46 ditë protestë/ Mbahet sot tubimi i radhës kundër qeverisë
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Franca, Britania, SHBA, Italia, Austria, dhe 90% të vendeve të tjera perëndimore kanë arritur viteve të fundit të bëjnë qarkullim elitash politike dhe ndryshime thelbësore në sistemin përfaqësues dhe politik. Shprehjes se ndryshimi vjen nga vota, demokracia dhe kultura, – është jetësuar në këto shtete. Të njëjtat zhvillime i gjen edhe në disa vende ?rajonale? sic janë Kroacia, Rumania, Sllovenia, etj. Po në Shqipëri? Po në Kosovë? Po në Maqedoni? Janë bërë zgjedhje, janë bërë votime, ka pasur protesta dhe pakënaqësi të mëdha nga qytetarët, por në minutën e fundit….janë konfirmuar ata që ishin. Në këto vende vijon mallkimi kulturor: e ardhmja është peng e produkt i të shkuarës. Jo në vlera, jo në traditë pozitive, por në emra, lidhje, mekanizma vendimmarrjeje dhe sjellje politike.
A bërë zgjedhje me 23 qershor? Po. Fitoi ai që ishte, madje me rezultat shumëfish më të thellë. A bëmë zgjedhje për Presidentin e ri? Po, fitoi ai që ishte kryeparlamentar, edhe ai me rezultat të thellë. A bëmë zgjedhje tek partia më e madhe e opozitës? Po, fitoi ai që ishte, madje me rezultat shumëfish më të thellë. Përkthyer në emra: gjatë 4-6 viteve të fundit është thenë cdo ditë e minutë se Rama, Meta, Basha etj, janë të korruptuar, se janë modele antidemokratike, për Ramën simbol i klientelizmit ?tepsisë? ishte LSI e kreu i saj, për Bashën armiku i votës dhe demokracisë ishte Rama, për Metën simbol i cdo të keqjeje ishin dy rivalët e tij, Rama e Basha….(e vetmja pike ku edhe qytetaret jane dakord me politikanet!!)…..dhe në fund të ditës, brenda vetëm një muaji (23 qershor ? 24 korrik) Rama zgjodhi Metën President, Basha ndihmoi Ramën të mbetet kryeministër, Rama ndihmoi Bashën të kontrollojë partinë e tij, sot, Rama ? Basha e Meta janë duke vulosur qeverisjen e 4-5 viteve të ardhshme, Rama 4 vjet mandat kryeministër, Basha 4 vjet mandat kryetar opozite, Meta 5 vjet President. Ku ishim? Asgjëkundi. Ku po shkojmë? Asgjekundi. Ah, po. Këta kanë “rënë dakord” të na bëjnë edhe reformën në drejtësi, edhe reformën në administratë, edhe reformën kushtetues edhe reformën e arshshme zgjedhore…!! Dhe e thonë me seriozitetin më të madh!
Po në Kosovë? Të njëjtët ndihmuan e po riciklojnë të njëjtët. Në dy anët shqiptare, ata që fajësohen për dështimet, që krijojnë kriza dhe përplasje pafund, në minutat e fundit, mblidhen dhe vendosin të ndajnë midis tyre pushtetin. Me konsensus, me marrëveshje. Brezat që në Shqipëri lindën më 1990 dhe në Kosovë më 1999, sot janë përkatësisht 27 dhe 18 vjecarë, – pra janë në moshën kur duhet të përcaktojnë të ardhmen e tyre. Ata duhej të ishin forca e ndryshimit, forca që detyron politikanët dhe partitë të reformohen e të japin llogari, forca që duhet të marrë përsipër ecjen përpara të procesit demokratik dhe shoqërisë evropiane mes shqiptarëve…por nuk janë të tillë. Ata janë produkt i një kulture politike të kundërt, janë rritur duke parë se 2-3 politikanë janë sunduesit e vertetë të shtetit e shoqërisë, se demokracia përfaqësues e vota e fshehtë nuk kanë vlerë në një shoqëri piramidale dhe sistem të korruptuar politik…dhe për pasojë, kanë pranuar bashkëjetesën me të keqen.
Zërat liberalë denigrohen e fyhen, militantët pakica në parti politike vendosin për të gjithë dhe mbi të gjithë, turmat ushqejnë mitin e liderit suprem, partitë po bëhen biznese familjare, dija e idetë e mira shihen e trajtohen si herezi. Në këtë mënyrë, brenda nesh, në Tiranë e Prishtinë kemi humbur shpresën se gjërat mund të ndryshojnë, mekanizmat që sjellin ndryshim, institucionet që duhej ta jetësonin demokracinë përfaqësuese dhe vlerat e modelet tek të cilat duhet të besojmë. Trishtim e zhgënjim. Jo për ne, brezin tonë, sepse ne e meritojmë, – për ata që do vijnë pas nesh, fëmijët e sotëm, votuesit pragmatistë të ardhshëm të atyre që po lënë shoqëritë tona pa të sotme e të ardhme./CityNews
Zgjidhja e rekomanduar nga mjekët specialistë për një sërë p...
Mjeti i një efektivi policie është djegur sot nga persona en...
Sot Ilir Meta merr presidencën e Shqipërisë, kjo pas asaj da...
Për të gjithë ata që nuk e njohin apo nuk e mbajnë mend, Dam...
Gjykata e Sarandës ka dhënë vendimin me 45 ditë paraburgim p...
Ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina ka kallëzuar pe...
Largimi i Marina Vjollcës nga Top Channel diskutohet prej ko...
Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka ironizuar cere...
Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në qarkun e Kukësi...
Mirald Metallari është 21 vjeçari i cili vrau babain e tij p...
Zgjedhjet në PD turpësisht dhe publikisht dhanë një mesazh g...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Kamëz, k...
Kjo që ndodhi në PD me Lulzim Bashën, por edhe ajo që ndodhi...
Një ditë pas shpalljes së rezultatit zyrtar në PD, ku Lulzim...
Një nga degët që nxjerr zbuluar me fakte dhe detaje mbushjen...
Në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet ka ndodhur ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Devollit, ku një...
Pas dëshmisë së dhënë nga mamaja e adoleshentes ruse, Ksenii...
Në dëgjesën e rradhës të kryeministrit Edi Rama, në qytetin ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz, konkr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...