Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Forca më e madhe e djathtë në opozitë në Shqipëri mes sfidës së ringritjes dhe rrezikut të rënies.
Sot ( 24/07/2017) është dita e parë kur Lulzim Basha nuk është më “i vetëngrirë”, pas 1 muaji të vetëheqjes së kopetencave të tij sikryetar i PD-së, si reagim për humbjen e thellë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Ai u shpall kryetar i PD-së, të dielën në mëngjes( 23.07) pas numërimit të votave të procesit zgjedhor, që u zhvillua një ditë më parë duke mundur të vetmin kundërshtar në garë, Eduard Selamin, ish-kryetar i PD-së, tani anëtar i thjeshtë. Në votim mori pjesë vetëm 57% e anëtarësisë së PD-së prej 103 952 anëtarësh. Për herë të parë në historinë 27 vjeçare të PD-së, kryetari i saj rizgjidhet pas kontestimesh të forta për një garë false dhe akuzave për një mandat pa legjitimitet.
Akuzat ndaj Bashës janë të rënda dhe kanë të bëjnë me standarde demokratike në jetën e brendshme dhe drejtimin e PD-së. Personalitete të saj me kontribute historike, të etiketuar “të vjetrit” e akuzojnë Bashën për garë false dhe me rezultat të paracaktuar në favor të vetes, për pasojë për një mandat kryetari jo legjitim. Por ata duket se nuk kanë peshën e dikurshme pasi nuk janë më deputetë. Basha zgjodhi të mos vendosë Jozefina Topallin, Majlinda Bregun, Genc Rulin, Astrit Patozin, Arben Imamin etj. në listën e kandidatëve për deputetë, të gjithë kundërshtarë të aksionit të tij politik jashtë parlamentit, protestës 3 mujore në ?adër dhe lojës politike të mospjesëmarrjes në zgjedhje të dhënë fund nga ndërhyrja këmbëngulëse e BE-së dhe SHBA-së.
Në vend të tyre në parlamentin e ri do të jenë qytetarë anonimë lidhur me kontributet e tyre në PD, por besnikë të Bashës që dhanë votën pro për rizgjedhjen e tij kryetar. “Të vjetrit” ish të pushtetshëm në parti dështuan ta detyronin Bashën të jepte dorëheqjen pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit dhe të futej në një garë të barabartë për t’u rizgjedhur. Por Basha gëzon mbështetjen e heshtur të Sali Berishës, liderit historik, autoritar në partinë ku do të vazhdojë të jetë deputet për të 6-tën legjislaturë rradhazi, që nga 1992 ose për afro tri dekada deri në 2021. Vetëm pas rizgjedhjes së Bashës kryetar Berisha tha publikisht që “duhej të kishte dhënë dorëheqjen para garës”. Rizgjedhja e Bashës konsiderohet nga opinionistë të pavarur të Tiranës jo legjitime.
Ata parashikojnë që PD e presin kohë shumë të vështira për shkak të krizës së legjitimitetit që e ka përfshirë atë tanimë dhe ndarjes së saj të thellë në përkrahës dhe kundërshtarë të kryetarit të rizgjedhur. Parashikojnë kohë kur grupi kundërshtar i Bashës mund të shkëputet për të formuar një forcë të re të djathtë dhe Basha do të drejtojë një parti me vetëm mbështetës të vjetër dhe të rinj, pa debat dhe zhvilim. Basha pas rizgjedhjes deklaroi, se PD do ta ketë derën hapur edhe për kundërshtarët e tij dhe se do të punojë për bashkimin e partisë. Por vështirë që personalitetet e PD-së do të pranojnë të jenë figurantë ose fasadë.
Jozefina Topalli, ish-nënkryetare e Parlamentit dhe nënkryetare e PD-së në vitet e vështira të opozitës 8 vjeçare, 1997-2005, e quajti garën “luftë të ashpër për të mbushur kutitë e votimit, pasi demokratët e refuzuan me përçmim rizgjedhjen e Bashës”. Por Eduard Selami, i vetmi konkurrent nuk kontestoi rezultatin.
Astrit Patozi, një nga kundërshtarët më të vendosur të Bashës, ish-nënkryetar i PD dhe ish-deputet tha për DW: “Basha uzurpoi një mandat të dytë pas humbjes së zgjedhjeve. Vota u vodh brenda PD. Kam publikuar video ku duken mbështetës të Bashës që votojnë 2-3 herë për Bashën. Shqipëria ka nevojë urgjente për një opozitë të fortë. Elektorati i djathtë opozitar do të ofrojë rrugë për ta realizuar këtë. Jemi duke konceptuar hapat drejt ringritjes së opozitës së djathtë”.
Kriza e legjitimitetit në rizgjedhjen e Bashës kryetar i drejton analistët e pavarur drejt skenarëve të tkurrjes deri në shuarje të PD-së. Sipas tyre kryetarit të rizgjedhur do t’i duhet ta ringrejë PD ose të përjetojë rënien, asfiksimin e saj./DW
Komisioni parlamentar i Ligjeve është mbledhur këtë pasdite,...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Indi, teksa një prezantue...
Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Nd...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Kavajë, ku...
Aty nga korriku i vitit 1997, nëse nuk më gënjen kujtesa, zg...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministri...
Franca, Britania, SHBA, Italia, Austria, dhe 90% të vendeve ...
Zgjidhja e rekomanduar nga mjekët specialistë për një sërë p...
Mjeti i një efektivi policie është djegur sot nga persona en...
Sot Ilir Meta merr presidencën e Shqipërisë, kjo pas asaj da...
Për të gjithë ata që nuk e njohin apo nuk e mbajnë mend, Dam...
Gjykata e Sarandës ka dhënë vendimin me 45 ditë paraburgim p...
Ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina ka kallëzuar pe...
Largimi i Marina Vjollcës nga Top Channel diskutohet prej ko...
Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka ironizuar cere...
Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në qarkun e Kukësi...
Mirald Metallari është 21 vjeçari i cili vrau babain e tij p...
Zgjedhjet në PD turpësisht dhe publikisht dhanë një mesazh g...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Kamëz, k...
Kjo që ndodhi në PD me Lulzim Bashën, por edhe ajo që ndodhi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...