Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 6.5 vite burg një ish-punonjëse banke të nivelit të dytë, të akuzuar për vjedhjen e mijëra eurove, duke abuzuar me llogaritë e klientëve të ndryshëm.
E pandehura Anila Aliaj është shpallur fajtore për akuzën e ?vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit?, më shumë se një herë dhe për ?falsifikim të dokumenteve?.
Sipas vendimit të shpallur më 26 korrik, ish-specialistja e kreditit në filialin e një banke në Kamzë, përmes veprimeve të jashtëligjshme ka përfituar shuma parash duke çelur kredi, overdrafte, apo karta krediti për klientë të ndryshëm pa dijeninë e tyre dhe përmes dokumentacionit të falsifikuar.
Paratë e lëvruara prej tyre i ka kaluar përmes transaksioneve në llogarinë e një të njohure të saj, ku më pas i ka tërhequr. E pandehura Aliaj u gjykua në masën e sigurimit ?detyrim për paraqitje?. Gjatë gjykimit ajo ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje
me akuzën dhe ka kërkuar të deklarohet e pafajshme. Ajo u deklarua e pafajshëm vetëm për akuzën e ?pastrimit të parave?.
Vjedhja me overdraftet
Procedimi penal për ish-punonjësen e bankës, Anila Aliaj, nisi në vitin 2014, pas një denoncimi publik në emër të saj nga një kliente e bankës. Bazuar në këtë ankesë, vetë banka bëri një kontroll të brendshëm nga i cili rezultoi se ish-specialistja e kreditit, e pandehura, Anila Aliaj, duke përfituar nga pozicioni i saj i punës, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me rregulloren e bankës, duke vjedhur para nga banka përmes llogarive të klientëve.
Nga shqyrtimit gjyqësor ka rezultuar se e pandehura ka miratuar olerdrafte të paktën gjashtë klientëve të bankës, në kushte kur ato nuk e kanë kërkuar këtë shërbim.
Sipas gjykatës, lekët janë transferuar në të tjera llogari, përmes një dokumenti të falsifikuar, sikur e kishte miratuar zotëruesi i llogarisë. Disa prej dokumenteve kanë pasur firma të klientëve, por sipas gjykatës, të marra përmes mashtrimit. Kur klientët viheshin në dijeni të veprimeve bankare të cilat nuk i kishin autorizuar, e pandehura i likuidonte.
?E pandehura pasi vidhte paratë e bankës, duke përdorur llogaritë e një klienti të caktuar, përdorte paratë dhe kur klientët vinin në dijeni, shlyheshin paratë në llogarinë e këtij klienti dhe vazhdohej zinxhir me klientë të rinj?, thuhej në vendimin e gjykatës.
Vjedhja me kartat
Të njëjtin mekanizëm ajo ka përdorur edhe për kartat e kreditit.
Kështu, dëshmitarja Z.M. ka pohuar në gjykatës se nuk ka aplikuar, apo të ketë pasur kartë krediti. Nga ana tjetër, përmes një karte në emrin e saj, nga banka janë tërhequr 220 mijë lekë. Sipas gjykatës, në të tjera episode, me kartën e klientit K. V. janë tërhequr 100 mijë lekë dhe me atë të klientit P.B. 390 mijë lekë. Ndërkohë nga auditi i bankës janë gjetur formularët e paplotësuar, por të nënshkruar nga disa klientë të tjerë.
Vjedhja me kredite
Ndërsa në lidhje me transferimet apo tërheqjes nga llogaria rrjedhëse e klientëve pa kërkesën e tyre, gjykata theksonte rastin e klientit A.M., në emrin e të cilit e pandehura kishte çelur një kredi 2.7 milionë lekë. Sipas gjykatës, një pjesë e këtyre parave të tërhequr nga Aliaj i ishin huajtur një personi të tretë.
E pandehura Anila Aliaj është shpallur fajtore për akuzën e ?vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit?, më shumë se një herë dhe për ?falsifikim të dokumenteve?.
Sipas vendimit të shpallur më 26 korrik, ish-specialistja e kreditit në filialin e një banke në Kamzë, përmes veprimeve të jashtëligjshme ka përfituar shuma parash duke çelur kredi, overdrafte, apo karta krediti për klientë të ndryshëm pa dijeninë e tyre dhe përmes dokumentacionit të falsifikuar.
Paratë e lëvruara prej tyre i ka kaluar përmes transaksioneve në llogarinë e një të njohure të saj, ku më pas i ka tërhequr. E pandehura Aliaj u gjykua në masën e sigurimit ?detyrim për paraqitje?. Gjatë gjykimit ajo ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzën dhe ka kërkuar të deklarohet e pafajshme. Ajo u deklarua e pafajshëm vetëm për akuzën e ?pastrimit të parave?.
Vjedhja me overdraftet
Procedimi penal për ishpunonjësen e bankës, Anila Aliaj, nisi në vitin 2014, pas një denoncimi publik në emër të saj nga një kliente e bankës. Bazuar në këtë ankesë, vetë banka bëri një kontroll të brendshëm nga i cili rezultoi se ish-specialistja e kreditit, e pandehura, Anila Aliaj, duke përfituar nga pozicioni i saj i punës, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me rregulloren e bankës, duke vjedhur para nga banka përmes llogarive të klientëve.
Nga shqyrtimit gjyqësor ka rezultuar se e pandehura ka miratuar olerdrafte të paktën gjashtë klientëve të bankës, në kushte kur ato nuk e kanë kërkuar këtë shërbim. Sipas gjykatës, lekët janë transferuar në të tjera llogari, përmes një dokumenti të falsifikuar, sikur e kishte miratuar zotëruesi i llogarisë. Disa prej dokumenteve kanë pasur firma të klientëve, por sipas gjykatës, të marra përmes mashtrimit. Kur klientët viheshin në dijeni të veprimeve bankare të cilat nuk i kishin autorizuar, e pandehura i likuidonte.
?E pandehura pasi vidhte paratë e bankës, duke përdorur llogaritë e një klienti të caktuar, përdorte paratë dhe kur klientët vinin në dijeni, shlyheshin paratë në llogarinë e këtij klienti dhe vazhdohej zinxhir me klientë të rinj?, thuhej në vendimin e gjykatës.
Vjedhja me kartat
Të njëjtin mekanizëm ajo ka përdorur edhe për kartat e kreditit. Kështu, dëshmitarja Z.M. ka pohuar në gjykatës se nuk ka aplikuar, apo të ketë pasur kartë krediti. Nga ana tjetër, përmes një karte në emrin e saj, nga banka janë tërhequr 220 mijë lekë. Sipas gjykatës, në të tjera episode, me kartën e klientit K. V. janë tërhequr 100 mijë lekë dhe me atë të klientit P.B. 390 mijë lekë. Ndërkohë nga auditi i bankës janë gjetur formularët e paplotësuar, por të nënshkruar nga disa klientë të tjerë.
Vjedhja me kredite
Ndërsa në lidhje me transferimet apo tërheqjes nga llogaria rrjedhëse e klientëve pa kërkesën e tyre, gjykata theksonte rastin e klientit A.M., në emrin e të cilit e pandehura kishte çelur një kredi 2.7 milionë lekë. Sipas gjykatës, një pjesë e këtyre parave të tërhequr nga Aliaj i ishin huajtur një personi të tretë.
Një tjetër rast i abuzimit me kreditë ishte ai i klientes R. Tobli, e cila kishte marrë dy kredi në bankën e të pandehurës. Ajo ka pretenduar se nuk është informuar nga Aliaj për vonesat gjatë shlyerjes së kredisë, duke qenë se këstet janë marrë dorazi nga ana e Aliajt.
Ndërsa për klienten B.K. banka ka disbursuar një kredi 500 mijë lekë, për të cilën ajo nuk ka qenë fare në dijeni.
Gjykata
Sipas gjykatës, për shkak të skemës të përdorur nga e pandehura për përfitime të kundërligjshme, të gjitha rastet e overdrafteve të pakthyera të përmendura në vendim, banka i ka evidentuar si kredi të pakthyera në shumën 2 935 490 lekë, si dhe 5 704 euro, shumë e cila ka vazhduar të rikuperohet gjatë gjykimit të çështjes penale. Për klientin A. M. dëmi ka qenë 2.6 milionë lekë dhe për klientin M.M. 550 mijë lekë.
?Vepra penale ?vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit? nga ana e të pandehurës është kryer me veprime të kundërligjshme, të cilat konsistojnë në hedhjen në dorë të parave të bankës nëpërmjet përgatitjes së dokumenteve të falsifikuara, nëpërmjet mashtrimit të klientëve, nëpërmjet kryerjes së transfertave të paautorizuara, nëpërmjet përdorimit të kartave të kreditit të nxjerra pa dijeninë e
klientëve, etj. Mbyllja e disa llogarive bëhej me qëllim që të mos i krijoheshin probleme (për të mos u zbuluar) dhe pas mbylljes se disa kredive ajo vazhdonte me vjedhjen e parave nga llogari të klientëve të tjerë?, arsyetonte gjykata në vendim. Armand Bajrami/Panorama
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka postuar së fundmi...
Në vijim të bisedës së tij në studion e ABCNews, kryebashkia...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku është përfshirë...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po jep një intervistë...
Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 27-vjeçar,...
Festa e Birrës ka startuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kor...
E kam një parandjenjë që do ketë shumë befasi në qeverinë e ...
Tashmë është bërë proverbiale njësia e emërtuar si Struktura...
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale raportin...
Një debat politik është hapur prej ditësh, i cili në fakt rr...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin ...
Të gjithë mendojnë për Lulzim Bashën atë që tha Astrit Patoz...
Në vijim të publikimt të fragmenteve, nga përmbajtja e libri...
WhatsApp është një nga aplikacionet më të përdoruara në botë...
Qyteti juglindor i Korçës hap sot dyert për mijëra qytetarë ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julian ...
WUR (World University Ranking) ka bërë së fundmi një renditj...
Institucionet e sigurisë publike dhe agjencitë e tjera qever...
Duke përdorur një bazë të të dhënave prej 14.750 emrave të f...
Kryeministri Ed Rama është telefonuar sot nga Sekretari Amer...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...