Heshtja kriminale e Bashkisë së Tiranës
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
1) Pse dridhen shqiptarët kur u kujtohen vizat? Dhe pse për vizat e tyre debatojnë ata që nuk kanë nevojë për viza? Pse është kaq e tmerrshme për ne lëvizja e lirë? Pse duket sikur nuk na do bota? Pse u sillemi atyre kohërave që i lamë pas, me një lloj qortimi, me gishtin tregues? Kujdes? Se ua kyçim derën prapë?, etj. Janë ca pyetje që nuk i jep dot përgjigje një opinion gazete. Pasi është tepër e makthshme puna jonë me vizat dhe perëndimin. Ndërkohë që plot të tjerë, shqiptarë, as që donin t’ia dinin për to. Për të mos thënë as që nuk ia pirdhte menderja. Merrnin malet.
Dhe fatkeqësia më e madhe e jona sot, qëndron tek një fakt, historia e jetëve të humbura maleve dhe metropoleve. Tek ajo heshtja klasike e shtetarëve në lidhje me qytetarët e humbur, rrahur e përdhunuar, tek qytetarët e ikur. E ku e shumta pret normalisht asimilimin në grek, italian, gjerman etj. Në fund të fundit aty jetojnë. Kushedi se sa jetë të humbura ka atyre maleve me roja e borë. Kushedi se sa jetë të humbura ka dallgëve të detit. Apo metrove ku njerëz të thjesht, shqiptarë, e vetmja gjë që kishin mësuar përmendsh. Dhe dinin të bënin. Për të pasur pak lejueshmëri civile, ishte azili politik.
Eh vizat… një makth i kohëve tona.
2) Në tetorin e vitit 2010, Europa vendos që shqiptarët të udhëtojnë në vendet e rajonit pa vizë. Koha e Tanja Fajonit, eurodeputetes sllave. Qe një votim thuajse unanim, me shumicë, për arsyen e thjeshtë se perëndimi na konsideron pjesë të vetes, gjymtyrë organike. Edhe pse paradokset shqiptare nuk kanë të mbaruar. Në kohën e mbretërisë përshembull, lëviznim pa vizë, mjaft të kishe pasaportë. Kurse në kohën e blloqeve, i ndërtuam një mur perëndimit. I bëm karshillëk me bunkerë e garën e armatimit. Me luftën e klasave dhe planet pesë vjeçare. Por gjithmonë me një vullnet të imponuar nga lart. Asnjëherë atë të shqiptarëve. Ne ishim njëfarësoj ushtarë të devotshëm të një armiku fantazmë. I cili në vetvete ndërtonte rrugë, shtëpi, ekonomi, ushtri…, shtet. Kurse ne ideollogji. Katërcipërisht të bindur se në hënë shkohej me atë dhe punën vullnetare. Kurse perëndimi po njësoj. E fundit fare, kur nuk e do ti shtëpinën tënde, si do të ta dojë ai tjetri? Deri sa një ditë shqiptarët, buzë plasur, ia bën në kokë regjimit dhe morën kush malet e kush detin.
Pra ku shqiptarët popull. Dhe ku ata që impononin vullnet.
3) Në demokraci perëndimi erdhi sërish, ofroi sa mundi. Megjithëse shqiptarët, ata që deri dje pra impononin vullnet, ua vodhën ndihmat. Kurse vizat i kthyen në biznes, që për kohën ishin një fitim kolosal. Besoj se nuk ka familje shqiptare (e kam fjalën nga ato që ikën) që nuk ka paguar për të marrë një të tillë. Nuk ka njeri që nuk e di se sa privilegj ishte marrja e një vize. Se sa pushtet i jepte kjo sekserit. Madje ky shikohej si shenjt, edhe pse vidhte e pasurohej me të drejtën civile të qytetarit të shekullit të elektronikës, për të qënë i lirë.
Një që jepte viza, vriste e priste.
Ai sigurisht punonte në shtet. Ai sigurisht punonte në një dikaster. Shtetarët shqiptarë dhe dikasteristat thonë edhe sot miku im, për iks apo ypsilon ambasador. Këtu bëjnë pjesë edhe ata që punonin në ndonjë organ shtypi. Shtypistat kishin privilegj ambasadat. Edhe këta si shtetarët miku im thonë për iks apo ypsilon ambasador. Ky koncepti i mikut ndër shtetistat shqiptarë, sidomos kur përjeton fushën e ligjit apo marrëdhënieve ndërshtetërore, vendesh etj., është sa bajat po aq dhe demode. Një mburrje nga soji i atyre që imponojnë vullnet. Nga soji nga ata rrjedhin.
Kujdo intelektuali salce nga koha e Enverit, aq i bënte se si duhej të funksiononte ligji, shteti. Aq më shumë emigrantë të kishte, aq më tepër viza. Aq më tepër fitim. Madje edhe shefave u sugjerohej lufta e ashpër.
Edhe sot janë pikërisht po këta…, që edhe pse vazhdimisht dështojnë duan të të imponohen. Ata nuk kanë nevojë për viza. Janë në rregull vet. Rrezik, për vete, kanë edhe nënshtetësi amerikane.
4) Po njerëzve u dhemb… u kujtohen kaparet, pagesat, lekët borxh, malet, gomonet, trajlet e kamionëve të mëdhenj. U kujtohen ndarjet, vetmia. Kthejnë kokën, shohin atë rrugicën, hyrjen e pallatit, apo atë stacion autobuzi kur ikin herët. Si si e lanë dike motak dhe se sot ai është bërë burrë. Se si djali i një fqinji iku, e nuk dihet më se ku është. Ndjejnë ethet e doganës, policit, vulës. Një lloj sikleti që nuk e meritojnë.
Ata vet si qytetarë i kanë të gjalla këto, ndaj dridhen. Dhe bëhen si të dytë. Por ata tashmë edhe e dinë, ironi fati është viran’ja jetë. Kanë ikur dhe do ikin. Thjesht e për një të vetme arsye se, për vizat debatojnë ata që nuk kanë nevojë për viza. Ata që dështuan. Bëhen si të dytë se e dine se prapë, sado ta quash hero një shtetar, sado vandal një tjetër, si i pari si i dyti mbajnë po të njëjtën erë. Atë të halesë./Nga Ilir Levonja
Pjesëtarët e një familjeje në Bulqizë kanë përfunduar në spi...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka kujt...
Shkrimtarja Flutura Açka ka reaguar pas lajmit se Holanda do...
Një situatë kaotike është krijuar sot nga trafiku në pikën k...
Mbrëmja e sotme pritet të shoqërohet me reshje të dendura sh...
Mund t’iu duket e pabesueshme, por celularët Iphone nuk e ka...
Kërkesa e Hollandës për të kthyer vizat për Shqipërinë shka...
Ish-kryeministri Sali Berisha është shumë aktiv në rrjetet s...
Duket sikur me zhvillimin e teknologjisë dhe kërkimet shkenc...
Policia greke ka sekuestruar mbi 78 kg marijuanë në kufirin ...
Ndonëse nga rrënia e Murit të Berlinit, që ndante sistemet a...
“E doja gruan ndaj edhe bëhesha shumë xheloz për të. Për kët...
Këngëtarja me famë botërore, Katy Perry ka shtyrë koncertin ...
Dy të mitur janë ndaluar nga Policia e Lezhës, pasi vidhnin ...
Ish-kryeminsitri i vendit Sali Berisha ka postuar në rrjetet...
Drejtoresha e përgjithshme e Kufirit dhe Migracionit, Aida H...
Ushqimet janë produkte që iu ndihmojnë të mbani trupin të sh...
Disa orë më parë një krim brenda familjes tronditi Kamzën, k...
Pasi më parë CityNews ka sjellë të publikuar momentin e mbri...
Flakët e një zjarri të madh të renë në zonën e Farkës kanë r...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Europën, duke ...
Një histori prekëse sakrifice ka dalë nga tragjedia e tërm...
Janë bërë 25 vjet nga ekstradimi i Sllobodan Millosheviçit...
Izraeli është pajtuar të tërhiqet nga dy zona në Libanin j...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...