Ministrja e Bashës shkel rëndë ligjin?!/Antikorrupsioni i shkon me urgjencë në zyrë
Disa inspektorë të antikorrupsionit kanë zbarukuar pasditen ...
Instituti i Studimeve Politike iu është drejtuar sot me një kërkesë krerëve më të lartë të shtetit lidhur me zgjedhjet e 25 qershorit.
Drejtori ekzekutiv i ISP, Afrim Krasniqi, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama, Presidentit Bujar Nishani, kryeparlamentarit Ilir Meta, kreut të KQZ, Klement Zguri, kryeprokurorit Adriatik Llalla, kreut të PD, Lulzim Basha, hetim penal dhe reagim institucional mbi ata që devijuan votat e 25 qershorit.
Më poshtë kërkesa e plotë:
Të nderuar zonja e zotërinj,
Duke vlerësuar përpjekjet e institucioneve për të shënuar progres në të gjitha fazat e zhvillimit dhe administrimit të zgjedhjeve parlamentare 2017, në emër të Institutit të Studimeve Politike ju drejtohemi me kërkesën e mëposhtme:
Gjatë procesit të ri-numërimit të votave në disa qendra votimi në Tiranë, sipas kërkesës së subjekteve elektorale PS dhe PDIU, por edhe gjatë raportimeve të medias javën e fundit janë konstatuar raste të shumta të shkeljeve të Kodit Zgjedhor në fazën e administrimit të votave në Tiranë. Në më shumë se 60% të qendrave të verifikuara u gjetën devijime midis rezultatit të pasqyruar në procesverbalin e numërimit dhe gjendjes faktike të votave në kutitë e votimit. Media vijon të raportojë raste të tjera, të cilat e bëjnë fenomenin më shqetësues. Këto parregullsi, megjithëse në përmasa ende të pamatshme lidhur me rezultatin final të zgjedhjeve, cenojnë integritetin e zgjedhjeve dhe vlerat e votës. Ato përbëjnë krim penal, një devijim të papranueshëm nga standardet demokratike të zgjedhjeve dhe një akt të rëndë minues ndaj besimit publik tek demokracia përfaqësuese.
Kodi Penal në RSH, neni 326 përcakton se ?falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve nëpërmjet paraqitjes në to të të dhënave, që dihen se janë të pasakta, zëvendësimi i të saktave me të rreme ose nëpërmjet futjes në kuti të fletëve të votimit në mënyrë të paligjshme dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet. Po kjo vepër kur kryhet nga personat që kanë për detyrë të administrojnë procesin zgjedhor, ose ka sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e votimit, ka cenuar integritetin e rezultatit të zgjedhjeve apo ka sjellë pavlefshmërinë e tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet?.
Mbi bazën e këtij neni, dhe detyrimeve të tjera që burojnë nga Kushtetuta dhe legjislacioni zgjedhor në Shqipëri, ju apelojmë:
Mbi bazën e fakteve të deritanishme KQZ, partitë politike dhe institucionet që përfaqësoni, të depozitojnë kallëzim penal pranë organeve të hetimit për të gjithë numëruesit përgjegjës për devijimin e votave dhe falsifikimin e rezultateve. Nëse kjo nuk ndodh, prokuroria të nisë hetimet mbi bazën e faktit publik dhe në dobi të interesit publik.
Mbi bazën e fakteve të deritanishme KQZ të iniciojë një proces të brendshëm verifikimi të të gjithë materialit zgjedhor, paralele me procesin e shpalljes së rezultatit final të zgjedhjeve. Përmes këtij procesi, i cili mund të marrë kohë në administrim, lexohet vota reale dhe sidomos rastet e deviacionit, të cilat duhet të trajtohen sipas ligjit, si vepra penale.
Mbi bazën e fakteve të deritanishme dhe atyre që mund të rezultojnë në vijim, partitë politike përgjegjëse duhet të distancohen publikisht nga përfaqësuesit e tyre të përfshirë, si dhe të përjashtojnë nga anëtarësia këto që ka shkelur ligjin dhe rregullat etike.
Mbi bazën e fakteve të deritanishme dhe atyre që mund të rezultojnë në vijim, Këshilli i Ministrave dhe institucionet përgjegjëse, të rivlerësojnë marrëdhëniet e punës me çdo individ komisioner e numërues që ka kryer vepër penale në fazën e administrimit zgjedhor.
Mbi bazën e fakteve të deritanishme dhe atyre që mund të rezultojnë në vijim të deklarohet vullneti politik për ngritjen në shtator të një komisioni AD-HOC shtetëror, me përbërje 50% përfaqësues politike dhe 50% me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, për të analizuar të gjitha shkeljet e procesit dhe për të propozuar masa ligjore e administrative për të ardhmen.
Mbi bazën e fakteve të deritanishme të gjitha institucionet e përfshira në këtë problematikë, të reagojnë zyrtarisht dhe publikisht, të analizojnë përgjegjësinë dhe të marrin përgjegjësi, kohë përpara publikimit të raportit përfundimtar të zgjedhjeve nga Misioni i ODIHR/OSBE për zgjedhjet e vitit 2017 në Shqipëri.
Të nderuar zonja e zotërinj,
Nuk ka dhe nuk mund të ketë investim më negativ për imazhin e vendit, për interesat e tij afatgjata, për besimin publik tek demokracia dhe institucionet, sesa cenimi, deformimi dhe trafikimi politik apo klientelist i votës së fshehtë të qytetarëve shqiptarë. Pas 27 vitesh tranzicion drejt demokracisë kjo përvojë zhgënjyese mbetet trashëgimia më negative e klasës politike, dështimi më i madh i partive politike që kanë monopolin në administrimin zgjedhor, si dhe pengesa jonë më e madhe për të kaluar në një stad tjetër të demokracisë.
Instituti i Studimeve Politike beson shumë në gjykimin dhe reagimin tuaj institucional, dhe e vlerëson atë si një akt përgjegjësie ndaj rendit kushtetues, parimeve të demokracisë dhe sfidave tona të sotme e të ardhshme si shtet e shoqëri.
Me konsideratë,
Afrim Krasniqi
Drejtor Ekzekutiv
Disa inspektorë të antikorrupsionit kanë zbarukuar pasditen ...
Zëvendëskryeministrja teknike, Ledina Mandija, ka zbardhur s...
Deputeti socialist, Erjon Braçe, rrëfen në një intervistë pë...
Veprimi i Ramës për publikimin e listës së zezë të personave...
Policia e Durrësit ka dhënë detaje mbi makinën e djegur sot ...
Historia e vajzës 18 vjeçare e cila para pak kohësh vdiq në ...
Një makinë ka shpërthyer në flakë mesditën e sotme në qyteti...
Policia vijon operacionin antidrogë në mbarë vendin. Gjatë a...
Nuk po e zgjas këtë sfidë e po i bie drejt e mu në lule të b...
Një tjetër pushues nga Kosova ka humbur jetën në plazhin shq...
Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë krijuar një si...
Lulzim Basha në takimet me demokratët e Kukësit, Hasit e Tro...
Juristi i OSSH, Romeo Karaj, dëshmitar kyç për aferën me CE...
Gjatë takimit të zhvilluar sot në Librazhd, kryeministri Edi...
Gjatë ditës së sotme Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në ...
Pas takimit në Shijak në kuadër të fushatës elektorale për ...
A është konsumi i lartë i bukës dhe brumërave një shenjë e v...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë “Listën ...
Kryeminsitri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për medi...
Pas kthimit nga “Samiti i Triestes”, kryeministri Edi Rama k...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...