Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Prokuroria e Elbasanit ka njoftuar se ka mbyllur dosjen për ish drejtorët e kompanisë ?Kurum?, me motivacion krijimin e skemave mashtruese.
Në bazë të kësaj dosje dhe më kërkesë të Prokurorisë, së Elbasanit, gjykata ka caktuar masën e sigurisë ?arrest me burg? për dy ish-drejtues të lartë të kompanisë ?Kurum International?, të dyshuar se kanë krijuar një skemë mashtruese me rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), me dëm ekonomik ndaj shtetit në vlerën rreth 1.5 milionë dollarë.
Gjithashtu, po me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka vendosur sekuestro mbi llogaritë bankare të kompanisë Kurum.
Ish-administratori i kompanisë “Kurum”, Koray Zeytinoglu dhe ish-Drejtori i Skrapit, Yucel Aksu dyshohet se, nëpërmjet faturave fiktive, kanë deklaruar se kanë kryer aktivitet shit-blerje në vitin 2011 me disa kompani të tjera, të regjistruara në qytetin e Laçit. Në bazë të dyshimeve të arsyeshme, mbështetur në prova, Prokuroria kërkoi nga gjykata caktimin e masës ?arrest me burg? për këta dy shtetas, e cila u pranua nga ana e gjykatës.
Mbrëmjen e sotme është bërë i mundur ekzekutimi i masës nga ana e Policisë për ish-administratorin e Kurum, Koray Zeytinoglu, ndërkohë që është shpallur në kërkim ish-Drejtori i Skrapit, Yucel Aksu, i cili rezulton të jetë larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë.
Fillimisht, hetimi nisi nga Prokuroria e Kurbinit, e cila kishte regjistruar procedimin penal për ?Fallsifikim të vulave e stampave?; ?Mashtrimi? dhe ?Pastrimi i produkteve penale? për 4 kompani që kishin të deklaruar si vend ushtrimi aktiviteti për mbledhjen e përpunimin e skrapit në qytetin e Laçit. Këto kompani ishin ?Kurbini? shpk; ?Erad&XHT?; ?R&B2011? dhe ?Kavaja Co?. Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Kurbinit, u krijuan dyshime të arsyeshme se këto kompani shërbenin si mbulesë për aktivitetin e paligjshëm të ish-drejtuesve të kompanisë ?Kurum International?, e cila ushtronte aktivitetin në qytetin e Elbasanit.
Për këtë arsye, hetimi kaloi për kompetencë pranë Prokurorisë së Elbasanit, e cila, deri në këtë fazë të hetimit ka konstatuar se:
Gjatë vitit 2011, shoqëria tregtare ?KURUM INTERNATIONAL? SH.A, aktualisht me zyrë qëndore në Tiranë, ka kryer aktivitet fiktiv të blerjes së lëndës skrap, nga 4 (katër) shoqëritë tregtare të cilat figurojnë si palë shitëse.
Të gjitha faturat tatimore të shitjes së lëndës skrap për vitin 2011, të përpiluara me palë shitëse këto 4 (katër) shoqëri, dhe blerës shoqërinë ?KURUM INTERNATIONAL? SH.A, (e cila e ka patur qendrën e aktivitetit në Elbasan), janë të falsifikuara. Këto shoqëri asnjëherë nuk kanë kryer realisht aktivitet shitblerje skrapi ndërmjet tyre.
Të gjtha këto fatura tatimore janë përpiluar nga shoqëria ?KURUM INTERNATIONAL? SH.A, në mënyrë fiktive, me qëllim për t?u deklaruar dhe njohur nga organet tatimore si TVSH e zbritshme, TVSH për këto furnizime (blerje) skrapi.
Shoqëria ?KURUM INTERNATIONAL? SH.A, ka qënë dhe është aktualisht e regjistruar si subjekt tatimpagues pranë Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë.
Nëpërmjet këtij aktiviteti kriminal, pra duke deklaruar në organin tatimor fatura tatimore të blerjes së lëndës skrap të falsifikuara, fiktive, shoqëria ?KURUM INTERNATIONAL? SH.A, ka kredituar në mënyrë të kundërligjshme TVSH-në përkatëse për këto blerje. Njëkohësisht, kjo shoqëri ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet, duke ulur fitimin dhe për rrjedhojë edhe tatim fitimin që ka paguar pranë organit tatimor.
Në bazë të hetimit të kryer, si edhe në përfundimet e ekspertimit kontabël, ka rezultuar e provuar se shoqëria ?KURUM INTERNATIONAL? SH.A, nëpërmjet falsifikimit të faturave tatimore të shitjes, dorëzimit të dokumenteve të falsifikuara dhe të dhënave të rreme në organin tatimor, ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme, nga mospagimi i TVSH-së dhe Tatim Fitimit sipas ligjit, vlerën e përllogaritur 158,654,280 lekë, e cila përfaqëson dëmin ekonomik të shkaktuar buxhetit të shtetit.
Të gjitha këto fatura tatimore shitje janë nënshkruar për palën blerëse shoqërinë ?KURUM INTERNATIONAL? SH.A nga shtetasi Yücel Aksu, i cili në atë kohë ka patur pranë shoqërisë detyrën e Drejtorit të Skrapit.
Gjithashtu, rezulton se nga administratori i asaj kohe i shoqërisë ?KURUM INTERNATIONAL? SH.A, z.Koray Zeytinoglu, janë kryer pagesat për likujdimin e këtyre faturave tatimore për 4 (katër) shoqëritë shitëse, nëpërmjet bankës NBG Bank.
Nisur nga fakti se të gjitha këto fatura kanë qënë fiktive, kalimi i këtyre shumave nëpërmjet sistemit bankar është bërë për t?i dhënë formë të ligjshme në dukje këtij aktiviteti kriminal, dhe për të fshehur origjinën e vërtetë të këtyre të ardhurave, që janë rrjedhojë e falsifikimit të faturave tatimore të shitjes, evazionit fiskal, si dhe mashtrimit ndaj organit tatimor, duke kryer edhe veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale.
Për sa më sipër, Prokuroria e Elbasanit iu drejtua gjykatës, e cila autorizoi arrestimin e dy shtetasve turq, si edhe u vendos sekuestrimi i llogarive bankare të kompanisë ?Kurum International?, e cila aktualisht është në procedurën e falimentimit.
Janë publikuar pasuritë e dy ministreve të Ramës, Milena Har...
Kandidati për kreun e Partisë Demokratike Eduad Selami ka qe...
Drini Begaj arrestohet për drogë nëKarabinierët e qytetit të...
Skender Receku 55 vjec ndërroi jetë për shkaqe natyrale, ndë...
Financierët në Portin e Barit po ushtrojnë kontrolle të fort...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar Raportin Vjetor...
Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur ditën e sotme në K...
Marrëveshja e 18 majit midis kryetarit të Partisë Demokratik...
Një video për të mos u humbur.Emisioni investigativ “Boom” k...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar dëgjesën e kryeministrit...
Ish- kryeministri Sali Berisha ka vijuar denoncimet e tij në...
Revista Forbes e rendit Shqipërinë si destinacionin më të li...
CityNews prej disa ditësh ka njoftuar me fakte se Lulzim Bas...
Partia Zgjidhja, e drejtuar nga Koço Kokëdhima, ka hedhur dy...
Nga Altin GoxhajPYETJE PUBLIKE: Ore ç’duan brenda PD-së “lul...
Policia e Lezhës ka kapur dhe arrestuar 36 vjeçarin që kërko...
Qytetarët e Tiranës janë të parët që lënë kryeqytetin për të...
Është bërë më shumë se një muaj që kur janë mbajtur zgjedhje...
Jemi në kulmin e vapës dhe temperaturat janë padyshim shumë ...
Policia Kufitare ka arrestuar një shtetas nga Çekia në Hanin...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...