web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha pika e dobët dhe e fortë e Presidentit/Meta: Nuk e fsheh dot!

24 Maj 2017, 19:50, Aktualitet CNA

Ish-kreu i LSI dhe njëherësh Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, e ka cilësuar shpesh publikisht se pika e tij e dobët është ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një dalje të ditëve të fundit për media, Meta shkoi edhe më tej, kur tha se Berisha është pika e tij e dobët dhe e fortë.

Edhe mbrëmjen e sotme në emisionin ?Studio e Hapur?, Meta është pyetur sërish për këtë çështje, duke thënë se nuk e fsheh dot vlerësimin për ish-kryeministrin.

?Nuk e fsheh dot. E vlerësoj. Në takimin me të nuk biseduam për marrëveshjen. I kam mbështetur Bashën dhe Berishën. Kam thënë që ata kanë të drejtë për çështjen e kanabizimit. Zgjedhje nuk mund të ketë pa opozitën?, tha Meta./CityNews





Lajmet e fundit nga