"Na kanë shkelur, nuk i falim lotët e rinisë"/ Protestë në Korçë kundër qeverisë
Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar këtë të shtunë...
Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar këtë të shtunë...
Në 20-vjetorin e ?Opinion?, Blendi Fevziu rrëfen për ?Summer Pages? të ?Gazeta Shqiptare? se do të rikthehet në 7 shtator në një transmetim maratonë prej 10 orësh. E duke folur për emisionin e tij, moderatori ndan me lexuesit tanë edhe tekat dhe manitë e të ftuarve. Më tej ai flet edhe për marrëdhëniet që ka me politikanët shqiptarë, duke veçuar Ramën dhe Berishën.
E si një adhurues i udhëtimeve, Blendi ndan edhe eksperienca e tij mes kulturave historisë të vendeve që viziton. Birmania duket se do të jetë destinacioni i kësaj vere për të. Babai i dy vajzave, gazetari nuk ka asnjë peng që nuk ka një djalë, por pengu tij më i madh është që s?ka kaluar kohë mjaftueshëm me vajzën e tij të madhe.
Si ka nisur vera për Blendin?
Me më shumë pushime e njëkohësisht me një impenjim më të madh. Në 7 shtator po mendojmë një takim të veçantë për të festuar 20-vjetorin e emisionit ?Opinion?. Ka nisur më 31 gusht 1997. Është një organizim i vështirë, që po mundohemi ta bëjmë sa më interesant. Keni lënë pas një sezon të ngjeshur në ?Opinion?.
Si ka qenë në spektrin tuaj?
Unë besoj se ka qenë ?OK?, por për këtë duhen pyetur më shumë shikuesit.
Cila ka qenë puntata më e vështirë që ka realizuar Blendi gjatë këtij sezoni? Po i ftuari më tekanjoz?. Nuk di t?ju them se cila ka qenë puntata më e vështirë. Çdo puntatë ka vështirësinë e saj, edhe ajo që duket më e thjeshta. I ftuar tekanjoz? Ka shumë të tillë. Shumica e të ftuarve kanë tekat dhe manitë e tyre.
Shpesh dukeni agresiv me disa politikanë, në fakt si i keni marrëdhëniet me ta jashtë kamerave?
Korrekte pothuaj me të gjithë.
Është përfolur shumë në media për largimin tuaj nga Berisha. I keni çuar një ftesë?
Nuk kam punuar ndonjëherë për Berishën që të largohesha prej tij. Unë kam pasur një raport më miqësor me të, i cili në 2012 ngriu për arsye që i kam sqaruar disa herë. As kam bërë fjalë, as debat me Berishën. Thjesht nuk kemi komunikuar më, pas njërit prej emisioneve të mi.
Si janë raportet tuaja me Ramën jashtë ekranit? A ju ka kërkuar ndonjëherë mos ta ngacmoni më?
Raport korrekt si me gjithë politikanët e tjerë. Jo, jashtë ekranit, aq sa kemi komunikuar nuk kemi folur për emisionin apo pyetjet.
Njiheni si një nga personazhet që adhuroni udhëtimet. Cilat do jenë destinacionet e kësaj vere? A ka një vend, që ende nuk keni pasur mundësi ta vizitoni? Padyshim që ka shumë vende që nuk kam vizituar. Por për arsye specifike, disa prej tyre nuk vizitohen në verë. Në verë qëndroj më shumë në Europë. Por kam ndërmend të vizitoj gjatë vjeshtës Birmaninë, ose Myanmarin, sixc quhet tani. Dhe më konkretisht Barganin. Një qytet magjik. Dua të vizitoj gjithashtu Ruandën dhe Panamanë. Por këto janë vetëm plane.
A ekziston një vend që ju ka zhgënjyer pasi e keni vizituar?
Jo, zakonisht jo. Çdo vend ka veçantinë e tij.
A duhet të jesh i pasur që të shëtisësh botën?
Zakonisht të pasurit edhe kur shëtisin nuk shohin gjë. Qëndrojnë në hotele të sigurta dhe të shtrenjta dhe ato nuk janë asnjëherë realiteti i vendit që viziton. Jo, udhëtimi kërkon një lloj buxheti, por gjithnjë modest. Është më shumë të dish se sa të kesh. Sot çmimet e biletave janë më të lira për të udhëtuar nga Tirana në Bangkok apo Kuala Lumpur se sa në Vjenë apo Paris. Mund t?i kontrolloni ?online?. Hotelet në Azi dhe Afrikë kushtojnë shumë më pak se në Europë dhe transporti i brendshëm po ashtu. Ndaj varet sa do të udhëtosh.
Keni korrur shumë sukses me librat tuaj. Kur do e botoni librin e ardhshëm?
Besoj se do jetë gati në shkurt të vitit të ardhshëm.
Sa e vështirë është të jesh edhe gazetar, edhe shkrimtar?
Për mua ka qenë gjithnjë kënaqësi dhe pasion. Por çdo pasion ka brenda vetes vështirësitë e tij.
Babai i dy vajzave, a keni peng që nuk keni një djalë?
Jo, jam shumë i lumtur me vajzat dhe më vjen keq vetëm që vajzës së madhe nuk i kam kushtuar në fëmijëri kaq kohë sa po i kushtoj vajzës së vogël. Por me të madhen udhëtojmë shumë dhe ajo kënaqet në destinacionet që zbulojmë.
Personazhi apo paneli i parë i emisionit?
Tani po jua zbuloj ju si fillim. Do nisim më 7 Shtator me një transmetim maratonë prej 10 orësh, ku do jenë të ftuar shumë e shumë personazhe të ?Opinion? në këto 20 vjet. Më shumë detaje ju jap në fund të gushtit.
Temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin ditët e fundit ...
Duke parë pasurinë marramendëse të kryeprokurorit Adriatik L...
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për Pjetër Pjetrin, i cili...
“Pavllo, mos u mërzit. Pas Marvit, do ikim edhe ne. Nuk e du...
Kryeministri i vendit, Edi Rama si zakonisht ka uruar te gji...
Policia ka arrestuar ish kryeinspektorin e Inspektoriatit të...
Gjatë vizitës që bëri në dhjetor të vitit 2015 në Izrael, kr...
Ministri i Brendshëm teknik Dritan Demiraj që në orët e para...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, teksa ka publikuar ...
Këta janë titujt e parë të gazetave për ditën e sotme, e enj...
Çfarë tregojnë ato, shenjat, shkaqet dhe kur duhet të kërkon...
Edhe pse pishinat mund të jenë mjaft argëtuese, duhet të ken...
Plutoni do sjelle ndryshime te mëdha gjate kësaj dite ne jet...
Tradhtia është një gjë tejet e komplikuar, dhe asnjë inciden...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka përshkruar ...
Pak vite më parë, ekonomisti i njohur Mario Monti, për një p...
Një prift 55 vjeçar katolik dhe drejtor i një shkolle katoli...
Gjetja e burimit të rinisë së përjetshme ka qenë një ndër sf...
Nga Altin GoxhajSKANDALI RAMA NË HOLLANDË DHE HESHTJA E LULI...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka bërë një tjetër ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...