Situatë e frikshme në Voskopojë/Zjarri e tymi "pushtojnë" gjithë zonën
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në n...
Një raport i një polici korrekt në Holandë, i cili është realisht i shqetësuar për rritjen e kriminalitetit nga shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë në rajonin e tij, ka rikthyer në Shqipëri më shumë se në Hollandë, debatin për rikthimin e vizave. Edhe pse nuk kemi të bëjmë me ndonjë kërkesë zyrtare të Holandës, por me ditën e zakonshme të punës së policisë së saj, pra edhe pse nuk ka asnjë indikacion që të ketë politikë speciale kundër Shqipërisë për heqjen e vizave, Sali Berisha ka prishur rehatinë e tij, në vilën luksoze të Lalzit, dhe po përpiqet të ngrejë një alarm fals.
Mundësia që Bashkimi Europian të forcojë kontrollet kufitare pas ngjarjeve terroriste është real dhe një masë e duhur. Po ashtu, mundësia që shtetasit nga vende si Shqipëria duhet të jenë më të besueshëm kur udhëtojnë, dhe për këtë duhet të paraqesin prova, po ashtu duket se do të ndodhë. Por as Holanda, as Franca dhe as ndonjë vend tjetër europian, nuk ka ndonjë propozim për rikthim të vizave.
Raporti që citon sot shtypi shqiptar është një raport që hartohet nga policia e çdo vendi që ka probleme me të huajt, por nuk ka lidhje me qëndrimin zyrtar të shtetit rreth vizave. Ato janë sugjerime që institucionet i bëjnë njëri- tjetrit brenda vendit. Ndaj nuk ja vlen të diskutojmë për të.
E vetmja gjë që ja vlen të diskutojmë, është përse Berishës i ka mbetur ora tek vizat dhe mendon se mund të terrorizojë shqiptarët, duke menduar se atë që nuk e bën dot si opozitar, mund ta bëjë si shantazhues?
Politika e heqjes së vizave është politikë europiane dhe jo shqiptare. Shqiptarët janë përfitues ashtu si vendet e tjera. Në Europë nuk ka arsye antishqiptare për të rikthyer vizat. Nëse do ketë ndonjë ditë arsye europiane, mund të ketë dhe ne nuk e ndalim dot.
Por tani nuk ka asgjë të tillë. Tani ka vetëm një plak të lodhur e të xhindosur që i kanë hequr vizën shqiptarët, dhe që ai mendon se mund t?i trembë dhe t?i shantazhojë ata, duke krijuar fabula për rikthim vizash.
Për më tepër që nëse ka njeri kompetent për Holandën dhe vizat holandeze, ai është vet kryetari formal i opozitës, i cili është dhëndër brenda në një familje holandeze. Rikthimi i vizave dëmton rëndë lëvizjen e lirë të opozitës e cila duhet të çojë çdo fundjavë në Holandë kryetarin e saj për të kontrolluar a janë ujitur lulet në shtëpi. Por nuk ka ndonjë lajm të tillë, ndaj mos u shqetësoni.
Berisha, pikërisht prej marazit të atij që i ka ikur pa vizë dhe pa leje nga selia e partisë dhe po shijon pushimet pasi ka marrë me vete çelësat e SHQUP, po përpiqet të krijojë fabula opozitare në Tiranë, të cilat dëshmojnë se sa joserioz ka qenë i pari vendit, i cili së paku e di si janë vendosur vizat dhe të paktën duhet të bëjë edhe sikur e di si rikthehen.
E vetmja vizë që është hequr përgjithnjë, është viza që shqiptarët i kanë hequr politikës së Berishës dhe për atë nuk do të ketë rikthim. Përpjekja e tij për t?u treguar shqiptarëve se çfarë mund të humbasin, tani që ai nuk është në pushtet, është përveçse banale dhe e ligë, edhe një tregues i urrejtjes që ai ka për faktin, që shqiptarët të parën në listën e gjërave që nuk duan, kanë Berishën. Pastaj heqjen e vizave./tema
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në n...
1) Pse dridhen shqiptarët kur u kujtohen vizat? Dhe pse për ...
Pjesëtarët e një familjeje në Bulqizë kanë përfunduar në spi...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka kujt...
Shkrimtarja Flutura Açka ka reaguar pas lajmit se Holanda do...
Një situatë kaotike është krijuar sot nga trafiku në pikën k...
Mbrëmja e sotme pritet të shoqërohet me reshje të dendura sh...
Mund t’iu duket e pabesueshme, por celularët Iphone nuk e ka...
Kërkesa e Hollandës për të kthyer vizat për Shqipërinë shka...
Ish-kryeministri Sali Berisha është shumë aktiv në rrjetet s...
Duket sikur me zhvillimin e teknologjisë dhe kërkimet shkenc...
Policia greke ka sekuestruar mbi 78 kg marijuanë në kufirin ...
Ndonëse nga rrënia e Murit të Berlinit, që ndante sistemet a...
“E doja gruan ndaj edhe bëhesha shumë xheloz për të. Për kët...
Këngëtarja me famë botërore, Katy Perry ka shtyrë koncertin ...
Dy të mitur janë ndaluar nga Policia e Lezhës, pasi vidhnin ...
Ish-kryeminsitri i vendit Sali Berisha ka postuar në rrjetet...
Drejtoresha e përgjithshme e Kufirit dhe Migracionit, Aida H...
Ushqimet janë produkte që iu ndihmojnë të mbani trupin të sh...
Disa orë më parë një krim brenda familjes tronditi Kamzën, k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...