Bordi i Transparencës merr vendimin/ Ja çmimet e reja për karburantet
Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes me pa...
Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes me pa...
Ekonomia dhe ecuria e saj në këto 4 vjet të qeverisjes së majtë ka qenë në fokus të emisionit ?Top Story?, këtë të mërkurë në Top Channel.
Të pranishëm në studion e gazetarit Sokol Balla kanë qenë ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj, biznesmeni Luan Bregasi, specialisti Arben Shkodra dhe gazetari Klodian Tomorri.
Debati ka nisur me një pyetje të moderatorit Balla drejtuar ish-ministrit Ahmetaj, mbi ndryshimet që ka pësuar ekonomia shqiptare në këto 4 vjet.
Arben Ahmetaj: Së pari, rënia e rritjeve të ekonomisë erdhi në rënie, duke kapur pikën më të ulët në vitin 2013. Për një qytetar, kjo është një shifër, por për ta materializuar mund të them se shkruar nga Banka Botërore, kjo shënon kulmin e varfërisë në Shqipëri. Shumëkush mund të thotë se ka qenë faji i krizës, por krizë ka sot dhe Greqia, ndërsa Shqipëria është në rritje. Borxhi publik në 2013 arriti në 70.4 për qind dhe në bazë të kalkulimeve të FMN, borxhi shkonte 84 për qind. Ndërkohë, edhe të ardhurat tatimore ishin në rënie. Vetëm në vitin 2013 pati një goditje gati 200 milionë euro, nga zgjedhjet parlamentare dhe në momentin që ne morëm detyrën deficiti buxhetor ishte ezauruar 100 për qind. Thënë ndryshe, një shtet i falimentuar. Ajo qeveri u kishte borxh personave me aftësi të kufizuar 44 milionë dollarë, ndërsa kishte TVSH të parimbursuar rreth 200 milionë dollarë dhe punët publike që kishin shkaktuar një mal me borxhe ndaj sipërmarrjeve private, që ishin buzë falimentimit. Pra ishte një rënie drejt pikës së vdekur të ekonomisë dhe sigurisht, nëse ne do të vazhdonim siç e gjetëm nuk do të kishte më paga për policët, mjekët, mësuesit dhe as pensione. Sot mund të themi me modesti para qytetarëve se kemi bërë një rrotullim pozitiv të ekonomisë dhe unë do sjell këtu ato që thonë BB, FMN dhe institucionet e tjera: kemi lënë pas krizën, kemi hyrë në një trajektore rritjeje të qëndrueshme dhe po rritemi. Edhe pse është një rritje e brishtë, kemi lënë pas krizën e financave publike dhe për herë të parë në një vit elektoral jemi në suficit dhe për herë të parë depozita e qeverisë është e shëndetshme. Të ardhurat janë vetëm në rritje, likuiditetet e qeverisë janë të siguruara. Sot rritja është 3.46 për qind, taksa progresive i ktheu shqiptarëve në vit 120 milionë dollarë dhe po të ecim më tej janë rreth 200 mijë vende të reja pune, nga të cilat rreth 130 mijë janë të okupuara.
Sokol Balla: Janë larg 300 mijëshit…
Arben Ahmetaj: Janë larg. Shumë janë bërë, shumë ka për të bërë. Për herë të parë do ta çojmë papunësinë në kuotë njëshifrore. Ndërkohë, investimet e huaja kanë shkuar në 1 miliard euro. Sot ekonomia ka një trajektore pozitive krahasuar me 2013, por e lamë pas gropën që gjetëm dhe skenarin grek që ishte përgatitur e zhvilluar dhe lënë në tryezën e kryeministrit Rama si një bombë.
Sokol Balla: Zoti Shkodra, debati kryesor mes partive ka qenë taksat, biznesi si i përjetoi ato? Pas 4 viteve taksa progresive duhet të qëndrojë, apo PS duhet ta rivizionojë?
Arben Shkodra: Taksa e sheshtë është më e preferueshme dhe më e kollajtë për sipërmarrësit. Besoj se në këto 4 vite duhet të kishim bërë më shumë në mbledhjen e të ardhurave. Ne e vlerësuam aksionin informalitet, por pastaj pati një lloj rënieje të presionit.
Sokol Balla: Qeveria u akuzua se kishte patur një dorë të hekurt ndaj biznesit, ndërsa në 2 vitet e fundit u bë më miqësore, apo jo?
Luan Bregasi: Do të thosha se përpos aksionit se shkëputja nga skema e TVSH-së ktheu informalitetin. Biznesi i madh ka gjetur shtigjet për t?u kthyer në situatën e mëparshme. Konsolidimi fiskal ka ndodhur, por e shoqëruar me çfarë? Sa është konkurrueshmëria e Shqipërisë në rajon? Fatkeqësisht ne flasim për ekonominë në muajin e fundit të fushatës. Si ka mundësi të ndodhë kjo kur gjysma e akteve të qeverisë flasin për ekonominë, taksat, tregun? Ka patur një krizë të gjatë politike, por sërish është një kohë shumë e shkurtër për të diskutuar.
Sokol Balla: Po premtimi i mazhorancës për një model të ri ekonomik…
Luan Bregasi: Mendoj se politikat e mazhorancës në këto 4 vjet si model kanë funksionuar shumë mirë. Së pari sepse ky grupim politik krijoi një profil respekti për sipërmarrësin. Këtë e reflektoi administrata tatimore dhe doganore, sepse shleu 800 milionë euro borxhe ndaj biznesit. Rimbursimi i TVSH-së ishte një plagë e vjetër. Tani është bërë online, gjë që tregon se shteti respekton biznesin dhe mendoj se rezultatet kanë qenë të mira. Mund të bëhet më mirë, por është rritur besimi i sipërmarrjes.
Arben Ahmetaj: Po të shohësh modelin e ri ekonomik, ideator i tij ka qenë kryeministri. Modeli është ku e mbështet zhvillimin ekonomik, tek prodhimi vendas dhe eksporti. Prodhimi vendas ka rritje serioze. Për herë të parë rritja ekonomike solli punësim. Pati rritje të eksportit. Përveç se kemi eksportuar më shumë, kemi zgjeruar gamën. Po të mbani mend paketën për fasonin, për bujqësinë, për turizmin dhe reformat e tjera shkojnë në një drejtim. Këto prekin filozofinë e modelit, zbatimi i ligjit.
Sokol Balla: Tomorri, a ka një ndikim të parave të drogës në ekonomi?
Klodian Tomorri: Kemi parë një zhvlerësim të lekut ndaj euros. Ka shumë aktorë në treg që thonë se ka një mbiofertë të euros, që është e pajustifikueshme deri në këtë pikë. Ndoshta ish-ministri mund ta dije më mirë, a është ndikuar ekonomia nga ekonomia e zezë?
Arben Ahmetaj: Dua të bëj dy ndarje. E para është që ekonomia ilegale është gangrenë. Nuk lulzon ekonomia nga kanabisi. Ajo që unë dua të sjell në vëmendjen e qytetarit është se po të marrësh vijën e euros, ajo ka një sjellje normale duke pasur parasysh investimet, 1.5 miliard euro të ardhura nga turizmi, të ardhurat nga eksportet dhe pastaj ka një rënie të stabilizuar të remitancave. Sjellja euro, dollar, lek është e arsyeshme.
Në vijim të publikimit të projekteve të qeverisë për mandatin e dytë, ish-ministri Ahmetaj ka deklaruar se, ?do të shtohen 220 mijë vende të reja pune, do vazhdojmë progresivitetin tek të ardhurat dhe do të kemi një paketë për bujqësinë e ardhur nga tre burime me të ardhura mbi 300 milionë euro, për të lënë mbrapa primitivitetin e bujqësisë shqiptare në 25 vitet e fundit?, ka thënë Ahmetaj.
Një incident është shënuar sot gjatë takimit elektoral të kr...
Sekretarja për Organizatat Partnere në Partinë Demokratike, ...
Deputetja e PDIU, Mesila Doda, ka përshkruar me tone të ashp...
Fiks Fare ka bërë publik rastin e një 17-vjeçari, i cili i d...
Ish-Presidenti Bamir Topi ka sulmuar Presidentin aktual, Buj...
Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, ka ngushëllu...
Kreu i FRD, Bamir Topi, ka zbuluar detaje nga ditët kur vend...
Kreu i FRD, Bamir Topi, ka sulmuar ashpër dy forcat politike...
Më 27 Tetor 2012, në Vloçisht të Korçës, u vra në lokal shte...
Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi mbremjen e s...
Kryeministri Edi Rama nuk ka ndalur ironinë, përsa i përket ...
Në takimin e qytetarët vlonjatë, kreu i PD nuk ka nguruar që...
Takimi që kryeministri Edi Rama kishte organizuar me të rinj...
Nga Vlora, lideri i PD Basha nuk ka nguruar që të ftojë sëri...
Kreu demokrat Lulzim Basha në përfundim të fjalës së tij për...
Kreu i PD Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral me qytetar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prej disa ditës...
Dy vëllezër shqiptarë në Itali kanë rënë pre e një atentati ...
Takimit e stilit “Town Holl”, që në fakt po ri referohesh tr...
Pak ditë pas publikimit të listave të kandidatëve për depute...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...