web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raport mbi korrupsionin në Arsimin e Lartë

17 Korrik 2017, 16:35, Aktualitet CNA

Raporti i Transparency International mbi korrupsionin në shkallë botërore, fokusuar në arsim del në përfundimin se korrupsioni në arsimin e lartë është kthyer në një pikë të nxehtë korrupsioni madje në disa raste ai ka pushtuar të gjithë sistemin e arsimit të lartë dhe kërcënon reputacionin e produkteve kërkimore dhe të diplomuarve pavarësisht fajësisë apo pafajësisë së tyre.

1 Shqipëria nuk bën përjashtim në prirjen globale të përhapjes së korrupsionit, jo vetëm në sistemin arsimor por në pothuajse të gjithë fushat që kanë lidhje me shërbimet publike. Sipas një raporti të Projektit Kundër Korrupsionit në Arsim që një student të diplomohet nga universiteti i duhet të paguajë në mënyrë që të sigurojë kalimin e lëndëve, për të marrë nota më të mira përmes dhënies së ryshfeteve, shitjes së librave, leksione private e forma të tjera të ngjashme.

2 Për fat të keq mungojnë të dhëna të besueshme mbi përmasat e fenomenit të korrupsionit në arsimin e lartë që bazohet tek zërat e vetë studentëve dhe sfidat me të cilat përballen në përfundimin e studimeve të larta në Shqipëri. Për këtë arsye, ndërmorëm këtë analizë të perceptimit mbi korrupsionin dhe praktikave korruptive në universitetet publike në Shqipëri.

Metodologjia

Një pyetësor online u shpërnda në të gjithë fakultetet dhe universitetet e Shqipërisë duke përftuar 248 përgjigje nga studentë që aktualisht po ndjekin studimet në të gjitha nivelet e arsimit të lartë. Vlen për t?u theksuar se rezultatet e këtij sondazhi vlejnë për kampionin e anketuar dhe nuk mund të përgjithësohen për të gjithë popullsinë e studentëve në Republikën e Shqipërisë.

Qëllimi ishte të krijohej një ide mbi perceptimin e korrupsionit dhe cilat janë problematikat më të mëdha me të cilat përballen vetë studentët. Kjo u bë në mënyrë që të propozohen ndërhyrje më të zgjeruara dhe politika arsimore të cilat përfshijnë një analizë të situatës së arsimit në Shqipëri. Gjetjet kryesore

? Sipas vlerësimit të studentëve, 90 % e tyre mendojnë se korrupsioni në universitetet publike është mbi nivelin mesatar ndërsa 70 % e tyre janë përgjigjur se fenomeni i korrupsionit është i pranishëm në programin e tyre të studimit.

? Sa i përket formave të shfaqjes së korrupsionit, sipas 200 studentëve nga 248 të anketuar, forma më e përhapur e shfaqjes së korrupsionit është ajo e pagesës në këmbim të notës, e ndjekur nga detyrimi për blerjen e librave.

? Sipas rezultatit të anketimit pothuajse 90% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë dëgjuar personalisht raste të korrupsionit dhe 25% e të tyre raportojnë se kanë qenë vetë të prekur nga korrupsioni në fakultetin/programin e tyre. Niveli i denoncimit të rasteve është mjaft i ulët, vetëm 10% dhe nga këto 40 % përgjigjen se ka munguar ndëshkueshmëria nga organet kompetente.

? Nëse studentët do të binin në kontakt me një rast korruptiv, vetëm 40 % e tyre do të denonconin ndërsa pjesa tjetër do të refuzonte të bënte një denoncim. Kjo për shkak të treguesit tjetër të besueshmërisë tek adresimi i drejtë i rasteve korruptive, ku 60 % e studentëve nuk besojnë se denoncimet do të jenë efektive në zgjidhjen e problemit.

? Prania e fenomenit të korrupsionit në arsimin e lartë, përveçse përbën një vepër penale të dënueshme sipas kodit penal, ka dekurajuar në masë studentët të cilët mendojnë se ka efekte demotivuese për ët studiuar, krijon pabarazi në vlerësimin e tyre dhe pabarazi në tregun e punës. Rekomandimet kryesore

? Masat ligjore dhe institucionale të universiteteve publike duhet te forcohen dhe përgjegjësia duhet të jetë e dyfishtë si e organeve akademike edhe atyre administrative të formuara bazuar në ligjin e ri të arsimit të lartë në Shqipëri.

? Nevojiten fushata ndërgjegjësuese nga ana e autoriteteve publike sidomos policore dhe media në lidhje me praktikat e denoncimit të korrupsionit dhe kërkohet ashpërsim i masave ndëshkuese për pedagogët e korruptuar.

? Mungesa e organizimit të mekanizmave studentore është një nga shkaqet kryesore të mos-aktivizimit të studentëve kundër fenomenit të korrupsionit. Nevojitet zhvillimi i zgjedhjeve dhe riorganizimi i Këshillave Studentore në universitetet publike të pajisur me organizma shtesë për evidentimin e korrupsionit në fakultete.

? Ministria e Arsimit duhet të ushtrojë kontrolle periodike nëpërmjet anketimeve vlerësuese të nivelit të korrupsionit dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me zyrat e administratës në universitete.

? Organizatat e shoqërisë civile duhet të depërtojnë në universitete për të ndihmuar studentët të denoncojnë, të reagojnë dhe të demaskojnë fenomenin e korrupsionit. Qëndresa ndaj pedagogëve dhe administratës të korruptuar ka nevojë për bashkëpunim nga brenda dhe jashtë auditorëve. Analiza e te dhënave Studentët e anketuar e vlerësojnë nivelin e korrupsionit në Shqipëri mjaft të lartë.

Në një shkallë nga 1 në 10 ku 1 është aspak i korruptuar dhe 10 tërësisht i korruptuar, shumica prej 25% e vlerëson korrupsionin me 8 pikë. Vlen për t?u theksuar gjithashtu se vetëm pak mbi 10% e të anketuarve mendojnë se korrupsioni në arsimin e lartë në Shqipëri është në nivel nën mesatar ose jo i pranishëm. Kjo do të thotë se gati 90% e të anketuarve mendojnë se korrupsioni në arsimin e lartë është mbi mesataren. Pyetja: Sipas jush, cili është niveli i korrupsionit në arsimin e lartë në Shqipëri? (nga 1 ? aspak i korruptuar në 10 ? tërësisht i korruptuar)

Për të marrë një përgjigje më konkrete në lidhje me ekzistencën e fenomenit të korrupsionit në universitetin dhe programin e studimit të të anketuarve iu drejtuan pyetjet e mëposhtme mbi korrupsionin në universitetin dhe fakultetin e tyre.

Shumica absolute, mbi 80% e të anketuarve janë përgjigjur se fenomeni i korrupsionit ekziston në universitetin që ata ndjekin. Në të njëjtën linjë, mbi 70% e të anketuarve shprehen se korrupsioni është i pranishëm në programin e tyre specifik të studimit.

Vlen për t?u theksuar se një përqindje e konsiderueshme (mbi 10% respektivisht) nuk janë në dijeni nëse ka praktika korruptive në universitetin apo programin e tyre të studimit ndërkohë që një pjesë shumë e vogël janë përgjigjur se fenomeni i korrupsionit nuk ekziston në arsimin e lartë e më specifikisht në programin e tyre të studimit. Pyetja: A mendoni se fenomeni i korrupsionit ekziston në fakultetin/ universitetin tuaj?

Pyetja: A mendoni se fenomeni i korrupsionit ekziston në programin (degën përkatëse) të cilin ndiqni?

Ndër ata që janë përgjigjur se korrupsioni në arsimin e lartë në Shqipëri është i pranishëm shumica dërrmuese (67%) raportojnë se janë të informuar për raste të tilla nga miq dhe familjarë që kanë pasur eksperienca të tilla ndërkohë që eksperiencat personale janë zgjedhur nga 26% e të anketuarve.

Më pak informacion në lidhje me korrupsionin në arsimin e lartë duket se raportohet nga media. Kjo mund të nënkuptojë se media duhet të jetë më aktive në raportimin e korrupsionit në arsimin e lartë dhe të mos kufizohet në raste të izoluara për sa kohë duket se korrupsioni në arsim është sistematik.

Në bazë të përqindjes së lartë të të anketuarve që mendojnë se korrupsioni në universitetin dhe programin e tyre ekziston u shtrua edhe pyetja e formave të korrupsionit që shfaqen më shpesh dhe shqetësojnë ata më tepër.

Të anketuarit kishin mundësinë të zgjidhnin më tepër se një formë në mënyrë që të krijohej një panoramë sa më e vërtetë e formave të korrupsionit më tepër të përhapura në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri. Sikurse mund të shihet nga grafiku më poshtë pagesa në këmbim të notës është metoda më tepër e përhapur e korrupsionit e ushtruar nga pedagogët e lëndëve të ndryshme.

Në vend të dytë renditet detyrimi ndaj nxënësve për të blerë librat e pedagogëve, ndërkohë që më pak kanë zgjedhur nepotizmin dhe favoret seksuale si metoda të ushtrimit të korrupsionit në arsimin e lartë. Përqindjen më të ulët e ka marrë shitja e shërbimeve nga administrate e universitetit që duket se nuk është problem po aq i madh sa dy të parët.

Pyetja: (Nëse jeni përgjigjur po në pyetjen 6 ose 7) Cilat janë format në të cilat paraqitet korrupsioni më shpesh? (Rretho të gjithë opsionet që vlejnë)

Në vijim të formave të korrupsionit të identifikuara më lart të anketuarit u pyetën se cila pjesë e stafit universitar ishte më e prirur të shfaqte sjellje korruptive duke bërë dallimin ndërmjet stafit akademik dhe atij administrativ.

Sikurse mund të shihet nga grafiku në vijim, shumica e të anketuarve mendojnë se të dyja grupet shfaqin sjellje korruptive, ndjekur nga stafi akademik për të cilin 34.6% mendojnë se sjelljet korruptive shfaqen ndër pedagogët e lëndëve të ndryshme. Një përqindje e pa konsiderueshme mendon se asnjë nga grupet e përmendura nuk shfaq sjellje korruptive, vetëm 1.6%. Pyetja: Ku mendoni se shfaqet korrupsioni më tepër?

Konfirmimi për ekzistencën e korrupsionit në universitetet në të cilat studiojnë të anketuarit vjen kur ata pyeten nëse kanë dëgjuar për raste specifike korrupsioni në universitetin e tyre gjatë periudhës së studimit. Pothuajse 90% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë dëgjuar personalisht raste të tilla korrupsioni.

Kur pyeten nëse këto raste janë denoncuar shumica absolute përgjigjet ose se nuk e dinë nëse këto janë ndjekur më tej në instancat e duhura ose janë përgjigjur se këto raste nuk janë denoncuar e ndjekur më tej. Një përqindje e pa konsiderueshme janë përgjigjur se këto raste janë denoncuar.

Ndër ata që kanë thënë se rastet korruptive janë denoncuar shumica nuk janë në dijeni nëse janë marrë masat e duhura për adresimin e fenomenit dhe dënimin e personave përgjegjës ndërkohë që 39% janë përgjigjur se ka munguar ndëshkueshmëria në këto raste. Më tej 25% e të anketuarve raportojnë se kanë qenë vetë të prekur nga korrupsioni në fakultetin/programin e tyre. Duke pasur parasysh frikën e raportimit të korrupsionit edhe përmes metodave të tilla anonime dyshojnë se përqindja është edhe më e lartë, duke shkuar kështu

Në vijim të eksperiencave personale me korrupsionit të anketuarit u pyetën nëse do të ofronin ryshfet për marrjen e një provimi apo një note më të mirë. Mbi 70% e tyre nuk do të pranonin të jepnin ryshfet ndërkohë që pjesa tjetër është e ndarë ndërmjet atyre që nuk janë të sigurte nëse do ta bënin diçka të tillë dhe atyre që do të pranonin të paguanin ryshfet për të marrë një provim ose një notë më të mirë (12%).

Ndërkohë që duket se ka mungesë tolerance për rënien pre e korrupsionit vetë, ka një ndryshim të dukshëm kur të anketuarit pyeten nëse ata do të raportonin raste korruptive pasi përqindja e atyre që do t?i raportonin këto raste është më e vogël në krahasim me përqindjen e atyre që do të refuzonin të angazhoheshin në veprime korruptive. Kështu, pak mbi 40% do të raportonin rastet e korrupsionit ndërkohë që një pjesë e mirë janë të paqartë nëse do të raportonin ose jo dhe pak mbi 20% përgjigjen se nuk do ta bënin një gjë të tillë.

Ky hezitim pak më i lartë mund të lidhet me pandëshkueshmërinë e identifikuar më lart, mund të lidhet me mosbesimin te dënimi i duhur i personave të përfshirë në korrupsion dhe gjithashtu mund të lidhet me pasojat e mundshme negative për studentin që i raporton këto raste. Kjo qasje rezonon edhe me një perceptim të qytetarëve shqiptarë mbi përhapjen e gjerë të korrupsionit, në çdo qelizë të shoqërisë shqiptare dhe nivelin e ulët të ndjekjes penale dhe adresimit të formave të ndryshme të korrupsionit, që vijon të jetë një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet shoqëria shqiptare.

Grafiku më poshtë ilustron më së miri argumentin e parashtruar më sipër sipas të cilit një përqindje e konsiderueshme e të anketuarve nuk do të raportonin korrupsionin nëse përballen me të përgjatë studimeve të tyre. Të pyetur sa besim kanë tek ndëshkimi i drejtë i rasteve korruptive mbi 60% e të anketuarve përgjigjen se nuk kanë aspak besim se këto raste do të adresohen në mënyrë të drejtë. Më tej, 24.4% kanë disi besim dhe vetëm 2.8% shfaqin besim të plotë se këto raste do të adresohen nga institucionet përgjegjëse.

Një rezultat i tillë konfirmon argumentin kryesor të ngritur përpara administrimit të sondazhit, sipas të cilit fenomeni i korrupsionit është tepër i përhapur në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri, studentët kanë pak besim tek ndëshkimi i këtyre rasteve dhe prej vitesh vijon status quo e përhapjes së korrupsionit si epidemi sistemike, tashmë i pranuar në arsimin e lartë. Pyetja: Sa besim keni tek ndëshkimi i drejtë i rasteve korruptive në universitetin/fakultetin tuaj?

Një funksion i rëndësishëm i arsimit të lartë është krjimi i kapitalit njerëzor dhe social. Të diplomuarit nga arsimi i lartë nuk përftojnë vetëm një diplomë dhe profesion nga ndjekja e studimeve të larta. Ata janë në të njëjtën kohë qytetarë, votues, përgjegjës për zhvillimin apo prapambetjen e një vendi. Krijimi i një ndërgjegjeje sociale është një prej objektivave dytësorë por sërish të rëndësishëm të arsimit të lartë.

Është provuar përmes studimeve të ndryshme në shkencat sociale se zhvillimi demokratik dhe shfaqja e një qytetarie aktive ka korrelacion domethënës me nivelin e arsimimit të popullsisë së një vendi. Për këtë arsye të anketuarit u pyetën mbi aftësinë e arsimit të lartë në Shqipëri për të krijuar capital njerëzor e social. Një përqindje e pa konsiderueshme shfaq besim të plotë në krijimin e kapitalit njerëzor nga ana e institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri.

Shumica e të anketuarve shfaqin nivele mesatare besimi (17%) dhe sikurse mund të shihet nga grafiku i mëposhtëm pjesa më e madhe kanë besim nën mesataren. Pyetja: Në përgjithësi sa besim keni në aftësinë e arsimit të lartë në Shqipëri për të prodhuar kapital njerëzor dhe social në Shqipëri? (Nga 1 ? aspak besim në 10 besim të plotë).

Korrupsioni ka pasoja të shumanshme negative si për studentët vetë ashtu edhe për sistemin në përgjithësi. Për të kuptuar perceptimin e studentëve mbi pasojat e korrupsionit në universitetin e tyre një sërë alternativash u parashtruan ku të anketuarit shprehin shqetësimet e tyre kryesore në lidhje me impaktin e korrupsionit. Sikurse mund të shihet nga grafiku i mëposhtëm të gjithë opsionet e parashtruara paraqiten si shqetësime të studentëve të anketuar.

Duket se shqetësimi kryesor është se korrupsioni demotivon studimin, e për rrjedhojë edhe formimin e duhur profesional që arsimi i lartë ka për detyrë parësore të krijojë. Shqetësim tjetër parësor në pikëpamjen e të anketurave është se korrupsioni krijon kushte të pabarabarta ndërmjet studentëve, duke sjellë përparësi për ata studentë të cilët angazhohen në praktika korruptive dhe përfitojnë shpesh mundësi më të mira krahasuar me pjesën tjetër që refuzon të bie pre e këtij fenomeni.

Këto janë dy shqetësimet më të mëdha që kanë studentët në lidhje me korrupsionin në arsimin e lartë. Një pjesë e konsiderueshme gjithashtu mendon se korrupsioni në institucionet e arsimit të lartë ka pasoja që shkojnë përtej periudhës së studimeve duke ndikuar kështu në krijimin e një shoqërie të padrejtë e favorizuese.

Nëse një pjesë e mirë e studentëve shqiptarë mendojnë se korrupsioni shtrihet përtej sistemit arsimor, kjo ka potencial të krijojë normalizim ndaj sjelljeve korruptive duke i legjitimuar ato. Një përqindje më e vogël por gjithashtu domethënëse mendon se korrupsioni në arsimin e lartë shtrembëron tregun e punës dhe ka pasoja negative për zhvillimin demokratik të vendit.

Pra, ekzistencë dhe përhapja e korrupsionit në të gjithë format e arsimit të lartë ka pasoja të menjëhershme për rezultatet dhe përfundimin e studimeve të larta por shtrihet edhe përtej periudhës së studimin duke sjellë pasoja negative për vetë shoqërinë dhe zhvillimin e saj. Pyetje: Cili është shqetësimi më i madh që keni në raport me korrupsionin në sistemin arsimor?

Pas identifikimit të shqetësimeve kryesore dhe pasojave që ka korrupsioni në arsimin e lartë, të anketuarve iu kërkua të identifikonin disa mënyra për të luftuar korrupsionin në arsimin e lartë. Sikurse shihet nga grafiku i mëposhtëm shumica e të anketuarve kërkojnë ndëshkim më të ashpër për personat e përfshirë në aktivitete korruptive si masa kryesore për zvogëlimin e praktikave korruptive. Bën sens që zbatimi më i rreptë i ligjit dhe dënimi i këtyre rasteve kërkohen nga shumica e të anketuarve.

Në vend të dytë renditet monitorimi dhe auditimi më i shpeshtë institucioneve arsimore që është zgjedhur nga 26.7% e të anketuarve. Ndërkohë, pjesa tjetër shpërndahet ndërmjet raportimit dhe 14 Raport mbi Korrupsionin në Arsimin e Lartë 17 Korrik 2017 denoncimit më të shpeshtë të rasteve korruptive me mbi 15% dhe rritjen e ndërgjegjësimit të studentëve dhe qytetarëve në përgjithësi për dëmin që shkakton korrupsioni në arsimin e lartë me mbi 13%.

Vlen të theksohet se marrja e këtyre masave në tërësi është e rëndësishme për të pasur një qasje të shumëfishtë për adresimin e korrupsionit. Megjithatë, identifikimi i opsioneve që studentët vetë i shohin si më funksionues krijon një ide më të qartë se cilat masa mund të kenë më tepër sukses për adresimin e korrupsionit në institucionet e arsimit të lartë. Pyetja: Sipas jush, cila është mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin në arsimin e lartë? (Rretho të gjithë alternativat që aplikojnë)

Konkluzione

Në përfundim, mund të themi se korrupsioni, sikurse pritej, është fenomen mjaft i përhapur në arsimin e lartë në Shqipëri. Megjithëse rezultatet specifike të këtij sondazhi nuk mund të përgjithësohen me besueshmëri të lartë për të gjithë institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri, rezultatet absolute që përftohen nga përgjigjet e të anketuarve konfirmojnë perceptimet, hipotezat dhe argumentet se korrupsioni është i pranishëm në shumë forma në arsimin e lartë.

Shumica e të anketuarve nuk kanë besim tek arsimi i lartë dhe e shohin korrupsionin si të gjithëpërhapur. Nga ana tjetër, ka edhe mungesë besimi në adresimin e rasteve korruptive. Është pozitive të shihet se shumica e të anketuarve nuk do të pranonin të bëheshin pjesë e presioneve për të konsumuar veprën penale të korrupsionit dhe një pjesë e mirë janë të gatshëm ta dënojnë atë nëpërmjet mjeteve të ndryshme.

Megjithatë, frika e pandëshkueshmërisë 15 Raport mbi Korrupsionin në Arsimin e Lartë 17 Korrik 2017 ndikon në një pjesë të mirë që përgjigjen se nuk do ta raportonin korrupsionin ose që janë të pasigurtë nëse do ta bënin një gjë të tillë. Më tej, ekzistenca e korrupsionit në arsimin e lartë ndikon në mënyrë negative jo vetëm konkurrencën e drejtë në arsimin e lartë ndërmjet studentëve por ka impakt tejet negative edhe në tregun e punës dhe krijimin e një shoqërie të padrejtë e favorizuese.

Perceptimi i të anketuarve është se duhen marrë një sërë masash për luftën kundër korrupsionit, por më kryesoret janë ashpërsimi i ndëshkimeve ndaj atyre që kryejnë vepra korruptive dhe monitorimi e auditimi më i shpeshtë i institucioneve të arsimit të lartë për të identifikuar raste të tilla dhe denoncuar ato.

Grupi i punës për këtë studim përbëhet nga: Rigels Xhemollari ? Ekspert ligjor Megi Llubani ? Eksperte për metodat e kërkimit Ines Mulellari ? Inxhiniere IT Migen Qiraxhi ? Kurator Grafik





Lajmet e fundit nga