kumarit dhe tradhëtia bashkëshortore, janë bërë shkaku për rritjen e numrit të divorceve.
Kjo është sinoptika e përgjithshme e situatës dramatike të divorceve të shumta që kanë pushtuar qindra e qindra familje në qytetin e Elbasanit. Sipas statistikave zyrtare, mësohet se çdo muaj shtohen divorcet e martesave në Gjykatën e Shkallës Parë , ndërsa për këtë numër të madh divorcesh janë identifikuar si shkaqe kryesore , kumari, tradhëtia por edhe varfëria.
Kështu vetëm në tre muajt e fundit, statistikat tregojnë se numri i divorceve pëson rritje dhe janë kryesisht, familjet me mbi 10-15 vjet martesë, por edhe emigrantët . Shoqata për Këshillimin e Grave dhe Vajzave në këtë qytet, konfirmon se , ?së fundi fenomeni që po vihet re janë divorcet me mbi 15 vjet martesë e më shumë dhe shkaku kryesor është përfshirja e meshkujve në tradhti bashkëshortore dhe lojra fati e kumar?. Avokja E. Lula shprehet se ?kemi raste që kanë përfunduar edhe në përdorimin e dhunës, dhe kësaj qendre i janë drejtuar së fundi gra ndërmjet moshës 40-55 vjeç të cilat kërkojnë asistencë ligjore për divorcin pasi janë gjendur përballë një bashkëshorti që pagën e lë në bixhoz, e tradhton dhe madje edhe e dhunon?. Avokatja Lula thotë se ?rastet e lënies së parave në bixhoz janë shtuar ndjeshëm, kemi pasur raste kur gratë janë gjendur përballë zhdukjes së orendive të shtëpisë si pasojë e humbjes në lojëra fati?. Gratë detyrohen të divorcohen pasi nuk kanë gjetur asnjë rrugë tjetër për ta rikthyer në normalitet bashkëshortin, i cili pas konflikteve zgjat edhe duart duke u kthyer në një njeri të dhunshëm. Një tjetër fenomen gjithmonë e më i pranishëm është tradhtia e ndjekur edhe nga dhuna. Situata ekonomike, mentaliteti dhe familje të ndërtuara me bashkëshortin dominues, bixhozi, emigracioni si dhe mungesa e një pavarësie nga ana e femrës, bën që situatat të shkojnë deri në ekstremitete të dhunës- tha avokatja. Miratimi i ligjit kundër dhunës është ishte një fitore por penalizimet që parashikohen mbeten vetëm në kuadrin civil e jo penal, aplikimi i ?Urdhrit të Mbrojtjes? është një hap i rëndësishëm kundër dhunës ndaj femrës, por kur dhunuesi nuk rrezikon burg ai kthehet në të njëjtat veprime.
Çdo qytetar është i lirë të paraqesë një kërkesë për urdhër mbrojtje në Gjykatë duke paraqitur prova për dhunën apo kërcënimet dhe me miratimin e kësaj kërkese policia duhet të ndërhyjë e të shoqërojë shkelësin e urdhrit të mbrojtjes por vetëm kaq pasi ky ligj nuk është penal. Avokatja Lula shprehet se ?ne do të kërkojmë të jetë procedim penal pasi në të kundërt dhuna ndaj femrës do të vazhdojë dhe ajo do të ndjehet akoma edhe më e pambrojtur”. Qendra në Elbasan ka ofruar dhe ofron asistencë falas për gratë që kërkojnë urdhër mbrojtje apo duan të bëjnë kërkesa për divorc. “Ajo çfarë vëmë re është se ato nuk i shkojnë procedurës deri në fund dhe rikthehen në gjirin e dhunës sërish, dua të kujtoj këtu rastin e një gruaje 28- vjeçare që ka bërë disa herë praktikat për divorc e urdhër mbrojtjeje por është rikthyer sërish me bashkëshortin dhunues”- tha avokatja. Ajo pohon se në shumicën e rasteve, janë fëmijët që detyrojnë gratë të rikthehen në familje edhe pse shenjat e dhunës i kanë në trup. Statistikat tregojnë se, në tre muajve të fundit, në Gjykatën e Shkallës së Parë në Elbasan, kanë depozituar kërkesat për divorc rreth 140 cifte. Prej tyre 110 janë ndarë ndërsa pjesa tjetër është penduar duke i anuluar vendimet për aktin final pas seancës së pajtimit. Ndryshe nga më parë kur të divorcuar predominonin çiftet e reja, tani ky fenomen social ka prekur edhe mosha më të pjekura. Nëse në vitet ?90, divorcet kishin si shkak ndryshimet social-konomike,tashmë ata kanë si shkak marrëdhëniet në cift të cilat nuk funksionojnë mbi baza partneriteti.
Kështu nga statistikat rezulton se, janë 54 divorce të shkaktuara për shkak të dhunës në familje,pra gratë ndahen prej burrave të dhunshëm të cilët ushtrojnë dhunë fizike dhe psiqike mbi to dhe fëmijët. Një pjesë tjetër divorcohen për shkak të përdorimit të pijeve alkoolike pa kritet nga ana e burrave në kurriz të mbarëvajtjes në familje. Sipas statistikave, janë regjistruar edhe një numër divorcesh për shkak të bixhozit i cili ka prekur një numër të madh të popullatës. Rrënimi i të ardhurave familjare ka çuar në këtë vendim mjaft gra të qytetit. Rreth 60% deri 70% e divorceve të kësaj periudhe të vitit 2017 në Elbasan , janë kërkuar nga ana e grave dhe më pak kanë si protagonistë të ndarjeve burrat. Në të kaluarën (gjithnjë para viteve?90) kanë qenë burrat ata që kërkonin të ndaheshin nga gratë e tyre. Por rrethanat dhe shkaqet tashmë kanë ndryshuar.
/Citynews
Nuk ka nevojë të dini qindra mijëra histori për tu dukur int...
Paul Walker, ylli i Fast and Furious, e adhuronte vajzën e t...
Një shqiptar është vënë në pranga nga policia e Vicencës pas...
Një grua ka denoncuar me emër dhe mbiemër bashkëshortin e sa...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar ashpër qeverinë e...
Nga Kastriot Myftaraj Sot organizata fetare zyrtare Komunite...
Kuvendi Komunal i Zagrebit në Kroaci ka votuar për ta hequr ...
“Do ta bëj jetën time përgjithmonë tënden”, ishte betimi që ...
Ka nodhur ditën e djeshme kur faqja e “WikiLeaks” u gjend pa...
Një zjarr i madh përfshiu ditën e sotme rrethinat e fshatit ...
Sipas një studimi të fundit, të kryer nga kërkuesit e Univer...
Një ngjarje e çuditshme është raportuar në Milano të Italisë...
Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha ka akuzuar kreun e po...
Ilir Meta përmes ministrave të tij në ikje po mbledh thërrim...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar për vrasjen e gjyka...
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë ku një fëmi...
Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se ng...
Kryeministri Rama ka qenë në Paris ku ka marrë pjesë me ftes...
Një ditë festive në Shqipëri u kthye në objekt diskutimi të ...
Një çift shqiptarësh kanë humbur jetën në një aksident rrugo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...