Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Veprimtarin gjerman të të drejtave të njeriut, Peter Steudtner, e arrestuan në Turqi. Zemërimi për këtë është po kaq i madh, sa pa dobi. Në Bosfor tani për tani nuk do të ndryshojë gjë, mendon Daniel Heinrich.
Pak pasi u bë i ditur arrestimi në Turqi i veprimtarit gjerman të të drejtave të njeriut, Peter Steudner, të cilin e arrestuan pasi mbajti një referat për menaxhimin e Teknologjisë Informative në Stamboll, lajmet mbushën ekranet: që babai i familjes është i pafajshëm, që akuzat kundër tij janë pa bazë dhe që “shtypja” e aktiviteteve për të drejtat e njeriut në Turqi ka arritur një përmasë të papërfytyruar.
Qeveria turke në luftë mbrojtëse
Lajmet tingëllojnë prekëse, rrjetet sociale janë të mbushura plot me deklarata solidariteti. Trishtuesja, në të gjithë këtë: të gjitha këto nuk i interesojnë fare autoriteteve turke. Peter Steudner, që foli në Workshop-in e organizuar nga Amnesty International dhe veprimtarët e tjerë të të drejtave të njeriut tani janë bërë pjesë e një krijimi gjigand mitik:
Qeveria turke me Presidentin Rexhep Tayyip Erdogan në krye, e sheh veten, më e vonta që prej puçit të shtypur vitin e kaluar, në një luftë të përhershme kundër “armiqve” të brendshëm dhe të jashtëm. Në këtë situatë konfuze dhe të ndërlikuar shoqërore, me gjurmë paranoje, mosbesimi dhe frike bëjnë pjesë edhe “armiq” të jashtëm si organizata Amnesty International.
Nga këndvështrimi i autoriteteve turke në këtë mes është fare e parëndësishëm fakti se organizata të tilla gëzojnë në Perëndim një emër të panjollosur. Madje imazhi i tyre pozitiv edhe mund të përforcojë mosbesimin e autoriteteve turke.
Lidhje me mitin e themelimit të Turqisë
Skenari i kërcënimit prej “armiqve” të jashtëm zë vend te një pjesë e madhe e opinionit publik turk, ai të kujton me forcë mitin e themelimit të Turqisë së sotme.
Atëherë, në trazirat pas Luftës së Parë Botërore, Kemal Ataturku i dëboi në “luftën për pavarësi” fuqitë perandorake të huaja nga vendi dhe krijoi Republikën Turke. Deri sot, kjo luftë mbrojtëse kundër “armiqve” të jashtëm është pjesë e kuptimit turk të historisë.
Qeveria turke e sotme është e fokusuar te ky fenomen mbarëshoqëror: frika nga infiltrimi prej fuqive të huaja duket kaq ekstreme, sa ajo, në kombinim me theksimin konstant publik të një skenari kërcënimi nga brenda, i shpall të justifikuara të gjitha mekanizmat e mbrojtjes. Viktimat e kësaj manie përndjekjeje mund të duken shumë të pafajshme, si një docent me syze në një kurs menaxhimi të Teknologjisë Informative në një organizatë të të drejtave të njeriut. Kjo nuk luan asnjë rol. Rreth gjysma e turqve do të vazhdojë edhe më tej ta mbështesë Presidentin e zgjedhur, qeverinë e zgjedhur prej tyre.
Nuk ka gjasa që kjo mbështetje të ndryshojë. Shumë të mëdha janë veçanërisht përfitimet ekonomike, që u ka krijuar qeveria e AKP-së shumë njerëzve të varfër.
BE dhe qeveria gjermane nuk ndryshojnë asgjë
Në dallim të madh nga betejat e shkuara verbale publike të së kaluarës, si Brukseli, ashtu edhe Berlini janë të interesuara për një thellim të marrëdhënieve me Turqinë. Krahas marrëveshjes funksionuese për refugjatët, në qendër janë para së gjithash interesa ekonomike.
Në fund të vitit të kaluar, KE bëri në mënyrë të papritur propozimin se dëshiron ta thellojë bashkimin doganor me Turqinë. Në qershor, edhe ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel theksoi interesin gjerman për një zgjerim të bashkimit doganor të BE me Turqinë.
Mungesë veprimesh nga jashtë, luftë mbrojtëse mitike brenda: Peter Steudner dhe kolegët e tij nuk do të jenë viktimat e fundit të manisë së pafrenuar të arrestimeve në Turqi./DW
Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasi...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë në opozitë pas zgjed...
Policia e Shkodrës ka goditur mëngjesin e sotëm një tjetër r...
Lexoni titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, 19 kor...
Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka komentuar rezultatin e zgj...
Kur bëhet fjalë për atë që pini, do të duhej të mendonit mir...
I nxehti afrikan do të rikthehet sërish në vend, duke fillua...
Partia Demokratike ka reaguar pas intervistës së ish-kongres...
Personazhet janë tre. Jo në film, por në jetë. Jo në Perëndi...
Gjelosh Biku ka qenë në SHBA në vitet kur shkoi atje kampion...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, f...
Jeta juaj sentimentale shkon më së miri dhe do të jeni në qe...
Një ngjarje e tmerrshme është filmuar nga kamerat amatore në...
Një shqiptar u ekzekutua mëngjesin e sotëm me breshëri plumb...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar situatën e krijua...
Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti tragjik në Itali...
Ish-deputeti socialist, aktualisht kreu i partisë “Zgjidhja”...
Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot D...
Përfaqësues i një kompanie ruse që operon në fushën e pasuri...
Një ngjarje horror është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë....
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...