Rama para samitit BE-Ballkani Perëndimor: Tri gjëra nuk parashikohen, Zoti, seksi dhe BE-ja
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Lulzim Basha po vazhdon fushatën e tij në strukturat e Partisë Demokratike. Një fushatë e mefshtë, pa entuziazëm dhe thuajse e braktisur nga shumica e strukturave dhe militantëve të Partisë Demokratike.
Në fakt përballë këtyre strukturave, bojkotit të tyre në zgjedhjet e 25 qershorit, apo braktisjes së madhe të elektoratit, qëndrojnë kryetarët e degëve, por edhe një pjesë e deputetëve të zgjedhur, pasi jo të gjithë kryetarët e degëve mundën të bëheshin deputetë.
Përtej kësaj lexojmë mërzinë e strukturës dhe bazës së Partisë Demokratike dhe entuziazmin e lumturinë e disa krerëve degësh lokalë, që fluturojnë ndoshta siç thotë populli, me presh, pasi kanë marrë një mandat deputeti.
Midis tyre ka ndonjë ish bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, ka ndonjë ish instruktor partie të viteve ?90-?92 dhe bashkëpunëtorë të Koço Kokëdhimës.
Gjithsesi i gjithë ky entuziazëm i tyre nuk i vlen askujt, ai i vlen thjesht dhe vetëm Lulzim Bashës. Entuziazmi i tyre nuk i vlen Partisë Demokratike dhe strukturave që braktisën Lulzim Bashën në 25 qershor.
Kjo tregon edhe diçka tjetër, Lulzim Basha me 25 qershor nuk shkoi në zgjedhje për të fituar dhe për t?u përballur në një betejë me Edi Ramën. Ai shkoi në 25 qershor me një listë kandidatësh që do t?i siguronte karrigen e kreut të PD për katër vitet e ardhshme.
Pra Lulzim Basha nuk ka pasur kurrë për qëllim që të jetë forcë e parë politike dhe të sjellë demokratët e siglën e Partisë Demokratike në pushtet, atë sigël që ai e zhduku nga imazhi elektoral i kësaj force.
Gjithçka tashmë po duket më e qartë, disa krerë të PD të zgjedhur deputetë, disa të tjerë të gënjyer në mënyrë të vazhdueshme nga Lulzim Basha se PD në shtator do të jetë në pushtet, se PD do t?u japë pushtet, se ata do të shpërndajnë të gjitha benefitet që do të ketë Partia Demokratike në marrëveshjen që ka vetë Luli me Ramën e të tjera historira si këto, që tregojnë se Lulzim Basha vazhdon të gënjejë strukturat dhe drejtuesit lokalë të degëve.
Këta drejtues kanë shpresuar të bëhen deputetë, disa janë bërë tashmë dhe të gjithë po përdoren në fushatën e Lulëzimit, i cili i vetmuar dhe i braktisur kërkon t?i përdorë në çdo lloj forme, për të siguruar karrigen e kryetarit të PD.
Një listë e dobët për zgjedhjet e 25 qershorit, jo përfaqësuse, përçarëse dhe që dha një rezultat katastrofik.
Po pse kjo listë kaq e keqe, pyesnin njerëzit në atë kohë? Pse kishte përjashtime? Pse nuk kishte vlerësime? Pse ishin hequr shumë figura intelektuale dhe me vlera në PD dhe u përfaqësua nga lloj lloj mënxyrash dhe batakçinjsh të pavlerë.
Sot më shumë se kurrë ajo po merr përgjigje. Lulzim Basha nuk bëri një listë për t?u përballur me Edi Ramën, ai nuk bëri një listë për të fituar. Lulzim Basha ndërtoi, firmosi dhe vulosi një listë, të cilën duhet ta kishte për ta përdorur sot, pra sot kur demokratët të ngriheshin dhe ta merrnin me shqelma dhe ta nxirrnin nga selia, ai duhet t?i përdorte të gjitha format dhe mënyrat që të mbante logon e Partisë Demokratike, atë logo që ai nuk e përdori asnjë ditë në fushatë.
Ai kishte një qëllim dhe qëllimi po zbardhet çdo ditë. I duhej ajo lloj liste, i duheshin ata kryetarë degësh, i duhej një Parti Demokratike e çorganizuar, thjesht dhe vetëm për të ruajtur karrigen e kryetarit dhe ky tashmë është një fakt.
Me një listë jopërfaqësuese, me struktura të çorganizuara, me një tufë kryetarë degësh, deri diku të pavlerë, apo me disa deputetë të zgjedhur që për nga goja nuk ia kalojnë dot as një haleje të pistë, nuk ka ngelur asgjë tjetër për t?i dhënë përgjigje pyetjes së mësipërme.
Lulzim Basha nuk ndërtoi kurrë një listë që të fitonte Partia Demokratike zgjedhjet e 25 qershorit, ai ndërtoi një listë që të ruante karrigen e tij pas humbjes katastrofike që ndërtoi vetë në këto zgjedhje./CityNews
Nuk i besoj konspiracionit Jugosllavi e Re, por i besoj plot...
Në këto ditë vere, duket se edhe kryeministri Edi Rama ka zg...
Ish-kryeministri i vendit dhe ish-lideri demokrat, Sali Beri...
Partia Demokratike po kalon një nga momentet e saj më të vës...
Tri ditë më parë në Kavajë u kapën 1.3 ton kanabis. Në lidh...
Familjarët e Kleotos Çelikut kërkojnë drejtësi. 34-vjeçari q...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur një ditë më parë në rrugë...
Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në një plazh në Jesolo të...
Nëse Amber, vajza e vogël që ra në koma, kur u rikthye tha s...
Një grua ka një mesazh për të gjithë çiftet: “Mos flini kurr...
Lulzim Basha bashkëbisedoi dje me demokratët e Elbasanit, Li...
Nën presionin e qeverisë italiane, e cila shtrëngoi masat pë...
At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos ducimus q...
Rruga e plazhit në qytetin e Durrësit si duket është kthyer ...
Gjatë verës, shumica e njerëzve duan të shkojnë në plazh për...
Quis autem vel eum iure reprehenderit qui in ea voluptate ve...
Në fushatën elektorale në Gjermani shërbimet sekrete parashi...
Dy të rinj vlonjatë kanë tentuar t’i ikin Policisë, megjtihë...
Në vijim të turit elektoral me demokratët e Elbasanit, Libra...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astr...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...