Ndryshimi mund të presë edhe pak...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
?Fiks Fare? iu rikthye mbrëmjen e së mërkurës sigurisë ushqimore, duke u ndalur te një nga produktet më të tregtuara dhe konsumuara në Shqipëri, gjalpi industrial.
Nga analizat e kryera nga gazetarët e ?Fiksit? rezultoi se shumica e markave të gjalpit që tregtohen në Shqipëri kanë në përmbajtje vaj palme, megjithëse në etiketat e produkteve reklamohet se përbërja e tyre është me yndyrë qumështi natyral.
Sipas specialistëve, por edhe mjekëve, vaji i palmës klasifikohet si një produkt i dëmshëm për shëndetin e njeriut nëse përdoret pa kriter, apo në sasi të mëdha. Por megjithatë, ai përdoret për prodhimin e gjalpit dhe djathit kaçkavall.
Analizat në ISUV
Gazetarët e ?Fiks Fare? analizuan në institutin e vetëm të referencës dhe sigurisë, ISUV, gjithësej 20 mostra, 16 prej të cilave ishin gjalpë dhe 4 të tjera djathë kaçkavall.
Sipas rezultateve të analizave, vetëm 1 nga mostrat ishte brenda normave. 19 mostrat e tjera kishin në përbërje 5 deri në 50 për qind vaj palme.
Specialisti i ISUV, Emil Sharko, pas analizës së Indeksit të refraksionit shprehet: ?Nuk do ta bëjmë alarmante vetëm me një mostër brenda normës, por le të themi me dy apo tre raste nëse fusim brenda edhe gabimin njerëzor?.
Janë të shumta rastet në të cilat ne mund të konsumojnë vaj palme në një ditë të vetme. Ai gjendet në shumë produkte të furrës, si në drithëra të përpunuara, biskota dhe ëmbëlsira të tjera të paketuara. Por sa i rrezikshëm është vaji i palmës për shëndetin e njeriut?
Sipas specialistit Sharko, vaji i palmës detyrohet të deklarohet në etiketë, duke qenë se rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës. ?Yndyrat e vajit të palmës janë të ngopura dhe ndikojnë në sistemin kardiovaskular?, thekson Sharko.
Ndërsa mjeku Artan Goda, kryetar i Shoqatës së Kardiokirurgëve, në konferencën e këtij viti theksoi se situata është emergjente, pasi është rritur numri i personave të prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, sidomos tek moshat e reja.
Alarmi është ngritur edhe në Ditën Botërore të Ushqyerjes nga Ëorld Ëildlife Fund, që u kërkon konsumatorëve që t?i kushtojnë më shumë vëmendje produkteve që çojnë në shtëpi, sidomos atyre që në përbërjen e tyre kanë vaj palme.
Ndërsa një tjetër studim i Universiteteve të Barit, Padovës dhe të Pisës, në bashkëpunim me Shoqërinë Italiane të Diabetit e lidh atë me sëmundjen e diabetit. Sipas studimit, vaji i palmës shkatërron qelizat e pankreasit, të cilat prodhojnë insulinë. Ai shkakton dëme të pariparueshme në trup.
Importi i vajit të palmës në Shqipëri
?Fiks Fare? u interesua pranë AKU-së, institucion nga i cili mësuan se në vendin tonë vetëm për vitin 2016 u importuan 3.720 tonë vaj palme. Janë 24 kompani që e sjellin produktin për qëllime tregtare, kryesisht për industrinë ushqimore të ëmbëlsirave. Ndërsa deri më sot, në maj të vitit 2017, janë importuar rreth 1.500 tonë.
Për tregtarët, përdorimi i vajit të palmës është mjaft i leverdisshëm për industrinë ushqimore. Produktet e prodhuara me këtë vaj ulin kostot e prodhimit dhe ruajnë qëndrueshmërinë në temperaturë ambienti për një kohë të gjatë.
Një litër vaj palme kushton rreth 180 lekë. Kostoja e një kilogram gjalpë është rreth 600 lekë, ndërsa e djathit kaçkavall rreth 800 lekë. Pra, rreth trefish më lirë.
Rezultatet
Vetëm një mostër ka dalë afër nivelit ideal. Ai është gjalp fshati, i blerë në një dyqan pranë zonës së Tiranës së Re, me normën 1,4588. Rezultati ideal është 1,4585.
Tetë Mostra me shtesa vaj palme në masën 5-10%
1. Gjalpë Conad (1.4594)
2. Djathë mozarella i huaj (1.4595)
3. Gjalpë Lufra (1.4593)
4. Gjalpë Despar (1.4595)
5. Gjalpë President (1.4589)
6. Gjalpë Klegen (1.4595)
7. Gjalpë Burro Bianco Fiore (1.4593)
8. Djath kackavall Klegen (1.4589)
11 Mostra me shtesa vaj palme në masën 20-50%
1. Gjalpë Mireli (1.4599)
2. Gjalpë Klegen (1.4599)
3. Gjalpë Erzeni (1.4599)
4. Spar Gjerman (i super marketit SPAR) (1.4655)
5. Djathë Kaçkavall Gjirofarma (1.4605)
6. Djathë Kaçkavall Lope (ambalazhuar nga KMY) (1.4615)
7. Gjalpë Erzeni i Tretur (1.4603)
8. Gjalpë Soal (1.4639)
9. Gjalpë Extra Milk (1.4626)
10. Gjalpë Ajka (1.4628)
11. Gjalpë Fshati (dyqan bulmeti tek rruga e Kavajës) (1.4604)
Të tjera hollësi janë zbuluar lidhur me kamikazin Salman Abe...
Përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit kanë...
Të tjera detaje vijojnë të zbardhen nga krimi i dyfishtë i m...
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, po flet mbrëmjen e sotme p...
Një zyrtar i lartë amerikan kërkoi vigjilencë ndaj politikav...
Zbulohen 87 kandidatet per organet e vetingut qe kane marre ...
Forca të shumta policie kanë zbarkuar në qytetin bregdetar t...
“Të vendosur nën projektorët e opinionit publik dhe komunit...
Detaje të rënda vijnë nga Vlora, ku një atentat trondit këtë...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin br...
Burime zyrtare nga Partia Demokratike, i thanë CityNews se P...
Një nga ministret teknike që nuk ja mbaj mend emrin sot a dj...
Ditën e sotme ndodhi një ngjarje e rëndë në mes të Vlorës.Si...
CityNews po bën një projeksion të rezultatit të zgjedhjeve s...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Vlorë. ...
Emisioni investigativ Fiks Fare mbrëmjen e sotme do të publi...
Kryeministri, Edi Rama në rrjetet sociale ka publikuar disa ...
Partia Socialiste ka reaguar menjëherë pas sulmit publik që ...
Në Partisë Demokratike funksionon prej disa kohësh zyra e sh...
Të paktën tridhjetë e një persona kanë gjetur vdekjen nga mb...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...