Modelja shqiptare "tërbon" pushuesit/Nudo me të dashurin dhe të dashurën (Foto)
Modelja shqiptare dhe fituesja e ‘Miss Albania 2007’, Egla H...
A ka drejtësi në Shqipëri ? Kjo është një pyetje e cila e ka brënda përgjigjen, që ne ja bëjmë shpesh njëri-tjetrit. Kjo është një pyetje që kërkon përgjigje prej 27 vitesh, dhe që çdo shqiptar ja bën politikës, kryetarëve të qeverive, kryetarëve të partive, deputetëve, apo dhe Presidentit të Republikës. Dhe vërtetë, kur do të ketë drejtësi ? Kur do të ketë drejtësi për krimet e pazbardhura, për korrupsionin në rritjen më të madhe që ka parë ndonjëherë ky vend, për mijëra dosje të pahetuara dhe të mbyllura për ?mungesë provash?, për akuzat publike dhe denoncimet që dëgjojmë në sallën e Kuvendit, për shitjen e trojeve në bregdet, për shitjen e armëve dhe zhvatjen e parave nga demontimi i tyre, për trafikun e drogës, konçesionet e dyshimta, për aferat korruptive të tenderave, për lidhjet mafioze të zyrtarëve të çdo rrangu me krimin e organizuar.
Më tepër se kurrë, sot mbi organet e drejtësisë është nevoja urgjente e nisjes pa asnjë minutë vonesë, të reformave rradikale, të cilat do ti japin asaj një fizionomi të re, një qasje të re drejt pavarsisë dhe profesionalizmit, si rruga e çelur e Shqipërisë drejt BE. Organet tona të drejtësisë, duhet të spastrohen nga gjithçka të keqe, që lidhet me situatën ku ato janë katandisur, duke dale dhe shkaktarët e saj. Mbi 80 per qind e shqiptarëve sot kanë patur dhe kanë ende punë me organet e drejtësisë, pasi janë me mijëra vendime të paligjshme, janë me mijëra procese penale dhe civile të kontestuara nga qytetarët apo edhe Ministria e Drejtësisë. Dhe sërish situata mbetet e njëjtë. Drejtësi e munguar, është një drejtësi e përfolur, e korruptuar. Shqiptarët nuk mund të presin ndryshime pa nisur reformat në organet e drejtësisë, pa u zbatuar Vettingu.
Ata nuk mund të shpresojnë të prekin ndryshimin, nuk mund të besojnë tek organet e drejtësisë, tek shohin se si me vendime gjykate u merret prona, u zhvaten paratë nga sekserët që kanë mbushur korridoret dhe kafenetë jashtë institucioneve të zbatimit të ligjit. Shqiptarët nuk mund të shpresojnë dhe të besojnë, se ndryshimi do të bëhet vetëm me fjalë dhe premtime, tek shohin të akuzuarit të blejnë prona pafund, apo tek dalin me vendime gjykatash nga qelitë kriminelë, apo tek provojnë mbi kurrizin e tyre padrejtësitë e proceseve penale dhe civile të blera me para. Shqiptarët nuk mund të shpresojnë, dhe as tu besojnë premtimeve, tek shohin të kapardisur, dhe të majmur në miliona euro njerëzit e drejtësisë, ?shërbëtorët? e ligjit. Ata që ?Në Emër të Ligjit?, betohen se ?nuk e shkelin kurrë atë?, edhe kur nisin hetimin, edhe kur mbushin dosjet me fakte ( të cilat shpesh janë të pabesueshme).
Sistemi ynë i drejtësisë sot, mbetet kaotik, i mbushur me elementë me mungesë të theksuar profesionalizmi, kurse nga pikëpamja morale shumica e tyre janë të padëshirueshëm në opinionin publik. Të akuzuar dhe të denoncuar deri në Strasburg, njerëzit e drejtësisë në Shqipëri, tashmë identifikohen me emra të tillë si ?taksambledhësit në emër të ligjit?. Në institucionet tona të drejtësisë , nuk flitet fare për vendim në emër të ligjit, por për pazaret që ka bërë avokati me palët. Një mik që para pak vitesh ka mbajtur postin e nënkryetarit të gjykatës në Durrës, më tregonte mbi peripecitë që hiqte kur hidhej shorti në institucionin e tij, duke u shprehur se ?më dukej vetja sikur isha mes çakenjve dhe jo mes kolegësh?. Kjo pasi sa herë hidhej shorti, plaste sherri dhe debati, dhe ?kolegët? u nxirrnin të palarat njëri-tjetrit. Kjo situatë është bërë e padurueshme.
Duke qenë si një prej kushteve që duhet përmbushur patjetër, dhe që do të monitorohet edhe nga ekspertët e BE, reformimi i organeve të sistemit të drejtësisë, kërkon fillimisht njerëz të motivuar, profesionistë të talentuar, dhe zyrtarë besnikë ndaj misionit të tyre duke mos falur asnjeri para ligjit. Sistemi drejtësisë duhet spastruar nga çdo element, që ka përfituar dhe abuzuar, për ti hapur vendin profesionistëve të përkushtuar. Dhe këta të fundit, nuk mungojnë, por ata duhen përkrahur, duhen mbështetur , për të krijuar frontin e bashkuar institucional për të nisur dhe bitisur reformimin e krejt sistemit të drejtësisë. Një drejtësi e mbështetur mbi ligjin, mbi barazinë e shtetasve para tij, është pasqyra e funksionimit të shtetit, dhe treguesi i mirëqenies së individit në komunitet./CityNews
Modelja shqiptare dhe fituesja e ‘Miss Albania 2007’, Egla H...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në autobusin e linjës Ka...
Gjatë historisë së njerëzimit kanë udhëhequr shumë njerëz mi...
Nëna e Younes Abouyaaqoub, personi që dyshohet të ketë qenë ...
Një sasi e madhe droge është sot në Vlorë. Mësohet se polici...
Sinjalet, që po vijnë nga ekonomia, janë aq të komplikuara d...
Policia dhe Prokuroria Publike vijojnë hetimet për zbardhjen...
Ashtu siç ishte paralajmëruar prej kohësh, një fenomen i rre...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta, u arrestua d...
Cigarja është një prej shkaktarëve më të rrezikshëm vdekjepr...
Fast food është termi që iu është vendosur ushqimeve që mund...
Reputacioni i Spanjës si një destinacion i sigurt për udhëta...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në Dibër, duke rr...
Kryetari i Partisë NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, është bë...
Një debat politik është hapur prej ditësh së djeshme në lidh...
Në një postim të sotëm, opozitari i ri Vasili i LSI-së, duke...
Aktori i njohur, Amos Zaharia, është përballur sot me një si...
Numri i aksidenteve rrugore këtë 7-mujor ka rënë me 1.3%, ra...
Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin e kodua...
Një raport i një polici korrekt në Holandë, i cili është rea...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, votoi sot n...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Të shtëna me armë zjarri shpërthyen në Ohio të SHBA-së në ...
Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim n...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...