web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngelin në mes të detit 7 pushues/ Policia kufitare e Sarandës iu vjen në ndihmë

1 Shtator 2017, 10:16, Aktualitet CNA

Policia kufitare e Sarandës i ka ardhur në ndihmë 7 pushuesve të cilëve u kishte ngelur varka në det.

Sipas informacioneve nga policia, mjeti lundrues kishte ngelur rreth 300 metra larg nga bregu i plazhit të Bunecit. Varka kishte ndaluar për të mos u ndezur më dhe pushuesit të gjendur nën panik kanë thirrur policinë, e cila më vonë iu ka shkuar në ndihmë për t?i nxjerrë në breg.

Njoftohet se personat janë në gjendje të mirë shëndetësore./CityNews





Lajmet e fundit nga