web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rritja e çmimit të ujit/Basha zbulon votën e demokratëve, dy politikanët që fajëson

25 Korrik 2017, 15:35, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është bërë pjesë e debatit të ditëve të fundit për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha shkruan se ky është një veprim kriminal ndaj qytetarëve i Ramës dhe Veliajt.

Më tej, kreu demokrat shton se pasi Rama harxhoi 500 milionë euro për fasada dhe luks, u kujtua se qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë, dhe përmes Veliajt ka vendosur t?i dënojë ata duke iu faturuar koston e keqqeverisjes së tij.

Ja reagimi i plotë:

Rritja e çmimit të ujit të pijshëm është veprim kriminal ndaj qytetarëve i Ramës dhe Veliajt. Është një tjetër rekord i një qeverie thellësisht anti-popull.
Pasi harxhoi më shumë se 500 milionë euro të parave publike për fasada dhe luks, Edi Rama u kujtua se qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë. Për të kompensuar keqmenaxhimin dhe vjedhjen në ujësjellësin e Tiranës, Edi Rama përmes Erion Veliajt ka vendosur të dënojë qytetarët duke jua faturuar atyre koston e keqqeverises së tij.
Partia Demokratike do të votojë nesër kundër këtoj vendimi anti-popullor dhe ju bën thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë bashkiakë të votojnë për interesat e qytetarëve që ata përfaqësojnë dhe jo të dyshes Ramës e Veliajt./CityNews





Lajmet e fundit nga